Lidershipi i Kurtit është i pakontestueshëm

Lidershipi i Kurtit është i pakontestueshëm
Lidershipi i Kurtit është i pakontestueshëm

Agim Bajrami

  • 31 May 2024 - 16:35

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Kurti njihet i vendosur në luftën e tij kundër kundërshtarëve të tij politik, dhe është e pa besueshme se Presidentja Osmani mund të jetë përjashtim edhe përmes teatrit të saj të të viktimizueres . Me të gjitha gabimet e tija ,Albin Kurti edhe më tej mbetet lider i masave të gjëra popullore, e sidomos tek të rinjtë!

 

Presidentja e vendit, znj. Osmani njihet për karrierën e saj politike në LDK, herë duke iu ofruar Fatmir Sejdiut, e duke i kundërshtuar të tjerët , si dhe duke i sharë e urryer përfaqësuesit e UÇK-së që përfaqësonin institucionet e Republikës së Kosovës. Ajo me dinakërinë e hipokrizisë, luante rolin e viktimës në kohën e përçarjes së LDK-së, e duke e paraqit vetën në publik si viktimë e qëndrimeve të kryetarit të atëhershëm të LDK-së Isa Mustafës . Kjo VJOSA Osmani pikërisht nga ajo LDK-ja, që sipas saj ishte e "viktimizuar" e kishte dërguar me shpenzimet e shtetit, në studimet në Amerikane për aftësinë si kuadër e LDK-së. Ajo duke e nuhat rënien e partisë së vetë (LDK) te votuesit e publikut kosovarë, e luajti lojën e viktimës dhe duke filtruar me LVV të Albin Kurtit dual në kundërshtim me qëndrimet politike të partisë së saj ,dhe u shfaq si e viktimizuar nga udhëheqja e partisë së saj ,dhe publiku e pranoj me sentimentalizëm dhe iu bashkëngjit frontit të revolucionit të Albin Kurti, "për ndryshime dhe kthesa të thella në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës" siç thoshte lideri opozitar i atëhershëm Kurti nga "kapja e shtetit". Dhe e "viktimizuara e sërishëm " e Vjosa Osmani, sipas serialeve të saja të dikurshme , tanimë ndaj qeverisë Kurti, vështirë se do i dhezë "fitorja e sërishme", sepse dallojnë shfaqjet, metodat, kohërat dhe subjekti viktimizues aktual i saj ,dhe ndjesia e publikut për të viktimizueren.

Ndoshta e vetmja ndjesi për të" viktimizueren " mund të jetë ndonjë mentor i ndonjë autoriteti të përfaqësie diplomatike jashtë vendit. Vjosa Osmani për tre vite e gjysmë nuk ka shprehë asnjë fjalë apo ndonjë rishikim të politikës së jashtme ,siç thotë ajo tani ,si përgjegjësja kryesore e politikes të jashtme skandaloze të Kosovës, edhe kur dihet se përfaqësuesja e partisë së saj e drejton dhe e ka përgjegjësin për dikasterin e diplomacisë kosovare. Dhe deri më tani , presidentja, asnjë kritikë,vërejtje apo iniciativë për reforma të munguara në diplomaci të cilën tani ajo e kritikon nuk ka pasur, diplomacinë të cilën ajo e ka koordinuar "me telefon e pa telefon"..

Por vështirë, se shfaqjet e viktimizimit të presidencës, për dështimet e saja në politikën e saj të diplomacisë, duke u përpjekur që gjatë tërë mandatit qeveritar , të jetë pjesë e mendimeve dhe qëndrimeve politike të kryeministrit Kurti,shfaqjet e saja të viktimizimit vështirë se do e shpëtojnë nga shkarkimi. Nuhatja se presidentja edhe mund të shkarkohet nga "viktimizuesi Kurti" vështir se do e ndihmojnë. Kurti njihet i vendosur në luftën e tij kundër kundërshtarëve të tij politik,dhe është e pa besueshme se presidentja Osmani mund të jetë përjashtim edhe përmes teatrit të saj të te viktimizueres . Me të gjitha gabimet e tija ,Albin Kurti edhe më tej mbetet lider i masave të gjëra popullore, e sidomos tek të rinjtë...?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".