Kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja nuk është serioze

Kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja nuk është serioze
Kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja nuk është serioze

Blerim Burjani

  • 27 May 2024 - 19:48

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Kjo legjislaturë ishte e dobët, joprofesionale, inatçore, e pa sjellshme dhe e pa aftë plotësisht. Nëse veç ka gatishmëri grupet parlamentare duhet të merren vesh për mënyrën se si të vijnë deri tek zgjedhjet e ardhshme.

 

Ato parti që kërkojnë dorëzim të Kurtit, apo dhënie dorëheqje nga ai nuk janë në favor të zgjedhjeve të parakohshme. Partitë politike në emër të kërkesës për shkuarje në zgjedhje të reja, ato opozitare, po bëjnë lojëra politike duke diskutuar se cila është rruga më e mirë për tu larguar Kryeministri Kurti nga pozita e tij. Të gjitha partitë opozitare që donë zgjedhje duhet të pranojnë çfarëdo mënyrë të rrëzimit të kësaj qeverie. Kjo është më e sinqertë se për të bërë lojëra se a duhet të pranoj dështimin përmes dorëheqjes, mocionit apo shpërbërjes. Më e lehtë është shpërbërja e Kuvendit, edhe ashtu kjo legjislaturë është e dështuar plotësisht, andaj më mirë është shkojnë në shtëpi të gjithë pa dallim. Kjo legjislaturë ishte e dobët, joprofesionale, inatçore, e pa sjellshme dhe e pa aftë plotësisht. Nëse veç ka gatishmëri grupet parlamentare duhet të merren vesh për mënyrën se si të vijnë deri tek zgjedhjet e ardhshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".