Lexoni edhe:
Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk diktohen nga lakmia e kapjes së pushtetit kundër interesave të shtetit
Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani
Merreni me mend se në çfarë derexhe të vdekjes ra Kosova pas luftës dhe i erdhi rendi kopilit të Titos, Isa Mustafës të fol në emër të Kosovës, që ky kopil, pra Isa Mustafa e kishte tërë gjoksin deri në kërthizë me medalje nga qeni plak Tito dhe kasapi i Ballkanit , Slobodan Milosheviq dhe nga ortaku i tij, Hashimi i Brojës. Hashimi gjatë luftës thuaj lirisht ishte hero i gjallë, e pas luftës i verbuar dhe i sëmurë mentalisht.
-Kur është fjala e Asociacionit tashme edhe naivët më të mëdhenj deshën apo s´deshën kanë filluar për ta pranuar se "kopilin në derë" na lanë ata që interesat e tyre personale dhe karrieriste i kishin vënë mbi interesat shtetërore dhe kombëtare. Zullum të madh na kanë bërë dhe na lanë edhe pse disa shpirtshitur dhe faqezinj, 0 janë munduar me mish e me shpirt për të "lare m.. me shurrë". U doli boja dhe u mbështetën për muri edhe pse më besoni se akoma ka asi farë race langonjsh që e mbrojnë me fanatizëm, por këtij grupi nuk duhet t´i pritet dëm dhe t´i zihet për të madhe se nuk kanë pasur fiqir fare. E kur jemi këtu mu kujtua një thënie e Muhamedit a.s.. Ishin tubuar të gjithë zullumqarët dhe ajo racë që e kishin sulmuar, kishin gënjyer, shpifur, ofenduar... çka do ju bëjmë këtyre?" I falim dhe shumë mbesin të habitur përse? I fali se nuk kanë ditur se çka po bëjnë? Pra, duhet falur disa që kanë qenë hajvan, kurse ata që kanë vepruar për interesa të veta personale dhe kundër shtetit dhe kombit të ndëshkohen deri më litar qafirët, sepse i besuan Serbisë fashiste dhe harronin se ajo nuk zbaton asnjë marrëveshje. Serbia ndryshe nënshkruan dhe ndryshe vepron, se janë të betuar se nuk do e falin Kosovën dhe pse akoma në Kushtetutën e tyre e konsiderojnë Kosovën si të tyre.
Merreni me mend se në çfarë derexhe të vdekjes ra Kosova pas luftës dhe i erdhi rendi kopilit të Titos, Isa Mustafës të fol në emër të Kosovës, që ky kopil, pra Isa Mustafa e kishte tërë gjoksin deri në kërthizë me medalje nga qeni plak Tito dhe kasapi i Ballkanit , Slobodan Milosheviq dhe nga ortaku i tij, Hashimi i Brojës. Hashimi gjatë luftës thuaj lirisht ishte hero i gjallë, e pas luftës i verbuar dhe i sëmurë mentalisht. U sëmur mentalisht sepse një njeri i shëndoshë nuk do hynte në valle dhe të bënte dyzen ahengu me udbashin me librezë zyrtare, Baton Fazli Haxhiun, që gjatë luftës e dënuan me pushkatim dhe më vonë ky Hashimi lëre që e afron rrotull tij por edhe i largon shumë bashkëluftëtarë. Këta të dy e mos qofshin dhe mbajeni mend se nuk do shohin ditë të bardhë, se hynë në koalicion me spiunë të KGB-së, me spiunë të vëllezërve Kariq, nuk do përtoja t´i përmendi më emër, po me nder jush e përlyejnë edhe shkrimin dhe muhabetin.
Sido që të jetë, Kosova duhet bërë çdo gjë që të veprohet drejt dhe sipas kushtetutës së Kosovës që të mos falet dhe të mos dëmtohet asgjë, sepse mjaftë është falur, bile kanë qenë gati edhe për t´i ra sakicë dhe gërshërë hartash Kosovës që ta copëtojnë si më parë që asnjë komb në botë pos shqiptarëve nuk ka që jetojnë në pesë shtete dhe se shqiptarët kufizohen me shqiptarët. Pra, këtë kopil deshën të na e lënë edhe më shumë duke i shitur pjesët e Kosovës sepse nuk mjaftuan mijëra hektarë toke si me Malin e Zi, si andej kah Maqedonia që tani po i thonë Maqedonia e Veriut.
Pra me mençurinë më të madhe duhet punuar në këtë drejtim dhe të mos i përbuzim miqtë tanë që historikisht na kanë ndihmuar deri sa jemi këtu që jemi se nuk do ishim pa ndihmën e tyre më besoni. Pra, duhet të kemi kujdes të mos i prishim raportet e mira deri në themel.
Mendoj se edhe për një gjë nuk duhet prishur raportet se me ndihmën e tyre na kanë pranuar më tepër se gjysma e botës. Pra askush nuk kërkon që të bëhet një shtet në një shtet, por si thamë të bëhet ajo si e parasheh Kushtetuta e vendi dhe si ajo që ata “dylberat” e mëparshëm që bënin dyzen ahengu në hotelet më të shtrenjta të botës me para të buxhetit të shtetit, nga djersa e taksapaguesve dhe e popullit. por të veprohet që të mos dëmtohen interesat e popullit, të vendit dhe raportet me miqtë tanë të moçëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".