Klasa politike e Kosovës gjithmonë pa agjendë të interesave vitale shtetërore

Klasa politike e Kosovës gjithmonë pa agjendë të interesave vitale shtetërore
Klasa politike e Kosovës gjithmonë pa agjendë të interesave vitale shtetërore

Agim Bajrami

  • 14 May 2024 - 07:36

Shkruan:ANALISTI - Agim Bajrami

Klasa politike, do të duhej , së pari të ketë kulturë njerëzore, e cila edhe u mungon, e pastaj vetëdije e të menduarit dhe sjelljes politike, aty ku preken interesat vitale të qytetarëve,shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Nuk dihet se ndokush e mban mend, se prej kur është shpallur shtetit i Kosovës(2008), pozita dhe opozita të jenë koordinuar për çështjet që i përkasin interesave të përbashkëta shtetërore e kombëtare. Por si pozita edhe opozita, tërë kohën e kanë konsumuar, si të akuzojë njëra tjetrën, se po shkel interesat kombëtare në raport me bisedimet me Serbinë, apo të ndonjë ngjarje me rëndësi kombëtare, që përcakton të ardhmen e vendit të tyre të përbashkët.

-Kjo klasë politike e Kosovës, e gjithë retorikën e vetë e ka të ndërtuar në kamuflazh, intriga dhe hipokrizi ,duke fajësuar njëra tjetrën, se po shkel interesat e vendit me këtë apo atë vendim politik të palës tjetër. Hipokrizia e tyre vazhdon, edhe kur fajin e vetë, mundohen të arsyetojnë në gabimet e tjerëve,apo duke shpikur gabime e faje të cilat janë pasojë e vendimmarrjes së dikurshme të tyre.

Edhe qeverisja e tanishme, për gati katër vite ka konsumuar kohën duke bërë propagandë progresi ,edhe pse asnjë lëvizje ndryshe për të mirë nga qeverisja e kaluar nuk është parë apo vërejtur në interesin e publikut të përgjithshëm. Njësoj si më parë, në vendimmarrje politike dhe institucione publike janë të angazhuar njerëz të pa dijshëm,arrogant dhe me shfaqje të kokëfortësie, dhe me retorikën e tyre ," se qeverisja jonë e kontrollon veriun e Kosovës", dhe këtu mbaron tregimi i tyre e njohurive dhe qasjes së zgjidhjes së çështjeve politike, e sidomos të veriut të Kosovës.

Dhe kur dihet se asnjë zgjidhje politike nuk është e qëndrueshme për të ardhmen e atij vendi, dhe interesit të përgjithshëm shoqëror, përmes masave policore dhe mekanizmave tjera të sigurisë, duke i

mënjanuar masat politike- demokratike dhe ligjore. Kjo është dëshmuar në shumë vende të botës,por në veçanti, çështja e shqiptarëve nën okupimin serb, kur politikë bërësit e atëhershme serb, zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Kosovë e shikonin përmes dhunës policore-ushtarake e cila edhe dështoi, me krijimin e shtetit të Kosovës nën projektin ndërkombëtar. Në asnjë situatë dhe debat publik apo parlamentar nuk dëgjohet ndonjë ide apo koncept politik të ballafaqohen argumentet e pozitës dhe opozitës ,por vetëm publiku do të nevrikoset me sharjet e tyre që i bëhen njëri tjetrit apo kërcënimeve.

Dhe ftesa e kryeministrit Kurti për takimin me opozitën është thjesht kamuflazh për votuesit e vetë, se të dyja pozita dhe opozita e dinë ,që në këtë ftesë nuk ka asgjë serioze dhe të sinqertë, por vetëm për të adresuar fajin se për dështimin e votimi të ndonjë ligji apo traktati ndërkombëtar fajin e ka ky apo ajo(opozita/pozita).Dhe kur dihet mirëfilli ,se deputeti me të marr mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës e ka obligim ligjor dhe betohet të mbron interesin ligjor të qytetarëve dhe të shtetit dhe për këtë paguhet me taksa pasuesit e qytetarëve të Kosovës,në të kundërtën ,,mos kryerja e funksionit të deputetit në përputhje me ligjin bënë shkelje ligjore që tërheq pasojat e përgjegjësisë penale në kuadër të ligjit kompetent. Dhe farsa e takimit të mendësisë së kësaj klase politike më tepër është demagogji , se sa sinqeritet , dhe çështje bashkëpunuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".