Lexoni edhe:
Asociacioni i kushtëzuar de-fakto është skenar për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës
Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri
Se kur do të përsëritet ky momentum, është vështirë të thuhet se mund të arrihet në këtë vit, duke pasur parasysh se BE tani në qershor futet në zgjedhje dhe më pas periudha transitore e pushtetit apo vendosja e udhëheqjes së re në institucionet e BE, lë shumë pak për të shpresuar se anëtarësimi i Kosovës mund të vije në rend dite në komitetin e ministrave të jashtëm të KiE. Pastaj nuk dihet se cilat forca politike do të mbizotërojnë në mandatin e ardhshëm në strukturat e BE.
-Kosova ka humbur një momentum shumë të volitshëm që të anëtarësohej në Këshillin e Evropës si pasojë e mungesës së vullnetit të Qeverisë së Kosovës që ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, draft-propozimin e statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo u bë nga ana e Qeverisë së Kosovës, apo më mirë të themi nga kryeministri Kurti, për shkaqe elektorale që mos të shkonte në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke qenë apo hyrë në procesin e formimit të AKS-së, diçka që vet Kurti dhe organizata politike të cilën ai e drejton e kishin kundërshtuar edhe me dhunë duke e shndërruar kundërshtimin po ashtu edhe në kauzë politike përmes së cilës edhe erdhi në pushtet.
Asociacioni i kushtëzuar de-fakto është skenar për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës Lexoni edhe:
Nuk ka të bëjë asgjë me "anshmëri" të aleatëve tanë ndaj Serbisë, por dështimi për anëtarësim në KiE, ishte duke mos plotësuar një nga kushtet siç ishte edhe dërgimi i AKS-së në Kushtetuese nga ana e kryeministrit Kurti i cili në vend se ti shihte interesat e vendit, ai kalkuloi me interesa elektorale. Se kur do të përsëritet ky momentum,është vështirë të thuhet se mund të arrihet në këtë vit, duke pasur parasysh se BE tani në qershor futet në zgjedhje dhe më pas periudha transitore e pushtetit apo vendosja e udhëheqjes së re në institucionet e BE, lë shumë pak për të shpresuar se anëtarësimi i Kosovës mund të vije në rend dite në komitetin e ministrave të jashtëm të KiE.
Pastaj nuk dihet se cilat forca politike do të mbizotërojnë në mandatin e ardhshëm në strukturat e BE. Por kurdo që Kosova do të marrë një dritë jeshile për të proceduar tutje në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, kushti i parë dhe më i rëndësishmi që duhet ta plotësoj dhe që do t'i kërkohet është procedimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Se cila qeveria që do të vjen në Kosovë, do ta ketë këtë kushtëzim, po them se cila qeveri pasi zgjedhjet parlamentare në Kosovë priten të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Ndoshta periudha më optimale për Kosovën sa i përket procesit të anëtarësimit në Këshill të Evropës do të jetë pjesa e parë e vitit të ardhshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".