Veriu i Kosovës është dëshmi besnike që tregon përkushtimi dhe guximi për veprim sipas ligjit në çdo cep të shtetit për garantimin e sovranitetit

Veriu i Kosovës është dëshmi besnike që tregon përkushtimi dhe guximi për veprim sipas ligjit në çdo cep të shtetit për garantimin e sovranitetit
Veriu i Kosovës është dëshmi besnike që tregon përkushtimi dhe guximi për veprim sipas ligjit në çdo cep të shtetit për garantimin e sovranitetit

Arsim Aziri

  • 31 May 2024 - 16:38

Shkruan:ANALISTI-Arsim Aziri

Problemi i strukturave paralele në komunat e veriut të Kosovës, ku dominon popullata me përkatësi të komunitetit serb, ka qenë gjithnjë i pranishëm në Kosovën e pasluftës , dhe për më keq asnjëherë nuk ka qenë fokus shtetëror që njëherë e mirë të zgjidhet për të mos qenë shqetësim i popullatës civile dhe problem i funksionimit të institucioneve paralele. Duke qenë i përmasave të mëdha, mbase nuk është trajtuar ligjërisht, ka ditur që t'i përcaktoj edhe politikat destruktive në krejt ato anë.

 

Nuk duhet harruar assesi se këtij problemi i ka kontribuar masivisht e në mënyrë të vetëdijshme edhe heshtja apo lidhja e hershme e qeverive të kaluara me pretekste mbi të gjitha biznesore. Ama, sot, ato pjesë kanë marrë krejt tjetër trajtim, normalisht duke e parë brenda konturave normative e ligjore, që normalisht shkaktarë e saj ka qenë qeveria aktuale. Sot, në atë zonë, po vlen kushtetutshmëria, e cila qysh moti ka qenë e rrugës të jetë formula e implementimit, ama fatkeqësisht ka munguar seriozitetit dhe guximi, duke e quar ne harresë atë pjesë dhe duke e bërë ta padobishme si zonë territoriale. Prishtina zyrtare, gradualisht e me guxim e ka filluar procesin e implementimit të aspektit normativ, duke organizuar zgjedhje krejtësisht ligjore, duke shtrirë nivelin e inspektimit sa i përket dukurive negative, kapjen e bandave dhe sjelljen e tyre para drejtësisë siç është rasti i Banjskës, përfshi edhe thyerjen e ideologjisë mbretëruese në atë zonë, "këtu është Serbi".

Pushteti aktuale po e bën atë që s'është bërë që 20 vite, ka filluar ta çliroj nga makthi atë pjesë nga ndikimi i lirshëm i strukturave paralele. Për ta fituar betejën për shtrirjen e rendit kushtetues e të ligjit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk ka qenë një përgjegjësi e lehtë, por serioze dhe me plotë rreziqe. Kjo u provua dhe dëshmuar pas zgjedhjeve të vitit ta kaluar për katër komunat e veriut në të cilat dhanë fillimisht dorëheqje zyrtarët e tyre me telekomandë nga Beogradi, dhe më pastaj bojkotuan zgjedhjet e reja të shpallura nga Republika e Kosovës. Pra pikërisht më 29 maj të këtij viti edhe u rrumbullakësuar një vit i plotë nga dita kur në veri të Kosovës grupe të kriminale të organizuara dhe dirigjuara nga Serbia me qëllim mos lejimit të ushtrimit të detyrës zyrtare të katër kryetarëve në veri sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe gazetarët e pranishëm të cilët po përcillnin fillimin e mandatit të kryetarëve të zgjedhur legalisht e ligjërisht. Pikërisht nga ky rast u tregua se si kompromisi dhe ndikimi I politikës ka bërë që kriminelët e vërtetë dhe grupet huligane të mbeten të pa ndëshkuara, derisa në trazirat e filmuara institucionet e rendit dhe të drejtësisë kanë fakte të mjaftueshme të cilat I veçojnë dhe zbulojnë të gjithë prijësit”flamurtar” të bandave terroriste që sulmuan me të gjitha mjetet e mundshme, edhe më armë të nxehta, policinë , ushtarët e KFOR-it, EULEX-in qytetarët e rastit dhe gazetarët.

Në Zveçan, para objektit të komunës me 29 maj janë plagosur mbi 90 ushtarë të KFOR-it prej tyre dhjetëra me pasoja të përhershme të cilat I vuajnë akoma dhe janë të pa shërueshme, jetësore. Mirëpo ka qenë insistimi i pa kompromis, insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës I cili ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Mirëpo përkushtimi dhe guximi për të zbatuar ligjin dhe kushtetutën në gjithë territorin e vendit ka bërë që pavarësisht sfidave , beteja me krimin dhe bandat terroriste në veri të Kosovës të fitohet nga institucionet e shtetit. Një vit pas, Komuna e Zveçanit dhe të tri komunat tjera që drejtohen nga kryetarët e zgjedhur shqiptar funksionojnë në objektet e tyre, m e funksion të rregullt, me kryetar të zgjedhur sipas ligjit e kushtetutës së shtetit të Kosovës, dhe të gjitha institucionet publike në veri janë të shënjuara me stemën dhe flamurin e Republikës së Kosovës. E vetmja mungesë është vonesa për kapjen dhe ndëshkimin e prijësve të grupeve kriminale dhe të huliganëve të cilët ushtruan dhunë dhe rrezikuan jetën e organeve të sigurisë, duke provuar për ta penguar ushtrimin e detyrës së të zgjedhurve, për ti mbajtur objektet të uzurpuara nga strukturat paralele kriminale të Serbisë që nuk ishin gjë tjetër veç se struktura ilegal e kriminale të një shteti tjetër në shtetin e Kosovës.

Pra ky rast në këtë rast u dëshmua se gjithmonë kur ekziston përkushtimi dhe vullneti për mbrojtjen e interesit madhor të shtetit, nuk ka forcë që ndalon dhe e pamundëson atë, Aq me tepër për situata të tilla u dëshmua se ka gatishmëri për mbështetje edhe nga faktori ndërkombëtar, sikur që tash atje po vazhdon të ofrohet edhe ndihma e forcës ndërkombëtare të sigurisë, angazhimi i forcave të KFOR-it , prania e të cilave po vazhdon edhe tash kur e kemi stabilizimin e plotë të situatës së sigurisë dhe funksionimit të rendit e ligjit pa dallim, por gjithmonë duke qenë kujdestar të mos përsëriten provokimet që rrezikojnë rendin dhe ligjin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".