Lexoni edhe:
Kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja nuk është serioze
Shkruan:ANALISTI- Arsim Aziri
Në politikë nuk sjellë dobi aspekti formal! Kjo sjellje shërben sa për t’u dukur, po ashtu edhe sa për ta prekur imazhin si gjendje fokusi. Fillimisht konsideroj se partitë politike opozitare nuk e kanë edhe krejt të sinqertë kërkesën për zgjedhje të reja. Ato janë për qëllimin e njëjtë por duke dalluar thellësisht në mjetet e tyre rreth këtij procesi, duke quar kështu në mos seriozitetin e tyre politik.
-Nëse duan njëmëndësisht ta qojnë vendin në zgjedhje, do të mund të dakordoheshin pa ngurrim, përmes një date duke e votuar shkarkimin e kuvendit dhe duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të reja, jo edhe duke përcaktuar se si duhet të veproj i pari i qeverisë, apo cili duhet të jetë qasja e tij. LDK-ja, sikur përpiqet përmes opsionit që posedon për zgjedhje të reja, ta paraqes të dobët kryeministrin aktual dhe kësisoj ta dëmtoj edhe në aspektin publik, për të cilin version konsideroj se asnjëherë s'do pajtohet partia në pushtet. Kjo njëherit nuk përbën edhe bazë logjike, duke quar kështu në mos seriozitet rreth çështjeve që kinse po i duan. Pra dilemat dhe frika se zgjedhjet e ardhshme do të shkaktojnë serish turbulenca të mëdha politike në vend, sikur e ka ngritë në këmbë pothuaj gjithë opinionin e padenjët të garniturës "analitike" e "gazetareske" në vend.
Kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja nuk është seriozeLexoni edhe:
Siç e dimë tashmë, pjesa dërrmuese e të ashtuquajturve "analisteve politik ", dikur tentakule të ish pushtetit, kanë filluar ta ndjejnë akoma më shumë frikën e zgjedhjeve dhe kësisoj për të minimizuar potencialisht rritjen elektorale të partisë në fuqi lëshojnë si zakonisht akuza pa bazë të mirëfilltë kritike, dhe me të vetmin qellim, propagandimin destruktiv për gjëja punë të dëmshme dhe jo në interes të shtetit, dhe ardhmërisë së tij. Këtë vend, dorën në zemër, duke pasur në konsideratë edhe perceptimin e gjithsecilit, e ka degraduar tej mase pushteti i mëhershëm parcial, duke qenë herë në forma të vetme e herë me kombinime fatale. Prandaj edhe kishim referendumin e 14 shkurtit, pra si shenje revolte popullore për keqpërdorimin e tej zgjatshim, 20 vjeçare. Konsideroj se partitë tashme të njollosura deri në palce, duke e pasur për bazë 14 shkurtin 2021, përfshi edhe sondazhet e tanishme, do duhej reformimin ta shihnin si emergjencë procesuale, duke besuar sadopak në përmirësimin e tyre në relacion me opinionin e gjerë qytetare.
Pa një version të freskët politik, dhe pa ndonjë liderizëm të dëshmuar e të pa përfshirë në politike, natyrisht pa emergjencën fondamentale, vështirë se do të artikulojnë premisa potenciale për rezultate të pritshme. Kjo ish dashtë më qenë kushti e pa tej kalueshëm për t'i nisur ata-partitë opozitare drejt një verifikimi të ri elektoral.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".