Lexoni edhe:
E rëndë: Ky është 1-vjeçari kosovar që vdiq pasi u godit nga një veturë
Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Edhe pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, shumë grupe serbe janë krijuar dhe janë të përgatitura për të hyrë në Kosovë. Këtej kërkohet që Kosova të rrite përkujdesjen dhe njësitë e armatosura të policisë së Kosovës. FSK kërkohet të rritet dhe të armatoset. I tërë populli të jetë gati. Natyrisht se përgjegjësia bie kryesisht mbi KFOR-in dhe policinë e EULEX. Mirëpo, forcat e tilla e kanë lënë radhën tek Policia e Kosovës. Në anën tjetër, forcat ndërkombëtare veprojnë sipas vendimeve të marra nga politika. Mandati i dikton veprimet.
E rëndë: Ky është 1-vjeçari kosovar që vdiq pasi u godit nga një veturëLexoni edhe:
Pa asnjë interes tjetër, por atdheu mbi të gjitha duhet të jetë përcaktim politik e nacional i gjithë spektrit politik të vendit pa dallim. U mbush një vit nga koha kur vazhduan dhe eskaluan veprimet e dhunës në katër komunat e veriut të Kosovës nga grupet kriminale të organizuara nga shteti serb. Në atë kohë pati dhunë të egër kundër zyrtarëve ndërkombëtarë dhe vendor. Nga aksionet e tilla krimanale u plagosën mbi 60 ushtar të KFOR-it. Sulme bënë edhe ndaj gazetarëve të Kosovës dhe ndaj administratorëve të dalë nga vota. Të sulmuar nga grupet kriminale serbe pati edhe shumë police vendor të lënduar. E tërë Republika u sulmua frontalisht. Veprimet e tilla serbomadhe u drejtuan kundër shtetit sovran të Kosovës. Pretendimet mbesin të njëjta. Më vonë Qeveria e Beogradit dërgoj edhe forca të mëdha dhe të armatosura në Kosovë. 24 shtatori i vitit 3023 nuk harrohet. Ra heroikisht Afrim Bunjaku.
Armiqtë u shpartalluan. Ranë 3 element terroriste dhe ikën të tjerët në Serbi. Republika e Kosovës edhe tash po vazhdon të kërcënohet nga shteti serb. BE dhe forcat tjera ndërkombëtare nuk po marrin masa ndaj Serbisë. Nuk dhanë asnjë sanksion. Priten veprime kriminale të armatosura nga Serbia në Kosovë. Edhe pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, shumë grupe serbe janë krijuar dhe janë të përgatitura për të hyrë në Kosovë. Këtej kërkohet që Kosova të rrite përkujdesjen dhe njësitë e armatosura të policisë së Kosovës. FSK kërkohet të rritet dhe të armatoset. I tërë populli të jetë gati. Natyrisht se përgjegjësia bie kryesisht mbi KFOR-in dhe policinë e EULEX. Mirëpo, forcat e tilla e kanë lënë radhën tek Policia e Kosovës. Në anën tjetër, forcat ndërkombëtare veprojnë sipas vendimeve të marra nga politika. Mandati i dikton veprimet. Por, kjo pozitë, kur është çështja e atdheut, nuk e ka atë forcë. Për atdhe flijohet edhe jeta.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".