![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/28/200x200_1-Copy-1071716874625.jpg)
Lexoni edhe:
Duan zgjedhje e nuk duan të shkarkohen, kjo është cirkusiada e kërkesës opozitare në parlament
Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri
Edhe pse në fjalorin e përditshmërisë politikë të opozitës së inkriminuar, kërkesa për zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri të re, është kryefjalë e diskutimeve "madhore", në vend se të mblidhen të gjitha partitë, të merren vesh ndërmjet vete dhe të vendosin bashkërisht, për shpërbërjen e Kuvendit, mosmarrëveshjet për rrugën e shkuarjes në zgjedhje, ndërmjet vet partive opozitare, në njërën anë të PDK-së dhe n ë anën tjetër të LDK-së dhe AAK-së, sa po vijnë e thellohen.
-Madje përderisa PDK kërkon shpërbërjen e Kuvendit, LDK dhe AAK, si hap të parë, as që e duan shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, por në kohën kur ka ngelur më pak se një vit, deri në afatin ligjor të mbajtjes së zgjedhjeve kushtetuese, ato për habi, kërkojnë “dorëheqjen” e Kryeministrit Kurti. Krejt kjo dëshmon se mosbesimi i qytetarëve në raport me ish pushtetarët që tash përbëjnë opozitën, është duke u thelluar përditë e më shumë, opozitar të çuditshëm të cilët e kanë plotë gojën akuza për dështim nga Qeveria Kurti, dhe vet kërkojnë zgjedhje, por në realitet, nuk duan as zgjedhje, as ta shkarkojnë Kuvendin sepse ju zbrazen xhepat e tyre, nga eurot që vazhdojnë të marrin kot dhe në mënyrë fare të pamerituar.
Për aq më tepër PDK dhe LVV, pra partia në pushtet dhe partia më e madhe opozitare, janë dakorduar që në zgjedhje të shkohet, vetëm pasi të jetë ngritur mocioni për shpërbërjen e Kuvendit, kurse shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, llafazani Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha para gazetarëve se, sipas tij, mundësia e vetme për zgjedhje të parakohshme është "dorëheqja" e kryeministrit Kurti. Dhe sikur mos të mjaftonte kjo demagogji e llojit, sipas pallavrave të Arben Gashit, LDK nuk pranon "për asnjë çmim”, shpërbërjen e Kuvendit dhe shuarjes së mandatit kushtetues të Qeverisë, sikur partia e tij, të mos ishte e treta me radhë, por të zotëronte mandat të mbifuqishëm ndaj partive tjera dhe e vetme, të mund të përcaktonte, se si, kur dhe në çfarë mënyre mund të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ani pse qytetarët e njohin mirë dhe e kanë të qartë, se partia e Gashit, është partia e dytë opozitare. Kurse shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, shkoj edhe më larg, duke u shpreh në formë diktimi, e madje edhe në mënyrë urdhërore se si "ky kryeministër o do të rrëzohet, o do të japë dorëheqje, rrugë tjetër nuk ka!?
Ai përsëriti qëndrimin e mini-partisë së tij, e cila edhe ashtu, pas bashkëqeverisjes me "listën srpska", po shkon drejt rënies rapide, nën pragun zgjedhor, se ata si partia me më së paku, për të mos thënë, me aspak ndikim në vend dhe Kuvend, duan shkarkimin e qeverisë ose dorëheqjen e kryeministrit në mënyrë që vendi të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme... Përndryshe sipas fantazive të Besnik Tahirit të AAK-së, nëse nuk mbështetet shkarkimi apo dorëheqja e Kryeministrit Kurti, PDK dhe VV, paskan marrëveshje të fshehtë!.... Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka përsëritur qëndrimin e PDK-s se vetëm me shpërbërjen e Kuvendit, hapet rruga e shpejtë e shkuarjes në zgjedhje dhe "ultimatumi" i tij ishte që kjo të ndodh gjatë kësaj jave, brenda dy ditësh, e “Nëse edhe dy ditë nuk arrijmë një dakordim të tillë, vendi do t’u nënshtrohet zgjedhjeve të rregullta ashtu siç e parasheh kushtetuta”, ka deklaruar Tahiri i PDK-s.
Pro zgjedhjeve të parakohshme u deklarua edhe Vetëvendosje përmes anëtarit të saj Adnan Rrustemi i cili tha se në kryesin e Kuvendit nuk ka pasur kërkesë zyrtare nga asnjë parti opozitare, për caktimin e seancës së shpërndarjes së Kuvendit, prandaj edhe nuk ka marrëveshje për zgjedhje. “Nëse opozita dhe komplet spektri politik, dakordohen për mënyrën e të shkuarit në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, në të kundërtën, vazhdon puna për përmbushjen e programit politik dhe qeverisës në raport me zotimet e dhëna në zgjedhjet e fundit”, deklaroi Rrustemi. Andaj kjo lojë e paturp politike dhe psikologjike e opozitës, do të ndikojë në atë mënyrë në bindjen e qytetarit, sa ta shpërblej përsëri me votë partinë në pushtet dhe ta ndëshkojë sa më rëndë opozitën e paskrupullt, në zgjedhjet që do të mbahen, kurdo qofshin ato, për lojën që bën jo vetëm me fatin por edhe me nervat e qytetarit, duke bllokuar për muaj e ndoshta edhe vite, marrëveshjet ndërkombëtare, në Kuvend,të cilat do ta përmirësonin jetën e qytetarëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".