Kujdes, re të zeza po sillen rreth Kosovës

Kujdes, re të zeza po sillen rreth Kosovës
Kujdes, re të zeza po sillen rreth Kosovës

Agim Bajrami

  • 17 May 2024 - 07:36

Shkruan:ANALISTI - Agim Bajrami

Tani Kosova gjendet në prag të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, ku edhe më shumë Kosova do të ballafaqohej me garën egoizmin të ultë të interesave personale të liderëve partiak , në luftën për marrjen e pushtetit, kur në këtë luftë do të jenë të kyçur favoritët e politikë bërësve ndërkombëtar të interesave të tyre për zhvillimet e ngjarjeve ballkanike ,që më shumë gjasa, tensionet ndërkombëtare do të barten në veri të Kosovës.

-Ka shumë besueshmëri, se konflikti në Ukrainë, deri në fund të këtij viti me pajtimin e SHBA-së, BE-së dhe Federatës Ruse, do të mund të përfundoj me një marrëveshje të armëpushimit në mes palëve, pasi Rusia po përfiton në zgjerimin e kontrollit të marrjes me luftë të rajoneve strategjike të Ukrainës. Serbia në këto zhvillime globale dhe rajonale po forcon pozitën e saj strategjike dhe gjeopolitike të interesave për ambiciet e saja të dominimit rajonal, duke e marrë edhe miratimin të aleancës perëndimore, por edhe të aleancës së lindjes, në krye me Kinën,Federatën Ruse dhe shumicën e vendeve të aleancës islame-arabe. Serbia e ka të formuar tanimë qeverinë e luftës , edhe me miratimin e politikës amerikane në heshtje , siç vërtetohej edhe me pjesëmarrjen e ambasadorit amerikan gjatë promovimit të qeverisë së re ministra nën grada shpallur nga vetë departamenti i administratës amerikane. Ndërsa ambasadori amerikan në Moskë, nuk morr pjesë në inaugurimin e sërishëm të Putinit për president të Federatës Ruse.

Kjo vërteton, se roli i diplomacisë serbe në politikën e jashtme të ndikimeve në zhvillimet rajonale dhe më gjerë, po miratohet nga vendimmarrja diplomatike amerikane dhe evropiane, si dhe ajo ruso-kineze dhe iraniane. Presidenti serb Vuçiq këtë ndikim apo tolerim të të vendimmarrjes ndërkombëtare të aleancës perëndimore po e përdor për qëllime të realizimit të botës serbe të dominimit në Ballkanin perëndimor, dhe kundër Republikës së Kosovës. Edhe vizita e presidentit kinez në Serbi përveç qëllimeve të forcimit të pozitës serbe të zhvillimeve globale e rajonale,Serbia marrëdhëniet e fuqisë ekonomike të Kinës po i përdor edhe për shfrytëzimin e resurseve të burimeve të saja nëntokësore të marrëdhënieve të zhvillimore kineze në Serbi, dhe veçmas në planin e përgatitjeve ushtarake për aneksimin e veriut të Kosovës.

Ne një mënyrë edhe me pajtimin në heshtje edhe të vendimmarrjes së aleancës perëndimore. Këto mesazhe përdoren duke paraqitur edhe kushte tjera që Kosova të pranohej në KiE si formimi i Asociacionit të komunave të veriut të Kosovës nga shumica e qytetarëve të Kosovës me etni serbe. Në të gjitha këto përgatitje,zhvillime dhe lobime për dhe kundër Kosovës, klasës politike të Kosovës përveç se i ka munguar njohurit rreth zhvillimeve dhe përgatitjeve të zhvillimeve kundër Kosovës,por kjo klasë politike më tepër është përqendruar duke u marr ndërmjet veti ,dhe në shumë raste në rënien në kurthet e politikës serbe,që ka afektuar në përplasje me interesat e aleancës perëndimore, që në një mënyrë i ka forcuar dhe janë favorizuar ambiciet e Beogradit zyrtar kundër rendit kushtetues të shtetit të Kosovës. Tani Kosova gjendet në prag të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, ku edhe më shumë Kosova do të ballafaqohej me garën egoizmin të ultë të interesave personale të liderëve partiak ,në luftën për marrjen e pushtetit, kur në këtë luftë do të jenë të kyçur favoritët e politikë bërësve ndërkombëtar të interesave të tyre për zhvillimet e ngjarjeve ballkanike ,që më shumë gjasa, tensionet ndërkombëtare do të barten në veri të Kosovës.

Dhe kur politikë bërësit kosovare do të jenë e përqendruar se kush do të jetë kryeministër,Serbia do të bënë përpjekje t'i shfrytëzoj dobësitë e përplasjeve të politikës kosovare për interesa e marrjes së pushtetit në njërën anë,dhe të faktorit ndërkombëtar të zënë me zgjedhjet parlamentare evropiane, dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA,ndërkaq , lidershipi i Serbisë mund ti përdor këto situata, për përgatitjen e sulmeve kundër Republikës së Kosovës. Sipas shumë informacioneve,

vlerësimeve dhe analizave të bëra, agresioni serb kundër Kosovës, mund të zhvillohej gjatë zgjedhjeve në SHBA, të koordinuara thellë me Rusinë, kur edhe mund të sulmohej në të njëjtën kohë ndonjë vend baltik me shumë gjasa Moldavia nga Rusia. Sa do të gjendej Kosova e përgatitur ndaj agresionit serb, kur klasa politike e Kosovës është e zënë në angazhimet e interesave të tyre personale të luftës për benificione të pushtetit , e jo të përgjegjësive shtetërore të përgatitjeve për mbrojtjen e sigurisë së përgjithshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".