LIGJET E SHKRUARA DHE TE “PASHKRUARA” NDAJ SHQIPTARISË PO AKTUALIZOHEN

LIGJET E SHKRUARA DHE TE “PASHKRUARA” NDAJ SHQIPTARISË PO AKTUALIZOHEN
LIGJET E SHKRUARA DHE TE “PASHKRUARA” NDAJ SHQIPTARISË PO AKTUALIZOHEN

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 20 May 2024 - 09:31

Shkruan: Akademik Prof DR - Hakif Bajrami

1.Ngarko në kurrizin e Kosovës sikur në gomarin pa pronar!

Tani për tani Eskobari dhe Llajçaku detyrën e “shekullit” e kanë kryer.Ata çështjen e Kosovës provuan për ta kthyer në gjendje lufte.Prandaj, do të mbesin në histori si heroj të Serbisë. Kjo për faktin sepse votimin 131 vota pro Kosovës në Këshillin Evropës, dhe 29 kundër, e kthyen mbrapsht në favor të Serbisë dhe Sorrosit me masonët e vegjël që e rrethojnë. Lidhur me këtë,në vendet që janë koloni si Kosova, askush nuk e dëgjon këshillën e shkencës. Jo rastësisht pra nuk thuhet kot nga politikanët po edhe nga disa shkenctarë lojal pushteteve politike se të fortit e kthejnë ujin të shkojë përpjetë e jo kah e ka naturshëm gravitetin. Në këtë frymë Vudro Villsoni nuk e lejoi më 1919 për ta zhbërë Shqipërinë.Së dytë, Harri Trumani nuk lejoi për ta zhbërëJugun e Shqipërisë-Korçën, Gjirokastrën dhe Sernadën, më 1946.Së treti, Gjon Krnedi nuk e lejoi Hrushqovin që ta sulmojë Shqipërinë pas largimit saj nga Pakti i Varshavës më 1960, edhe pse Moska e kishte limanin më të fuqishme në Perendim në Detin shqiptar - Pasha Limanin-Vlorë me 12 nëndetëse. Së katërti, Amerika nuk e pengoi sa duhet shkatrrimin e 500 fabriakve shqiptare më 1993, të cilat u bërën pre e trabandëve dhe të korruptuarëve të pafund shqiptarë. Së pesti, Bill Klintoni nuk e lejoi Millosheviqin që ta shfarosë një pjesë të Kombit shqiptar (Kosovën) më 1999 dhe sigurisht pastaj RFJ do t` ia fillonte punën për marrshim në Tiranë, pasi që e kishte përgatitur terenin në mars 1997. Së gjashti, Amerika nuk u angazhua që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, jo për shkak të “kryeneqsisë Kurtit”, por për shkak të interesave gjeostrategjike shumë të thella, madje shumë më të thella se sa shihën sot,e të cilat do të kuptohën pas 30 vitësh.

Ato dhe këto realitete, nuk janë kah ndodhin para syve tanë në stilin se ka ndodhur dje, dhe sot punojnë për të ndodhur nesër diçka më e madhe. Por, kush na ka faj se luftën nuk e bëjmë as me komandë e as me direktivë, por me “adetet dhe zakone të kanunit”madje edheme kryeneçsi, me të cilin ndalohet që të:“fol mali me malin, pa e pyetur bajraktarin”. Këtë filozofi të Cionit që i përjetoi shekujt nuk na e fali askush, por vetëm lufta jonë e drejtë në stilin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, do të na nxjerr nga pozita e izolimit që po pretendohet.

Me që kjo gjendje duketbrenda frymës shqiptare tragjike, mjafton të thuhet se asnjë ligj sot nuk mbetët pa u publikuar, sepse bota është bërë shumë e vogël, ndërsa informata është bërë fuqi prodhuese shumë e fuqishme. Madje informata sot po përfiton rreze radioaktive të intelegjencës robotike, sa që Kosova e vogël nuk ka shansë se do të ndikon që bota mos të futët në “avanturën e madhe” mëtej, që simbolikisht ka filluar të quhet: “Ukraina post atomike”.

Edhe më konkretisht Edi Rama në Kotor të Malit Zi më 16 maj 2024 e “shkeli” Kosovën, duke mos ia dhënë dorën Kryeministrit Kurtit (!). Ndoshta, ai mendon se me miqësinë me A. Vuçiqin do ta “shkelin” sërish Kosovën, për të satën herë në emër të Sorrosit. Por, Edi Rama duhet ta dinë se pas Kosovës, Shqipëria Bregdetare pastaj e ka rendin. Të paktën kështu mendon dhe planifikon Beogradi qe dy shekuj, sips informatave të sigurta. Madje, Kosova nuk ia harron Edi Ramës padinë që e ka ushtruar ndaj Heroit Ramush Haradini, kohë më parë. E këtë realitet të mundshëm, ne e kemi spjeguar nepër libra të historisë, qe 50 vjetë, se shqiptarët po i bren vetëvetja. Jo vetëm kaq, Edi Rama dhe ata që e rrethojnë, duhet ta dinë se kush e bëri: Lidhjën Shqiptare të Prizrenit më 1878; Lidhjën Shqiptare të Pejës më 1899; Kuvendin mëtë madhë Kombëtar që ndodhi në Ferizaj më 23 korrik 1908; Kush i bëri kryengritjet e viteve 1910-1912, dhe si u sollën patriotët shqiptarë të Vilajetit Kosovës me Ismail Qemalin, dhe në vijim me të gjithë prijësit e Shqipërisë etnike nga ajo kohë e deri në ditët e sotme. E them publikisht, se më 1968 ne studentët shqiptarë, kemi demonstruar për Shqipëri; Ne profesorët dhe studnetët me popullin shqiptar kemi demonstruar për Shqipëri më 1981-1997; Kemi demonstruar, duke menduar se AJO NËNË, pastaj do të na merr në gjiun e saj si NËNA FËMIUN E DESHIRIT. Ne mendojmë se Lufta e UÇK-ës më 1998/99 nuk ka mundur të bëhet pa Shqipërinë dhe se pavarësia e Kosovës është Projekt Shqiptaro (UÇK)-angloamerikan. Sot, realiteti vizuel politik por tregon ndryshe, se armatimi në Shqipëri ishte “konzervuar” dhe me qëllim nuk i është lejuar Ushtrisë Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Tahir Sinanit e idealistëve patriotë si këta, që ta bëjë luftën e drejtë ashtu si dijti Kosova nga viti 1844 e dei më 1999: me shkollën e Dervish Carës, Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit, Sulejman Vokshit, Hasan Prishtinës, Mujo Ulçinakut, Emin Durakut, Shaban Polluzhës, Adem Demaçit, Ukshin Hotit, Zahir Pajazitit dhe Adem Jasharit. Prandaj, ne e dijmë se po provohet të ket shkelje të Kosovës në fyt në emër të “OPEN BALLKANIT” sot. Ne e dijmë sesado të ketë investuar Sorrosi në ato 6 miliardë që i ka vu në treg BE për Ballkanin (më 2024). Mu për këtë A. Sorrosi nuk ishte rastësisht në Kotor më 16 Maj 2024. Madje ka zëra që sqenën për mos pershëndetje Rama-Kurti e ka bërë Sorrosi, për ta poshtruar Kosovën. Po ne mendojmë se ato para “evropiane” nuk janë para që falën. Të paktën, atë pjesë që e merr Kosova do ta paguaj me kamatë të lartë. Prandaj, ne mendojmë dhe kemi prova konfidenciale (!) se do ta paguajmë disa fish më shtrejtë, se sa të merrnim kredi ordinere, kudo nepër botë, madje në Bankat arabe që japin kredi pa kamtë. E verteta, virtualisht po duket se ndaj Kosovës, ndaj gjakut të Ukshin Hotit, Ilir Konushefcit, Tahir Sinanit, po kërkohet diçka që duhet sakrifikohemi, jo natyrshëm nga BE, në mënyrë që Rusia dhe Kina ta kursejnë Evropën nga ndonjë sulm eventual, i cili sipas disa strategëve edhe amerikan është: “ante portas”.

Për tragjeditë botërore ne nuk ishim fajtor as më 1914, as më 1939, po ishim dhe mbetëm popull ushtar të Gjergj Kastriotit Skenderbeut.E ne, në atë sulm eventual sottë programit rus: “Krejtë Ukraina, ose asgjë”, ne nuk kemi asnjë lidhje. Po ato lidhje i kanë shokët e Edi Ramës si: Sorrosi, Vuçiqi e kompani. Madje, e dijmë se cilët individë nga Kosova operojnë me Sorosin dhe ata monitorohën.Monitorohën ashtu si e monotoron CIA Eskobarin e vet, sot apo Grenellin e vet dje, e ndonjë tjetër nesër, gjithnjë në emër të “gradavedhe kvotave” të nëntokës politike .E vërteta, shqiptarët e Kosovës nuk e ndrrojnë demokracinë e shembullit anglo-amerikan me asnjë çmim, sepse me mbretëri e komunizëm, e kemi provuar në tërësi, çdo maje të pushtetit. Pra, Amerika na ka neve ushtarë të sigurtë dhe ky fakt në Amerikë dihet.

2. Pse Greqia nuk e heq gjendjën e luftës me Shqipërinë

Para nja 30 viteve pata shkruar në “ZËRI” (Gazetë ditore shqiptare që botohej në Prishtinë), se i ashtuquajturi Ligji i Luftës i 9 qershorit 1940 i botuar në Fletorën Zyrtare nr. 93,më 10 qershor 1940, me të cilin Shqipëria (e okupuar-HB) “njihet e hyrë në luftë me ata Shtete me të cilat Mbretëria e Italisë ka pasë qenë në luftë”, është historikisht dhe “juridikusht” me vlerë zero. Kjo për faktin se Kuvendi profashist italian më 1940 e kishte shpallur atë gjendje të “ligjëshme”. Por, Kuvendi pronazist i Tiranës në shtator 1943, e konsideronte të jashtë ligjëshëm dhe e aprovoi heqjën e gjendjës së luftës me Greqinë.Me këtë heqje konsideroi sot se më nuk mund të flitet as teoretikisht për gjendje lufte në mes Greqisë kuisllinge dhe Shqipërisë okupuar atëherë. Lidhur me këtë, këto ditë Kryatari i Qeverisë Republikës Shqipërisë Edi Rama në Athinë e shtroi çështjën: Pse Greqia fqinje nuk e heq gjendjën e luftës?Lidhur me këtë pyetje, sikur Edi Rama nuk e ka konsultuar asnjë historian; sikur nuk është konsultuar fare dokumentacioni i mjaftueshëm i kohës. Por, kësaj pyetje mund t` i japim përgjegjën se: Greqia nuk e heq gjendjën e luftës me Shqipërinë fqinje për shkak të Çamërisë. Këtë çështje plotë plagë dhe xhak të humbur për shqiptarë, Greqia sot për sot edhe atyre afro gjysëm milioni shqiptarë që kanë emiguarar atje për shkak të varfërisë në vend pas vitit 1992, nuk ua pranon kombësinë. Madje pushteti grek tërë atë armatë punëtorësh të vyeshëm i detyron për t` i ndryshuar emrat e sidomos mbiemrat dhe rreligjionin, me shpresë se një ditë do të konvertohën në grekë.

3.Shqiptarët kudo me fqinjët kanë çështje të pazgjidhura tertoriale

Shtrohet pyetja publike, mos është realiteti më i mirë në Turqinë Kemajliste, dje dhe sot kur janë në pyetje shqiptarët.Madje, nëse në Greqi janë afro gjysmë milioni shqiptarë sot, në Turqi dihet botërisht se janë mbi 6 milionë “arnautë”, të cilët në çdo regjistrim pas vitit 1945 janë detyruar të regjistrohet për turqë. (shiqo: Njazi Straja, Rrathët e ferrit, Prishtinë 2019). Edhe më tragjik është “Ligji” –Marrëveshja sekrete në mes: Jugosllavisë socialiste, Greqisë mbretërore dhe RepublikësTurqisë më 1953. Ajo marrëveshje obligonte jo vetëm deportimin e shqiptarëve nga Jugisllavia në Turqi, me pazare të pushtetarëve jugosllavë, e ku Tito kishte rrolin kryeros, dhe Republikës Turke me Xhelal Bajarin në ball, me mentalitetin e sulltanëve:” Një familje shqiptare për Turqinë, vlen sa një kali turk për Jugosllavin”. Madje ai pazar, vërtetojnë dokuemnetet sekrete zyrtare, pati shkuar aq largë sa që Beogradi dhe Athina patën lidhur aleancë sekrete shtesë (posedohet nga një arkivë persoanle e një kroati) për ndarjën e Shqipërisë në lumin Shkumbim. Në jug të Shkumbimit, tërë toka dhe populli i kalonte në administim shtetit grek. Kurse në Veri të Shkumbimit, tërë toka dhe populli i kalonte në administrim shtetit Jugosllav.(Akordim sekret i bërë në Athinë më 9 maj 1953). Madje, për këtë pazar patën vënë myhyre anash akordit, edhe dy sherbine sekrete perendimore. Faktet janë të tmershme dhe targjike, por nuk janë aspak të reja, sepse posa Shqipëria u bë antare e Paktit Varshavës më 1955, menjëherë pushuan shterngimet e duarëve në mes Grekëve dhe Titistëve të Serbisë.Pra mos të harrojmë se edhe atëherë friga nga Rusia ishte gjithëmonë “ante portas”, në stilin se helmi i gjarprit mund të sherojë.

Le ta përserisim mendimin nëse Ligji luftës i vitit 1940 ka qenë i një qeveria profashiste shqiptare, atëherë më 1943 hekja e atij Ligji gjithëashtu ka qenë i një qeverie pronaziste shqiptare. I pari ka vën gjendje lufte, i dyti e ka hiekur gjendjën e LUFTËS me Greqinë, e cila më 1943 ishte e pushtuar. Atëherë Greqia pse nuk e hjek gjendjën e luftës me Shqipërinë. Lidhur me këtë ka prova se çështja është jo vetëm politike dhe raciste nga ana greke, por edhe rreligjioze e tokësore, në kuptimin e gjërë strategjik. Nga ky këndveshtrim, historianët duhet ta nxierrin prejardhjën e Shqiptarëve të Shqipërisë Veriore nga Ilirët, kurse për Shqipërinë Jugore ku hyn edhe Çamëria, prejardhja shqiptare duhet të ketë shtesë se ka bazamnet Pellazg. Kështu me që Pellazgët janë parahelen, kurse Ilirët janë parasllavë autokton, teoritë greke dhe sllave, për autoktoninë në Ballkan, bien si lagështia para diellit.

Kur jemi te kjo temë që peshon plagë vdekjepruese për shqiptarë qe dy shekuj e shtrojmë realitetin para opinionit, sepse po bje se po vajtojmë(!!!). Prandaj, po i shënoi disa “xhevahire” të politiës raciste Evropiane ndaj shqiptarëve, që kanë provuar dhe po provojnë që Shqiptarët t` i nxierrin si popull i “egër” sepse janë konvertuar në Islam, kuptohet një pjesë jo e vogël. Kuptohet se me racizëm ndaj shqiptarëve prijnë: Serbia, Greqia dhe gjashtë fuqitë evropiane nga Kongresi i Brlinit (më 1878) me që rast Serbia i shfarosi 714 katune dhe 6 qytete shqiptare (gjatë dhjetorit 1877 si pasojë e Marrëveshjës sekrete Wjenë-Peterburg më 15 janar 1877 në Budapesht) në një siperfaqe prej 10 972 km. katror, e që deri me sot, në asnjë tubim ndërkombëtar nuk është diskutuar. Lidhur me këtë në një dokument serbiantë vitit 1878 thuhet: “Me rastin e hyrjës së ushtrisë sonë në viset shqiptare të Sanxhakut Nishit dhe Sanxhakut Pirotit, fshatrat shqiptare janë boshatisur në tërësi nga ushtria serbe, me topat e të cilës operonin oficerët austriak. Fashtrave me rastin e hyrjës së ushtrisëserbe në Toplicë sidomos, as emrat e tyre nuk kishte njeri për t` ua treguar”.(Shiqo: J. H. Vasileviq, Albanska liga, Beograd 1909, f.15).

Ndërsa, në Librin e Aleksa Bogosavleviq, O Aranutima, Nish 1897, f. 10 thuhet: “Lumenjët më të njohur të Shqipërisë janë: Buna, Shkumbimi, Vjosa, Drini, Limi, Vardari, Ibri, Sitnica dhe Llapi”.E ku mbeti ajo Shqipëri e 114000 kilometrave katror, pyet publiku shqiptar sot, me fajin e kujtë. Po publiku shqiptar duhet ta pyet: Berlinin 1878, Londrën më 1913 pse vendosi me gërshrë një Shqipëri bregdetare, me plot moçale dhe kenta, me një varfëri që e kishte lërë okupatori osman jo pa qëllim në një siperfaqe prej 28000 kilometra katror. Pra, pse jemi të denuar, faji politikisht po mbete jetim.

4.Si na trajtonin evropianët

Në fillim të shekullit XX-t në Parlamentin e Anglisë është ndier edhe kjo thirjje publike: “E quaj për turp që quhëm njeri, derisa Perendia edhe muslimanët i bëri njerëz, për këtë arsye jam kundër Prendisë, sepse më bëri edhe mua njeri”- (Thënje e Loid Gjorgjit). Madje ky qëndrim “individual” shkonte deri aty sa që nepër disa klube të Londrës shkruante se: “Ndalohet hyrja për muslimanët dhe për qenë”. Ky “fllad demokratik” ishte realitet edhe në Itali, Francë e Ausytro-Hungrai dhe Rusi, fakt ky që u kopjua me 1912 nga Mbretëria serbe. Prandaj mbreti i serbian shkruante: “ Në Kosovë po vijnë shumë informatorë evropian; ata po i shohin shqiptarët që i kemi zënë rëb; Evropianët po binden se këta njerëz memzi mund të quhën njerëz; shumë prej tyre po na thonë se Ballkani duhet të pstrohet nga këto egërsira”. Si shtesë e këtij qëndrimi po e plasojmë shkrimin e Vlladan Gjorgjeviqit, Arnautët dhe Fuqitë e mëdha, Beograd 1913, “ Shqiptarët nuk kanë histori, nuk kanë alfabet, nuk dijnë çka është sheqeri, nuk dijnë çka është krypa, nuk kuptohën në mes veti dhe sipas një dijetari , shqiptarët kanë bisht dhie….). Kjo shkollë nazifashiste i ka mësuar serbianëtqë më1993 në Prishtinë,në dyertë e Hotelit “GRAND” ta shkruajnë me germa të mëdha: “Ndalohet hyrja për qentë dhe për shqiptarët”. Lidhur me këtë mund të parashtrojmë edhe shumë argumente kur viset shqiptare u coptuan në bazë të një telegrami sikurse ishte ai i 17 dhjetorit 1912, ku shkruante: “Provoni nga Peja, Gjakova, Prizreni, Dibra t` i shkruani Konferencës në Londër, qysh nesër (18 dhejtor 1912) që kjo popullsi e këtyre viseve ndihet se është serbe, serbisht në famlje flasin, dhe duan që t` ibashkangjitën Serbisë”. Dhe Konferenca e Londrës (1913), me pompozitet këtë “kërkesë”, që e kishte bërë me dorë të vet Nikolla Pashiqi, e plotsoi për faktin se ishte koha: “Kur çdo gjurmë islame duhet të shlyhet nga Evropa, ashtu si u largua Prandoria Osmane”.Madje nëse për Evropën Lufta Ballkanike ka qenë rreligjioze, për shqiptarë Lufta Ballkanike ka qenë antishqiptare.Ja argumentët: “Më 20 tetor 1912 në Shkup, Prizren, Prishtinë me 1 lirë ari bleheshin 82 fesa turq. Më 20 nëntor 1912 me 82 lira ari kushtonte 1fes”, sepse ushtria serbiane kend e gjente në rrugë me fesë nuk e vrante, kend e gjente me plis e ekzekutonte në vend”.(Lexo informatat e: Ndre Mjedës; Lav Trockit; Leo Fraindllingut etj. botuar më 1913; Shiqo telegramet: AVIIB P. 4. K. 48/1/27/1-1912; shiqo në librin: Hakif Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, libri 1, Prishtinë 2003, f.180/83, tri treelgarmet në fototip në origjianl, të shkruara me dorë, çirilicë).

5.Deri në ditët e sotme Evropa nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarëve

Nuk po shkojmë largë në kohë.Para dhjetë viteve (2013) pati filluar “epoka” e negociatave në mes Serbisë dhe Kosovës. Nga ajo kohë fare pak ka pasë lëvizje të qëndrimeve në Perendim ndaj shqiptarëve. Se në shtetet e Lindjës qëndrimi vetëm sa është përkeqsuar ndaj shqiptarëve, për faktin se Aleksandër Sorros, Aleksandër Vuçiq, Edi Rama, Millorad Dodik të shtyrë nga Putini nuk pajtohën me asnjë çmim që Serbia të “natyralizohet” në ambicjet qiellore. Dhe, dihet me çfar propogande është prolonguar lejimi vizave për Kosovën. Ka pasëshkrime që ishin aq të zeza, sa që edhe shqiptari më optimist do ta pyes vetën:” A jemi shqiptar, apo kjo Evropë po insiton të na bëjë njerëz që flasin me gojë e nuk lehin?!!!”. Madje me veshët e mi e kam ndie gazetarin shqiptar kah i thot ambasadorit amerikan: “Këta muslimanët në Kosovë janë tharmi i fundamentalizmit”.Ka zëra të tillë edhe sot që e pshtyjnë kombin në gjoks.

Madje sot, Gabriell Eskobar, Xhozef Borrel dhe Vlladisllav Llajçak posa pushteti i Republikës Kosovës e ofrojnë për zgjidhje ose ekryejnë një detyrë të shtruar , bje fjala për t` u pranuar në Këshillin e Evropës, me që rast i dhurohet Manastirit Deçanit toka e premtuar nga Bozha Maksimoviq Kundak më 1927 si dhuartë, me kusht që të largohën dy peticionet e Hasan Prishtinës (më1925 dhe më 1927), drejtuar Shoqatës Kombeve në Gjenevë, për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi. Për ta evituar këtë çështje nga rendi i ditës, Mbretëria SKS ia dhuron Anglisë Trepçën në koncesion, për pesëdhjetë vjetë. Ndërsa Franca e mori në koncesion Minjerën e Borit dhe e shfrytëzuan deri më 1941. Si përmbledhje, çështjën e tokave të Deçanit që nuk janë të Manstirit fare, por janë prona shqiptare me tapi edhe mesjetare, duhet ta realizojë Qeveria e Kosovës më 2024, në emër të kryqzatës sllavo ortodokse.Pse, sepse politika e kryqzatave evropiane nuk ka ndryhsuar fare. Prandaj, vënja e Kryeministrit Albin Kurtit në Kryq, për Eskobarin dhe Llajçakun ka një çmim dhe atë çmim e ka paguar Serbia, fakt ky që dihet tani botërisht, sepse hapur janë dëshmuar të korruptuar sakjshmërisht. Madje, me dorë të vet, A. Vuçiq ia ka dhuruar Llajçakut librin e Vlladan Gjorgjeviqit, Shqiptarët dhe fuqitë e Mëdha-Aranauti i Velike sille, Beograd, 1913). Aty figuron edhe ky zbulim serbian ku thuhet se:” Më 1903 Austro Hungaria dhe Greqia lidhën marrëveshje sekrete për ndarjën e tokave shqiptare: Greqia ta okupojë Shqipërinë në Jug të Shkumbimit, kurse Austro-Hungaria ta okupojë tokën shqiptare nga Tivari deri në Jeni Pazar, Mitrovicë, Prishtinë, Kumanovë, Shkup e deri në Manastir”.

5.Ngarko Kosovën sikur në gomarin pa pronar!

Shtrohet pyetja, pse kur u pajtua Qeveria e Kosovës t` i rregjistrohën Manstirit tokat e shqiptarëve (shiqo AJ. Agrarna reforma i kolonizacija viti 1927), të nesemën këtij lejimi Llajçak dhe Eskobar i shtojnë si obligim kosovar krijimin e Asiciacionit serbian. Pastaj,Eskobar e shtron çështjën e dinarit, pastaj Llajçak e shtron çështjën e këmbimit territoreve, pastaj Eskobar e shtron çështjën e marrjës së Trepçës në koncesion nga Sorrosi i Edi Ramës me kallauz të Viktor Urbanit. Më fund edhe tërë Kosova del në Pazar në Bokë të Kotorit më 16 maj 2024, për ta hapur kështu Beogradi ‘kaptinën” e 7, për dalje në Durrës, ose Shën Gin, mundësi kjo që Trampi ia imponoi Kryeministrit Republikës Kosovës në Zyrën Ovale,vite më parë. E ky obligim nuk është lojë fjalësh, por thyerjee JO-s nga Sulltan Abdyl Hamidit për Vlladan Gjorgjeviqi si kërkesë më 1897 se: “Nuk ka dalje të Serbisë në det përmes toakve shqiptare”. (hulumtoni kujtimet e Valldan Gjorgjeviqit, madje të botuar një shekull më parë). E vërteta, diplomatët dhe burshtetasit tanë vijnë e shkojnë nga pushteti me dituri solide për me qenë arsimtar në ndonjë shkollë qytetëze në Ballkan.Kaq është vlera e tyre, ose e këshilltarëve të tyre, sepse asnjëri kurrë-kurrë shknecën nuk e pyesin për asgjë.

6.Jugu i Shqipërisë në pazar më 1946 sepse për Kosovë pazari bëhej me plumba pas shpine

Në Nëntor –Dhjetor 1943 në Konferencën e Teheranit, Ruzvellt, Stalin dhe Cherchill do ta ndajnë Ballkanin në sfera interesi. Aty, qartë u caktua që Greqia të jetë zonë interesi anglez. Ndërsa, Jugosllavia u caktua të jetë zonë e përbashkët anglo-sovjetike. Kurse Shqipëria nuk u zu në gojë fare. (Shiqo: Kostë Çerkezi, Plani i tretë për coptimin e Shqipërisë, Tiranë 2013, f. 47; hulumto burimin e dorës parë në: Arkivi i Londrës, dok i fotokopjuar më 1977 nga Prof Dr Zhivko Abramovski për pazaret e luftës; Shiqo: Hakif Bajrami, Dokumenti i mbrapsht 1943 në një pako të cigarës Cherchillit- mbi ndarjën e Ballkanit në sfera interesi, ku Shqipëria nuk figuron fare.).

Po çka ngjanë më Korçën, Gjirokastrën dhe Serandën pas vitit 1946, nga një skenar i një senatori progrek i quajtur Papen. Ngritët një senator i SHBA me emrin Papen, dhe përpilon Rrezolutë që: “Korça, Gjirokastra dhe Seranda t` i takojnë Greqisë”. Dhe kur reagohet në Ambasadën e BRSS në Vashington, zyrtarët më të lartë u thon shqiptarëve-Fanë Nolit etj: “Ne nuk mirremi me Shqipërinë, nëse ato vise janë greke, le t` i marrin”. Rrezolutën pastaj e aprovon Senati i SHBA-ve dhe mbetët pas shumë peripetive të Nolit dhe Çerkezit, që ekzekutimin mos ta nënshkruaj Presidenti Harri Truman.(Shiqo detalisht: Kostë Çerkezi, Plani i tretë për coptimin e Shqipërisë, Tiranë 2013, detalisht në 130 faqe dëshmi arkivore të kohës).Më 1944/45 ndaj shqiptarisë u kurdisën komplote të shumta.Po e theksojmë fatin e kryengritësve në Rrethin e Ferizajit, në Rrethin e Gjilanit dhe sidomos në Rrethin e Drenicës.Dihet se Shaban Haxhia me brigadën e tij shkoi në Srem për të luftuar fashizmin.Shaban Polluzha në Kosovë u pajtua që të shkojë në Srem për të luftuar nazifashizmin. Por pas shpine, komunistët serbian ia masakruan popullin në trevën e Drenasit, duke i hudhur kufomat nën akull. Dhe Shabani e bëri dekën duke mbrojtur heroikisht truallin arbror. Jo vetëm kaq, në Rrethin e Pejës detyroheshin nxënsit për të shkuar dhe për t` i parë kah pushkatohën: Emrush Miftari, Begollët dhe shumë patriotë tjerë. Pra, shqiptarët nuk e kanë për herë të parë që vritën pas shpine.

7. Një shqiptar sugjeron që Patrikut serbian t` i lejohet hyrja në Kosovë në maj 2024

Madje shqipfolësi e arsyeton se:“Kryemiftiu i Kosovës po e festueka ditlindjën e ndonjë sulltani në zyret ose në shtëpinë e tij”. Ja deri në këtë deregje ka ardhur mentaliteti i shqiptarit fanatik rreligjioz deri në fashizëm të plotë. Madje ka raste kur alamet “shkenctari”, në librin voluminoz, e quan kohën për tokat shqiptare 1939-1944: “vise të lirueme”. Madje, ka edhe shkenctar shqiptar që thonë se: “Shqipërinëe themeloi Austro Hungaria”. Madje, ka shqiptar që po provojnë për çdo ditë ta rehabilitojnë Esat Pash Toptanin, fakt ai që tregohet se nuk i kanë lexuar kurrë Marrveshjet Toptani-Pashiq më 1914 dhe Toptani-Gjenrali Serbian më 1915 dhe tri marrëveshje tjera, njera e vitit 1917 për deportimin e të gjithë shqiptarëve të rreligjionit islam të Vilajetit Kosovës dhe Vilajetit Manastirit në Anadolli”, me leje të Guvernatorit të Shkodrës (Austriak). Po ku të mbesin Konventat Jugosllavo-Turke të vitit 1923; 1933; 1934; 1938 dhe 1939 edhe për ndarje të Shqipërisë në mes Italisë dhe Jugosllavisë. E ne hulumtuesit shqiptar këtë realitet të dokuemnetve që kanë mbetur, nëse e bartim për krahasim në kohët e sotit, vrehet hapur se asgjë nuk ka ndryshuar nga jashtë, por brenda ka ndryshime, madje esenciale.Kuptohet se “pazargjinjët” janë më perfid.

Madje, për këta soj civilizatorësh si: Eskobar, Borrel, Llajçak sikur të vepronin më 1946, kur thuhej se:“pa Ahmet Zogollin nuk ka Shqipëri”, dhe po të ishte Zogolli në pushtet do të thonin se: “Pa Enver Hoxhën nuk ka Shqipëri”. Po, mirë a ishte Zogolli mbret nga viti 1929, dhe hiku për ta ruajtur lëkurën më 1939 por edhe pse i kishte jo më pak se 15 kontrata proitaliane,kur ky far Zogolli ia fali çka i kërkuan. E sa kontrata tradhtie i lidhi me Jugosllavë për të ardhur në pushtet, në bazë të dokumenteve që na janë lejuar janë jo më pak se gjashtë marrëveshje: 1. Ministrinë e Punëve të brendëshme në Shqipëri e drejton njeriu projugosllav; 2. Për xhandarmërinë jugosllave në Shqipëri; 3. Për koncesion Minjerën e Pukës Jugosllavisë; 4. Për falje të Shën Naumit dhe Taraboshit; 5.Për obligim të përdorimit të gjuhës serbe në Shqipëri dhe 6. Për korigjim kufijësh në mes trevës Pejës dhe Prizrenit në favor të Mbretërisë Jugosllave.

8.Një shembull që tregon se trupin e kemi plotë plagë koloniale

Të shohim tash se çka ishte nazifashizmi për shqiptarë.Me 1940 Italia e futi në armiqësi Shqiptarinë me popullin grek, i cili edhe ashtu majft kishte grabitur toka shqiptare. Por,më 1941 shkoi Ferat Draga në Tiranë, dhe bëri kërkesë te Jakomoni (Komesar italian) dhe Kolë Bib Miraka (kryetar i Partisë Fashiste Shqiptare) që Çarku i Mitrovicës t` i takoin Shqipërisë që ishte nën pushtetin e Viktor Emanuellit dhe Benito Musolinit.Kjo kërkesë ishte në kundërshtim me Marrëveshjën e Vjenës në mes Italisë dhe Gjermanisë për ndarjën e sferave të interesit në Ballkan. Çështja vajti deri atje, sa që personalisht Adollf Hitleri e dha verdiktin definitiv: “Zgjidhja e çështjës shqiptare ( muslimane-si shprehj ai,dok. gjerman) për Çarkun e Mitrovicës është e mundur që ajo popullsi të trasferohet brenda dy muajëve në pjesën tjetër që administrohet nga Italia mike”. Dhe, me që shqiptarët nuk pranuan të shpërngulën, Lidhja Popullore Shqiptare me seli në Beograd, e publikoi këtë qëndrim: “Ne shqiptarët në Jugosllavi më 1938 kemi qenë të shitur Turqisë. Tani kërkohet t` i shitemi Italisë së Kolë Bib Mirakës.Të shitur se të shitur, po kërkojmë që të mbesim pa u shitur në trojet tona” (1942). Mu për këtë qëndrim, pas 30 ditësh, agjentët e “Bella Rukës” serbianeia vranë vllaun Ali Dragës në Beograd, duke e përgojuar se u: “nxu dhe u vra nga një lavire që e kishte dashnore”. Madje kohë më vonë do të vritët në Tiranë Ilaz Agushi dhe në Shkodër djali i Isa Boletinit.Në fakt djali i Ferat Dragës ishte me gradë mjekut në Beograd.Por prapa të gjitha atentatetve qëndronte Bella Ruka e finanasuar nga Qeveria e Millan Nediqit. (Shiqo:AJ. Nediçeva Arhiva, viti 1942-Aranutsko pitanje, strogo pov. 1942/43, e ku është edhe Dosja për gjenocidin në Bihor në janar 1943.).Po në këtë Dosje është edhe Nëndosja e Kosta Peçancit ku thuhet se: “Posa ta marrë urdhërin, Llapi, Sitnica, Ibri dhe Drini, do të bartin dy mauj plisa dhe koka të shqiptarëve”.

9. Tani ku është Kosova dhe Shqiptaria

Shqipëria dhe Kosova sot janë dy shtete, kryetarët e të cilave nuk flasin për “hatër” të Sorrosit të Beogradit dhe Kremlinit. E vërteta, A. Sorros ka arritur që politikën shqiptare ta bëjë copa-copa. Dhe nuk ka rëndësi për te, a është Tirana pro, apo Prishtina kundër tij. Me rëndësi për Beogradin dhe Kremlinit është që këto dy shtete te të njejtit komb të janë të përçara. Këtë fakt Albin Kurti e ka të njohur dhe është fare larg lojës që luhet në Tiranë dhe Beograd. Por, Edi Rama po tetarizon dhe e ka zgjedhur rrugën e mitingjeve për të bërë politikë “kombëtare”. Dhe nuk ka fare rëndësi se kush e merr ujemin sot, as për mitingje, as për politikë masone, por me vlerë për Sorrosin është që plaga të mbetet e shënuar dhe madje pa diagnozë. Ai si mason që është, po shpreson se do të përfitoj nga anamneza, që “do ta kryen vet”, përmes mercenarëve që janë të shumtë, por pa diagnozë të ektraktivës, sepse minjerat i dukën pak të vlerëshme edhe pse i janë premtuar nga Beogradi.

Prandaj, lirisht mund të thuhet se shqiptarët politikisht janë më të përçarë se kurrë më parë. E vërteta, Fadil Hoxha dhe Enver Hoxha ishin të “përçarë”, por komunikonin pa probleme përmes Bije Vokshit për 30 vite rresht, dhe askush nuk pati fuqi t`i zbulojë. Tani, kreu i Qeverisë Shqipërisë dhe i Qeverisë Kosovës, nuk komunikojnë.Kush e mabn lidhjën në mes tyre nuk dihet. Por le të dihet se kur të zbulohet “lidhja e shkurtër” do të jetë fare i vonë sherimi. Madje, Edi Rama zbulohet se për kend po punon qe katër vite, dhe publikisht nuk ia jep dorën Albinit në Kotor më 16 maj 2024 fare. Jo vetëm kaq, Edi Rama e pati paditë Ramush Haradinin, e tash e shiqon Albinin kah përshëndetet me Evropianë dhe Amerikanë,kurse pasha i Tiranës pozon para kamerave televizive që të bëjnë horë për çdo grimasë, sikur të ishte Ali Pashë Tepelena. Unë mendoi e lexuesi le të pleqëroi se Albin Kurti është kah e luan lojën politike mjaftë mirë, por suksesi po mungon sepse përmes Kosovës Evropa dhe Amerika po provojnë ta largojnë Serbinë nga Rusia e ai largim nuk do të ndodhë kurrë. Këtë aksiomë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka të njohur në detale.

E vërteta, e keqja nuk mbaron me kaq. Më 17 maj 2024 në Bruksel ministrat e Këshillit Evropës e refuzuan Kosovën që të jetë antare, sepse Serbia më 29 vota, e Kosova me 131 vota kohë më parë u avulluan dhe avulli shkoi në konton e Kremlinit. Me këtë verdikt Franca dhe Gjermania treguan se dëshirojnë të fitojë Putini dhe Sorosi i Edi Ramës dhe A. Vuçiqit në çështjën e Ballkanit. E këtë pazar Edi Rama e ka bërë me gjestin e pozës në karrikë për minati të Lulzim Bashës, që foli drejtë në Këshillin e Evropës, kuptohet në favor të së drejtës dhe të Kosovës. E pra: Shqiptarë, bashkohuni në një front politik sepse askush nuk do të na nxjerr nga gremina nëse vet biem në te. Madje evropianet do të na shiqojnë nga bregu,kurse sllavët do të na zgërdhihën nga afërsia.Ndërsa Kremlini saluton.

10. Pse na e kthyen shpinën Franca, Gjermania dhe Italia

Në vendimet e këtyre shteteve që më 17 maj 2024 t` i kthehet shpina Kosovës dhe të përkahet Serbia nazifashiste, nuk ndodhë për herë të parë. E them publikisht se Serbia nazifashiste nuk do të largohet tani për tani nga prehri i Putinit dhe Kinës, për faktin se u përputhën ideologjitë totalitare. Mbi të gjitha, shqiptarët e Kosovës janë të shokuar, pse edhe SHBA të gjëndet në anën e Francës, kur e dijnë orientimin e Beogradit.I them opinionit se këto moralizime politike e kanë një bazë për t` i mbuluar Evropa gjurmët e identifikimit, se për kend punon në esencë. Po, do ta dali dikush so të thot se për: “ta shptuar Shqiptarinë NATO ka bomabrduar më 1999 agresorin serbian për 78 ditë, madje me 1058 aeroplanë”. Mbi këto realitete, do të dali një “asistent” i Llajçakut këto ditë dhe do të deklarojë: “Amerikanët e krijuan Republikën Serbe në Bosnje, pa qenë kurrë.Pse ne evropianët mos ta krijojmë një Republikë Serbe në Kosovë, madje me mundësi që Manastiri i Deçanit me kishat dhe komunat serbiane në Jug të Ibrit, mund ta shpallin një ditë eksteritorialitetin”.Pra, këtë realitet sot Kosova e ka të njohur.Po çka mund të bëjë nëse sërisht Edi Rama me sugjerim të A. Sorrosit kërkon nga Kosova që të “këmbehen territoret”. E vërteta, këtyre kërkesave shtesë dhe të njohura nuk u dihet fundi, sepse si duket janë pishman pse na ndihmuan të çlirohemi më 1999.

Në lidhje me tërë këtë relaitet, do të dalin opozitarët në Kosovë dhe do ta kritikojnë Qeverinë e Republikës Kosovës, për deshtim në Këshillin e Evropës. U bëhet pyetje publike, cilën rrugë e ofroni ju për të mbetur Kosova pa asociacionin serb. Madje duke shtuar faktet: Kush i fali Maqedonisë Debellden; kush ia fali Malit Zi Çakorin dhe Kullën; kush po kërkon që Veriu i Kosovës së pari të avansohet në Republikë serbe dhe kërkesa pa mbarim deri sa “Kosova të kthehet në okupimin Serbian”. E ne shqiptarët e Kosovës, nuk mund të luftojmë kundër tërë botës, por le të dihet se amanetin e Adem Jasharit nuk do ta harrojmë.

Nëse do të jemi të detyruar ta pranojmë pozitën e popullin nënshtruar, atëherë shqiptarët do ta përqafojnë shkollën e Hasan Prishtinës, Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit. Vetvendosja, mendoi se do të jetë në pushtet edhe për një kohë të gjatë me këtë filozofi që po e kultivon, por asociacionserbian nuk do të ketë, sepse dihet prapavia e saj. Madje populli shqiptar është edhe më i vëndosur për të kërkuar nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar jo verifikim të miqësisë, por verifikim të përkrahjës, sepse shqiptarët janë pro Perendimor.

Më 19 maj 2024 Shkrimi iu kushtohet: Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit