Kushti i vendosur ndaj Kosovës për anëtarësim në KiE rrezikon të paraqitet kush edhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kushti i vendosur ndaj Kosovës për anëtarësim në KiE rrezikon të paraqitet kush edhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Kushti i vendosur ndaj Kosovës për anëtarësim në KiE rrezikon të paraqitet kush edhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Muhamet Kelmendi

  • 24 May 2024 - 22:28

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Edhe këtu në Asamblenë Parlamentare të NATO-s ka mundësi që përgjigja të jetë negative. Nuk bëhet këtu diskutim se a i plotëson Kosova kushtet. Këtu bazë është vetëm kushti politik i paraqitur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Vullneti politik, me siguri do të jetë i njëjtë si në KiE. Ky është kusht politik, që nuk ka lidhje me nivelin e ndërtimit të shtetit. -Kushtit i paraqitur për Asociacion nga treshja e BE-së për anëtarësim në KiE, mendohet se ka vlerë edhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

 

Kosova ka aplikuar për statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, por edhe këtu nga ana e shtetit serb u bë dhe po bëhet presion të anëtarët e Asamblesë dhe vetë të NATO-s që të mos pranohet Kosova në anëtarë të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Shteti i Kosovës i ka plotësuar të tëra kushtet për anëtarësim edhe në AP të NATO-se. Mbetet vetëm vullneti politik. Franca, Gjermania dhe Italia e kushtëzuan anëtarësimin në KiE me Asociacion si një kusht që fare nuk ka të bëjë me nivelin e shtetit të Kosovës për anëtarësim. Kushti ishte dhe mbetet i karakterit politik, që nënkupton se Kosova si shtet i ka plotësuar të gjitha kërkesat për anëtarësim në KiE dhe edhe për fitimin e statusit të asociuar në AP të NATO-s. Ky kusht ( shih: Asociacioni), nëse është në fuqi, prapë ndikon në mos pranimin e Kosovës në pozitën e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

 

Takimi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s mbahet nga 25 deri me 27 Maj në Sofje të Bullgarisë. Është konfirmuar në agjendën e publikuar se Asambleja Parlamentare e NATO-s do të marr vendim edhe për kërkesën e Kuvendit të Kosovës që Kosova të bëhet anëtare e asociuar. Në këtë takim do të diskutohen edhe reformat e thella të partneriteteve, dhe të vetë NATO-s në 75 vjetorin e themelimit. Edhe gjendja në Ukrainë do të zënë vend të rëndësishëm, sikundër edhe sfidat në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky është takim i 281 anëtarëve të Asamblesë nga 32 vendet anëtare të NATO-s, së bashku me rreth 100 anëtarë nga 25 vende partnere. Natyrisht se është tejet e rëndësishme që Kosova të pranohet në anëtare të asociuar. Kundër ka dalë deri më tash shteti serb. Në letrën që e ka dërguar Instituti Ndërkombëtar për Sigurinë me qendër në Beograd thuhet: " Kërkojmë që Asambleja Parlamentare e NATO-s që të mos e miratoj statusin e Kosovës si një anëtare e asociuar e organizatës në seancën që pritet të mbahet të premten.

 

Pranimi i Kosovës në këtë status do të ishte vendim i dëmshëm". Edhe vetë shteti serb ka kërkuar nga Asambleja që mos të pranohet Kosova me statusin e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, përkundër kësaj, Kosova është pranuar nga 117 shtete në shtet të pavarur dhe sovran. Këtej pritet të votohet në bazë të këtij parimi, e jo të kushtit të vendosur ndaj Kosovës. Roli i Francës, i Gjermanisë dhe i Italisë është i madh edhe këtu. Pas këtij vendimi të tri shteteve që janë edhe anëtarët të BE-së është edhe vetë SHBA-a që e ka një ndikim të madh. Kushti i Asociacionit i paraqitur për Kosovën nuk është hequr. Ai qëndron për të gjitha proceset e integrimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare. Edhe këtu në Asamblenë Parlamentare të NATO-s ka mundësi që përgjigja të jetë negative. Nuk bëhet këtu diskutim se a i plotëson Kosova kushtet. Këtu bazë është vetëm kushti politik i paraqitur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Vullneti politik, me siguri do të jetë i njëjtë si në KiE. Ky është kusht politik, që nuk ka lidhje me nivelin e ndërtimit të shtetit. Ndaj Kosovës po kërkohen veprime që nuk ndërlidhen me elementet që kërkohen për anëtarësim nga shteti. Raportet me shtetin serb u bënë kushte për Kosovën në KiE. Ky kusht pritet të jetë prezent edhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Shtetet dhe vetë BE nuk e kanë larguar këtë kusht. As SHBA nuk është kundër. Pritet ëe veprohet njëjtë si në KiE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".