Lexoni edhe:
Klasa politike e Kosovës gjithmonë pa agjendë të interesave vitale shtetërore
Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci
Për tu fuqizuar sistemi i drejtësisë në Kosovë, duhet të fillohet me hetimin e përfshirjes në krim të organizuar edhe të shumicës së avokatëve, të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, me akuza për korrupsion dhe pastaj të arrestohen edhe personat zyrtar për keqpërdorim të detyrës sepse kjo lidhje është zinxhirore dhe shumë e përforcuar, prandaj vazhdimisht po kemi dështim në gjykimin e rasteve të mëdha të përfshirjes së grupeve të ndryshme në krim të organizuar.
-Nuk duhet të na bëj kjo praktikë për tu çuditur, sepse këto skena dhe arsyetime të kota janë thënë edhe më përpara. Kështu është edhe te rasti ku Jabllanoviqi me 14 personat e tjerë duhet të mbahen në paraburgim për 90 ditë, derisa qeveria e Kosovës ta votoj ligjin e Vettingut. Vetëm me zbatimin e ligjit të Vettingut, të gjithë ata që kanë të kaluar kriminale e që nuk janë dënuar , do të hetohen dhe dënohen sipas ligjit të Kosovës. Tani vetëm sa po e dëshmon dhe rikonfirmon fuqishëm lidhjen e ngushtë të sistemit të korruptuar të drejtësisë, me grupet kriminale e mafioze, si mishi me thoni, edhe rasti më i freskët i zvarritjes me qëllim të dështimit në procesin gjyqësor rreth super abuzimit me detyrën zyrtare, shkeljes së ligjit dhe shpërdorimeve që ka bërë ish kryetari i Komunës së Leposaviqit me të tjerët anëtar të grupit zhvatës e shpërdorues të kompetencave dhe pasurisë së shtetit? Inskenimi i mungesës së ndonjërit nga personat në proces gjyqësor, është tani më një praktikë e zakonshme për ti zvarritur rastet penale të lidhura me afera kriminale drejtë dështimit të paramenduar dhe mirë dizajnuar.
Klasa politike e Kosovës gjithmonë pa agjendë të interesave vitale shtetëroreLexoni edhe:
Në mungesë të të akuzuarit Mensur Rama dhe avokatëve Imer Beka dhe Kimete Krasniqi për të disatën herë është shty seanca në rastin ku për korrupsion e krim të organizuar po akuzohen ish-kryetari i Leposaviqit, Dragën Jabllanoviq dhe 14 persona të tjerë në grup, serb dhe shqiptar, zyrtar të komunës gjatë mandatit të Jabllanoviqit. Në këtë rast, Jabllanoviq po akuzohet për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, së bashku me Haxhi Bejtën, Aleksandër Ackoviq, Aleksandër Kostiq, Çedomir Timotijeviq, Bojan Banoviq, Mirosllav Ivanoviq, Ivan Kadiq, Boban Millovanoviq dhe Jellica Baraq. Ndërsa, të akuzuarit Xhemajl Ferizi, Haki Haxhiu, Mehdi Haxhiu, Mensur Rama dhe Nijazi Musliu, po akuzohen për veprat penale pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. Mirëpo edhe kjo aferë duket se është futur thellë në rrugë të dështimit të qëllimshëm.
Derisa lidhur me mungesën e të akuzuarit Rama, në seancën e fundit, mbrojtësi i tij e ka njoftuar gjykatën se i njëjti ishte jashtë vendit dhe rrugës i ishte prishur vetura dhe për atë arsye nuk kishte mundur të arrinte në seancë, lidhur me mungesën e avokatit Beka, mbrojtësi i të akuzuarit Haxhiu, ka thënë se kishte biseduar me të njëjtin dhe se ai i kishte thënë se nuk mund të prezantonte në seancën e sotme për arsye shëndetësore!!! Kjo është pak sa qesharake. Vërehet ashiqare se në këtë raste mungesat e palëve qëllimisht janë të koordinuara. Lidhur me mungesën e mbrojtëses së të akuzuarit Kadiq, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Namani vetëm ka konstatuar mos prezencën e saj pa ndonjë mbulesë të arsyeshme.
Prandaj në mungesë të këtyre kushteve ligjore seanca ditës së premte të javës së kaluar është shtyrë për një datë tjetër. Ndryshe, në këtë rast akuzohej edhe personi me inicialet J.B, I gjinisë femërore, mirëpo më 16 tetor 2023, gjykata ka pushuar procedurën penale ndaj saj pasi që e njëjta ka ndërruar jetë. Pra krejt kjo është një dëshmi që flet se rastet e tilla kriminale , të veprave penale ku janë të përfshirë njerëz të politikës, shtyhen qëllimisht për të humbur dëshmitë dhe dëshmitarët, për tu dobësuar dhe zhvlerësuar lënda në mungesë të fuqisë së provës për ta mbrojtur akuzën dhe zhvilluar procedurën. Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të ngritur më 13 shtator 2021, thuhet se të gjithë të pandehurit aktivisht kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, gjatë periudhës kohore 2015-2017, duke kryer vepra të rënda penale dhe duke ditur se do të kontribuojnë në realizimin e veprimtarive kriminale. Të pandehurit në këtë rast, akuzohen se e kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”.
Vepra penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283, paragrafi 1 të KPRK-së dënohet me gjobë deri në 250 mijë euro dhe me burgim prej së paku shtatë vjet, ndërsa sipas paragrafit 2 të këtij neni, kjo vepër dënohet me gjobë deri në 500 mijë euro dhe me burgim prej së paku 10 vjet. Kurse, vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, kurse vepra penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” nga neni 290, paragrafi 2 dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet. Ky proces gjyqësor ka filluar 26 shtator të vitit 2022, janë zhvilluar më shumë dhe 10 seanca, dhe po vazhdon akoma me një maratonë së cilës nuk po i dihet fundi, duke ndërruar skenarët e mungesave të montuara dhe dështimit të zhvillimit të seancave për ta dhënë verdiktin e merituar kundër këtij grupi i cili dyshohet me bazë abuzim me detyrën zyrtare , deri për korrupsion dhe krim të organizuar. Definitivisht po vërehet se pa pastrimin e sistemit të drejtësisë me rrënjë nga grupet e njerëzve të angazhuar për zbatimin e ligjit e që e shkelin atë, në Kosovë nuk ka shpresë për drejtësi të mirëfilltë.
Prandaj po vërtetohet se edhe ky rast është vetëm një nga qindra raste ta ngjashme të lidhura me mega afera të krimit të cilat qëllimisht futet në agjendën e dështimit, deri në parashkrim, prandaj për ta pamundësuar dhe ndaluar këtë formë të lidhjes së sistemit të drejtësi be grupet e krimit, prandaj duhet të gjendet mundësia e zhbllokimit nga procedura e miratimit të ligjit të Vettingut, i cili jo rastësisht është duke u bllokuar nga interesa të politikës së lidhur ngushtë me nëntokën e krimit të organizuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".