Lexoni edhe:
Asociacioni është një mollë sherri në zonën më të zjarrtë të Republikës së Kosovës.
Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra
mira e s’mirës, të bëhen bashkë, pozitë opozitë dhe paralelisht të shihet e të merret hap i mëtutjeshëm karshi të gjitha rrjedhave politike e ekonomike. Mos bëni përpjekje për një diferencim dhe diferencime të reja, se, kush është më i vogël e kush është ai i madhi. Ju të gjithë jeni njerëz përgjegjës para qytetarëve. Askush nuk do të duhej të jetë më i privilegjuar se tjetri. Atdhedashuria është mbrojtja e vendit dhe e qytetarëve të këtij vendi, jo shkatërrimi për inat të njëri-tjetrit.
ta pranoj se, nuk i di të gjitha aktet normative dhe rregulloret as të Kuvendit e as të Qeverisë. Kur është e domosdoshme të kërkohet dorëheqja e një qeverie para Kuvendit. Kur është mundësia e një rrjedhe për kërkesë të dorëheqjes, apo zgjedhje të reja. Megjithatë, mund të vijmë deri në përfundim, pavarësisht se, çfarë halli është deri te zgjedhjet e reja, me logjikën tonë: a) – Shkaktohet një vakuum i qeverisjes, një shpërdorim dhe një anarki në shërbimet administrative te qytetarët. Këta të fundit nuk i kanë faj askujt. Ata janë njerëz, që do të duhej të jenë të kyçur që nga këto paramendime për zgjedhje (dorëheqje, marrëveshje e ujdi,etj) e deri te votimet; ata duhet ta ndiejnë peshën e krejt asaj që do të shkaktohet brenda asaj kohe, deri sa të inaugurohet një qeveri e ardhshme; do të jetë e tepërt të përmenden shpenzimet në këtë kohë inflacioni, dhe kjo bëhet një vit para skadimit të afatit të rregullt të kësaj qeverie.
Asociacioni është një mollë sherri në zonën më të zjarrtë të Republikës së Kosovës.
Kësaj pune i thonë, “qeni të zotin s’e di” dhe as përgjegjësi e as detyrim, për obligimet ndaj qytetarëve në këtë periudhë kohore. Edhe ashtu ka mjaft probleme të përditshmërisë në të gjitha sferat, që kërkohet të jemi gjithnjë azhur. b) – Arsyen kyçe, nuk e ka gjetur opozita. Çelësi i vendosjes për zgjedhje të reja, para mandatit një vjet, nuk është i qartë para opinionit publik. Pos asaj pakënaqësisë se, pas një reformimi të mundshëm në sfera të ndryshme e edhe në atë të drejtësisë dhe gjyqësisë, dikush nga mesi i asaj opozite, do të ndihej i pakënaqur, sigurisht nga veprat e veta, secili për vetvete. Nuk është çelës për refuzimet që i bëjnë qeverisë, në mënyrë që të ngarkohet për kryerjen e disa obligimeve të Kuvendit të Republikës. Nuk është argument se, kjo qeveri nuk pajtohet me Serbinë, që të themelojë shtet mbi shtet. Nëse këtë të fundit e konsideron dikush si domosdoshmëri, na duket si paradoks. Se a duhet dhunshëm të jepet statut i tillë, kjo mbetet të shihet prej aleatëve tanë evropianë e amerikanë, e drejta jonë është të ruajmë, për aq sa mundemi integritetin territorial.
Jo lojëra e pazare. Dorëheqja në Kuvend e Qeverisë aktuale nuk është e argumentuar. Ne e kemi përmendur, dorëheqja e Qeverisë aktuale, do të thotë, vetë fajtore. Ai që po kërcënon se, javën e ardhshme, të tashme, do ta hedhim në Kuvend kërkesën, si duket, si zakonisht, është paguar ndonjë kokë zbrazët e interesxhi, sepse s’është hera e parë. Po kjo nuk do të quhet zgjidhje e problemeve të Kosovës. Këto janë vetëm disa pyka që i rrahim në trup me pamundësi të çahet lënda. Kësaj i thonë tollovi, mjaft, tash na po e vringëllojmë shpatën e interesit. E mira e s’mirës, të bëhen bashkë, pozitë opozitë dhe paralelisht të shihet e të merret hap i mëtutjeshëm karshi të gjitha rrjedhave politike e ekonomike. Mos bëni përpjekje për një diferencim dhe diferencime të reja, se, kush është më i vogël e kush është ai i madhi. Ju të gjithë jeni njerëz përgjegjës para qytetarëve. Askush nuk do të duhej të jetë më i privilegjuar se tjetri. Atdhedashuria është mbrojtja e vendit dhe e qytetarëve të këtij vendi, jo shkatërrimi për inat të njëri-tjetrit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".