Lexoni edhe:
Veriu i vendit Trieste e dytë në Ballkan!
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Ka të ngjarë që 'status quaja ballkanase' ti afrohet fundit. Serbia siç ka deklarua presidenti Vuçiq, " se po e presim momentin e përshtatshëm gjeopolitik" , për realizimin e projektit të "botës serbe" , apo të "Serbisë së madhe", duke pasur në konceptin e saj politik e ushtarak; "ripushtimin e Kosovës", kthimin në ndonjë rregullim tjetër politik të përbashkët, me Malin e Zi,aneksimin e entitetit të Republikës Srpska të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës,dhe nxitjen komunitetit serb për destabilizim të Maqedonisë së Veriut, me pretekstin se rrezikohen nga komuniteti shqiptar atje ne ndonjë defunksionalizim apo rregullim tjetër të shtetit Maqedon.
-Kohët të fundit, edhe fitorja e partive nacionaliste maqedonase ,dhe formimi i qeverisë maqedone me program nacionalist, ka të ngjarë të ndjek kursin e fortë nacionalist maqedon dhe të zhvillojnë linjat e ndarjes me shqiptarëve etnik atje, duke promovuar linjat e forta të nacionalizmit sllavo-maqedon ,dhe të shqiptarëve që do të ndjekin frymën evropiane perëndimore, por edhe te të drejtave te tyre kombëtare në Maqedoni.
Veriu i vendit Trieste e dytë në Ballkan!Lexoni edhe:
Qeveria maqedone, do të mund të përballet edhe me kundërshtime të politikës zyrtare bullgare ,për historinë,origjinën dhe identitetin e kontestuar të maqedonasve. Por edhe Greqia , do pritej të angazhohej në mbrojtjen e qëndrimeve të saja, për emrin e Maqedonisë së Veriut ,që Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, me shumë gjasa ,do të largohet nga emërtimi zyrtar i Maqedonisë së tanishëm ,nga edhe mund të shkaktohen tensione e përplasje politike,diplomatike e të tjera ndërmjet tyre. Edhe në Shqipëri,kohëve të fundit ,kryeministri Rama, ka marr zemër, të i'a tregoj fuqinë Greqisë, nga mbajtja e takimit me bashkatdhetarët shqiptarë në Athinë ,dhe duke i përçuar mesazhe të forta Athinës zyrtare,se ka një komunitet të konsiderueshëm të shqiptarëve atje ,të cilët nuk gëzojnë asnjë të drejtë kombëtare.
Duke përmendur edhe çështjen çame si të pazgjidhur, dhe ligji i luftës në marrëdhënie të Greqisë me Shqipërinë e lënë në fuqi nga lufta e dytë botërore ,duhet të shfuqizohet .Dhe Greqia duhet të rishikoj politikën e saj fqinjësore me Shqipërinë ,duke i konsideruar shqiptaret si aleat dhe partnerë dhe miqtë të saj. Dhe kryeministri Rama, e porositi Greqinë zyrtare ,se duhet të kujtoj ,kontributin e madh të shqiptarëve në themelimin e shtetit Grek(Helen),dhe të bashkatdhetarëve sot në Greqi, dhe e ardhmja e dy shteteve dhe popujve ,është paqja, respektimi e ndihma e dyanshëm për ardhmëri të përbashkët fqinjësore. Kosova ,ka deklaruar qartë kohë të fundit, se nuk do të formojë Asociacionin serb e modelit të propozimit evropian, i cili bie ndesh me rendin kushtetues të shtetit të Kosovës, por ka ofruar formimin e Asociacionit të qytetarëve kosovar serb të modelit kroat, që më sa duket, ka ngjall zemërim edhe tek fuqitë evropiane, por gjithsesi edhe tek Serbia agresive hegjemoniste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.
SHBA dhe BE ta ndëshkojnë sjelljen mashtruese nga ana e SerbisëLexoni edhe:
Edhe Mali i zi , nga qeverisja e saj zyrtare po luhatet ndërmjet linjave pro ruso-serbe të ndikuar nga koncepti i tyre nacionalist, dhe deklarativisht me orientim pro perëndimor ,që ka gjasa të shkaktojnë përplasjeje ndërmjet komunitetit serb dhe malazez të orientimit politik dhe të atij religjioz. Por ,nuk përjashtohet mundësia ,që edhe Kroacia ti ringjall përplasjet e veta me minoritetin serb, kur dihet se serbët janë të ndikuar dhe mbështetur nga Beogradi zyrtar, duke e cilësuar komunitetin serb në Kroaci si viktimë e Qeverisë kroate. Dhe sipas të gjitha gjasave, po nisin sërish të vlojnë tensionet e konflikteve ballkanase, në primitivizmin e tyre ,në shërbim të agjendave e interesave të te tjerëve, për dominim të një rregullim tjetër të mundshëm global.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".