Lexoni edhe:
Modeli i Asociacionit për komunat me shumicë serbe vetëm nga ekspertët e Qeverisë
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Po priten aksione të rënda terroriste. Ato mundë të bëhen në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë, në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.
Në rrezik është i tërë rajoni i Ballkanit. Kjo, për faktin, se në shumë vende të rajonit kemi minoritet serbë. E bota serbe synon bashkimin e të gjitha vendeve në Ballkan ku ka serb në një shtet serb, me emirin Jugosllavi. Këtë duhet ta dinë të gjithë.
-Rreziku nga intervenimet terroriste të shtetit serb në Kosovë janë thelluar dhe në çdo kohë mundë të priten aksione terroriste edhe më të egra se rasti i vitit të kaluar në Banjskë të Kosovës. Natyrisht se KFOR-i është forca ushtarake e NATO-se që e ka mandatin për ti mbrojtur kufijtë e Kosovës, njerëzit dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë te paanshme. Këto pikësynime janë dhe po rrezikohen nga ana e shtetit serb. Serbia ka ndërtuar baza ushtarake afër kufirit me Kosovën. Po përgatiten grupe terroriste serbe në Serbi për të bërë aksione terroriste në Kosovë. Shteti serb nuk po e pranon as de-fakto Kosovën. Me ligje dhe me Kushtetutë e konsideron Kosovën në territor serb. Edhe Qeverinë që e formuan në Serbi e ndërtuan me element luftarak dhe të lidhur ngushtë me Rusinë e me Kinën.
Modeli i Asociacionit për komunat me shumicë serbe vetëm nga ekspertët e Qeverisë Lexoni edhe:
Është në aksion lufta për formimin e shtetit të madh serb. Përcaktimi për bashkimin dhe ndërtimin e botës serbe është në veprim. Priten aksione konkrete në të gjitha anët ku jeton minoriteti serb në Ballkan. Në pyetje është vetëm koha. Rreziku është rritur në Kosovë nga veprimet terroriste serb. Kjo, e shtyri edhe KFOR-in të bëjë analiza dhe së bashku me ambasadorët e vendeve të NATO-se mbajtën takim dhe treguan se KFOR-i është i përkushtuar për punën që e ka në Kosovë. Kjo punë e KFOR-it e ka vënë në gjumë politikën e Kosovës. Si pozita, ashtu edhe opozita, po veprojnë si me qenë të sigurt nga çdo veprim i brendshëm dhe i jashtëm. Duket se kanë besim të plotë në KFOR. Natyrisht se KFOR-i e ka mbështetjen e tërë qytetarëve të Kosovës. Me KFOR-in brenda është siguria më e madhe. Por, gjendja i detyron të gjithë, politikën dhe qytetarët, që të mobilizohen. Nuk kërkohet të mbesim në gjumë.
Gjumi, i rritë fëmijët, thoshte Ismail Qemali. Por çdo popull që flenë e humb luftën që bënë si komb për liri. Po priten aksione të rënda terroriste. Ato mundë të bëhen në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë, në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Në rrezik është i tërë rajoni i Ballkanit. Kjo, për faktin, se në shumë vende të rajonit kemi minoritet serbë. E bota serbe synon bashkimin e të gjitha vendeve në Ballkan ku ka serb në një shtet serb, me emirin Jugosllavi. Këtë duhet ta dinë të gjithë. Kosova kërkohet të përgatitet ushtarakisht. Duhet që Kosova të jetë në gjendje që vetëm për vetëm ta mbroj Republikën. Për atë duhen ushtar dhe mjete luftarake sepse vetëm arma e ndal Serbinë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".