Lexoni edhe:
Është koha e fundit për të vepruar me Vetting në drejtësi, për ta çliruar atë nga bashkëjetesa me krimin e organizuar
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Duket se partitë e inkriminuara opozitare, të cilat ndërmerrnin vendime të përbashkëta për ndarjen në dy pjesë të Mitrovicës, faljen e tokave autoktone të Kosovës, vendeve hegjemoniste fqinje, nënshkrimin nga dy herë të marrëveshjeve me Serbinë, për ndarjen e brendshme të Kosovës me ngrehina ogurzeza serbe, si dhe miratimin me shumicën dërmuese të deputetëve të PDK-së, LDK-së,AAK-së NISM-as, etj duke unifikuar votat edhe me "listën serbe", për miratimin në unison, të "zajednicës" kundër kushtetuese një etnike serbe, në Kuvendin e Kosovës, sot assesi të shprehin të njëjtin zell dhe të unifikohen, për mbrojtjen e shtetit të Kosovës, para Serbisë hegjemoniste dhe kushtëzimeve cinike të faktorit ndërkombëtar.
-Madje udhëheqësi aktual i LDK-së, duke qenë edhe vet, me origjinë nga Lugina, ka marrë tërësisht në thua, duke ecur tërthor, njëjtë si anasi i tij, argati i Vuçiqit shqipërim Arifi, dhe në vend të arsyes, ka vendos të përdor inatin, për tu hakmarrë, ndaj Kryeministrit Kurti, pa llogaritur se në këtë mënyrë, është duke e dëmtuar rëndë Kosovën dhe reputacionin e shtetit tonë të ri, në këto momente kritike.
Këtë fatkeqësi, e dëshmoi më së miri edhe refuzimi i ftesës së Kryeministrit Kurti, nga krerët e LDK-së dhe AAK-së, për të diskutuar si politikanë të një populli e shteti dhe gjetur një gjuhë të përbashkët në interes të qytetarëve të vendit tonë, për zhbllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës në procesin e vendimmarrjes strategjike, kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe marrjen e vendimeve unike, si shansi i fundit për ta kthyer normalitetin e funksionimit të shtetit, duke krijuar klimë normale të funksionimit të Kuvendit dhe qeverisë, deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare, akt ky i cili ishte dhe mbetet me rëndësi vitale, për të mos qenë institucionet e shtetit të Kosovës të varura dhe as të ndikuara nga bojkoti i dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturës, "listë serbe" e cila është një bombë e kurdisur me sahat, për veprime të qëllimshme anti-Kosovë, nga Serbia fashiste! Dhe megjithëse Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar, në një darkë pune për të hënën, të tre krerët e partive opozitare, PDK-së, LDK-së e AAK-së, derisa LDK nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, i cili duke qenë me origjinë nga Lugina, duket se ka vendosur të shkoj hapave të Shqipërim Arifit dhe për hakmarrje ndaj Kurtit, ka refuzuar ftesën e Kryeministrit të Kosovës, me metodat apriori, të anasit të vet, shqipërim Arifit, një argati shqipfolës të Vuçiqit edhe AAK, e cila duke parë se nuk ka çfarë të humbë më shumë, ngase ka marrë me shpejtësi marramendëse teposhtën e rënies nën pragun zgjedhor, e ka refuzuar edhe ajo pjesëmarrjen, përderisa PDK është deklaruar pro, dhe ka premtuar se do të shkojë në takim me kryeministrin e vendit.
LDK-së dhe AAK-së, nuk u ka mjaftuar as njoftimi se qëllimi i këtij takim ka të bëjë me përmbushjen e agjendës legjislative, në të cilën janë grumbulluar një mal ligjesh të bartura nga viti i kaluar, shkaku i mos votimit të opozitës, si dhe numri i madh i mos miratimit nga opozita, të marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat kanë peshë të madhe financiare për zhvillimin më dinamik të Republikës së Kosovës. Kështu që shkaku i papërgjegjësisë së opozitës tërësisht të papërgjegjshme, Kuvendi i Kosovës me muaj të tërë nuk po arrin t’i miratojë shumë ligje të rëndësisë së veçantë, si dhe marrëveshjet më të rëndësishme ndërkombëtare, për mungesë kuorumi dhe shkaku i bojkotimit të seancave nga opozita tragjik-komike. Ftesa e kryeministrit Kurti drejtuar krerëve të partive politike vjen vetëm katër ditë para mbledhjes së Këshillit të ministrave të BE-së dhe në një moment shumë të rëndësishëm e kritik për vendin, që do të mbahet më 16 dhe 17 maj, takim në të cilin deri në orët e fundit, nuk do dihet nëse do të miratohet kërkesa e Republikës së Kosovës dhe ndodhë votimi final për shkak të kushtëzimeve të paprecedent politike, si për asnjë vend tjetër evropian dhe më gjerë, duke mbyllur dyert Kosovës qëllimisht, me kushtëzime të pamundshme për anëtarësimin në KiE. Kjo dëshmon se temë shqyrtimi nuk duhej të ishte këtu, vetëm agjenda legjislative e cila ka mbetur peng i bojkotit të opozitës, por në këtë rast do të mund të shqyrtoheshin brenda partive politike vendore, edhe idetë mbi mundësinë e një vendimi konsensual pozitë dhe opozitë, për zhvlerësimin në Kuvend të “zajednicës”, për mbrojtjen e rregullimit tonë të brendshëm shtetëror dhe mos rrezikimin e funksionalitetit të shtetit të Kosovës nga ngrehina të reja ala "republika srpska" edhe në Kosovë.
Unitet me të cilin, do të krijohej klima e besimit dhe mbështetjes mbarëkombëtare, ndaj shtetit tonë të pavarur para aleatëve tanë evropian dhe amerikan, që do tu epte një shtysë vendimtare edhe anëtarëve të KiE-së për pranimin e Kosovës anëtare me të drejta të barabarta e pa kushtëzime me ide serbe, dhe njëherë e përgjithmonë do ti mbyllej hapësira ndikimit destruktiv sllavomadh të Rusisë dhe Serbisë në KiE. Njëkohësisht, uniteti i brendshëm politik do ti hapte rrugën Kosovës për të pasur qasje në të gjitha instancat e drejtësisë evropiane, duke përfshirë edhe realizimin më të shpejtë të padisë për krimet dhe dëmet e luftës kundër Serbisë gjenocidiale.
Klasa politike e Kosovës gjithmonë pa agjendë të interesave vitale shtetëroreLexoni edhe:
Përndryshe ky refuzim i LDK-së, e cila duke pasur për udhëheqës një çunak me origjinë nga lugina, ka rrëshqitur tërësisht në format e veprimeve me kokë në thes, të Shqipërim Arifit, e pasur nga një AAK-së, që tanimë, e ka humbur tërësisht sensin e të vepruarit parimor politik, është vërtetë një ikje e ulët nga përgjegjësia shtetërore që atyre, fatkeqësisht ua ka falur një përqindje e votuesve të Kosovës.
Refuzimi i LDK-s dhe AAK-s për të shkuar në takim konsultativ me Kryeministrin e vendit, është një veprim që flet hapur për mangësi të madhe të vetëdijes politike dhe mungesë totale të patriotizmit për interesin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit, ku do të mundë të diskutohen shumë tema të zhvillimeve momentale, që kanë peshë të madhe strategjike dhe nacionale për shtetin e Kosovës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".