Shqiptarët gjenden në udhëkryqin serioz ndërmjet interesave gjeopolitike

Shqiptarët gjenden në udhëkryqin serioz ndërmjet interesave gjeopolitike
Shqiptarët gjenden në udhëkryqin serioz ndërmjet interesave gjeopolitike

Agim Bajrami

  • 26 May 2024 - 08:38

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Në këto zhvillime ndërkombëtare, interesat shqiptare janë të pozicionuar përkrah interesave të aleancës perëndimore si mënyrë e vetëm e ekzistencës së tyre si komb në përplasje të gjeopolitikës dhe civilizimeve ndërkombëtare nga agresioni i lindjes ndaj vlerave dhe demokracisë perëndimore . Lidershipi politik i shqiptarëve, qoftë në Kosovë, dhe Shqipëri ,do të duhej të tregoj përgjegjësin maksimale përgjatë këtyre zhvillimeve ,duke qenë thellësisht të koordinuar me shtetet aleate të miqve ndërkombëtar, dhe institucionet të cilat i përfaqësojnë ato e të avancohej me seriozitetin e vendimmarrjes politike.

 

Që nga koha e kongresit të Berlinit të fund shekullit të 19 ku fuqitë evropiane Britania e Madhe,Franca dhe Rusia si fuqi më ndikim në zhvillimet evropiane dhe ndërkombëtare, arritën marrëveshjen e interesave të tyre, ku interesat e sllaveserbe në rajonin e Ballkanit u avancuan me zgjerim të territoreve të tyre të favorizuara në dëm të interesave shqiptare,dhe të interesave të gjermanëve në Evropën qendrore, ku për pasojë të këtyre marrëveshjeve u shkaktuan luftërat ballkanike ,lufta e parë dhe e dytë botërore. Dhe në përfundim të këtyre luftërave dolën të dëmtuara shqiptarët dhe gjermanët. Dhe në kuadër të zhvillimeve të interesave të gjeopolitikës evropiane e globale aktuale po diktojnë aleancës të interesave të përbashkëta të politikave kombëtare të atyre britanikeamerikano-gjermane në projektin e tyre të interesave politik te shtrijnë aleancën e partneritet me shqiptarët në Ballkan, duke iu kundërvënë Serbisë si aleatë e pozicionuar në aleancën e lindjes, të kryesuar nga Rusia,Kina,Irani por Franca dhe Hungaria .

 

Diplomacia britanike është e pozicionuar qartë në zhvillimet ballkanike dhe më gjerë,dhe se në çfarëdo konflikti të mundshëm të interesave ndërkombëtare në Ballkan do të mbetet në anën e shtetit të Kosovës dhe tani së fundi në mbështetjen e hekurudhës Prishtinë - Tiranë-Durrës, duke iu kundërvu interesave të Kinës në ndërtimin e hekurudhës Beograd-Novi Sad- Budapest/Hungari. Në këto zhvillime ndërkombëtare, interesat shqiptare janë të pozicionuar përkrah interesave të aleancës perëndimore si mënyrë e vetëm e ekzistencës së tyre si komb në përplasje të gjeopolitikës dhe civilizimeve ndërkombëtare nga agresioni i lindjes ndaj vlerave dhe demokracisë perëndimore . Lidershipi politik i shqiptarëve, qoftë në Kosovë, dhe Shqipëri ,do të duhej të tregoj përgjegjësin maksimale përgjatë këtyre zhvillimeve ,duke qenë thellësisht të koordinuar me shtetet aleate të miqve ndërkombëtar, dhe institucionet të cilat i përfaqësojnë ato e të avancohej me seriozitetin e vendimmarrjes politike , se ruajtja,zhvillimi dhe avancimi i interesave perëndimore, janë interesat vitale të vetë qenies të ekzistencës kombëtare shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".