Pas dështimit të kërkesës për zgjedhje të jashtëzakonshme, skenari tjetër i opozitarëve të kontrolluar nga SHIK-u është futja e përçarjes brenda partnerëve të koalicionit LVV-Guxo

Gani Qarri

  • 31 May 2024 - 16:40

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Mjerisht pas dështimit të skenarit pervers, për shkak të mos akordimit të vet partive opozitare, mbi mënyrën për ta quar vendin në zgjedhje të parakohshme, opozita tash është duke provuar që këtë qëllim ta arrij duke zhvilluar fushatë propagande dhe futur përçarje banale, brenda koalicionit qeverisës LVV dhe partisë GUXO, themeluese e së cilës është Presidentja Vjosa Osmani!

Madje me të ashtuquajturit analist të "pa varur", në mediet të cilat financohen dhe kontrollohen nga ish pushtetarët dhe strukturat ilegale të SHIK-ut, opozita e inkriminuar po vazhdon të bëjë fushatë të egër antiqeveritare edhe me futje të përçarjes brenda partnerëve kryesor të Koalicionit, duke përdorë si shkas letrën garantuese të cilën e Ministrja e jashtme Donika Gërvalla i`a kishte dërguar Komitetit të Ministrave të BE-së dhe kërkuar anëtarësimin e Kosovës në KiE me garanci që pas anëtarësimit të fillohet edhe procesi i finalizimit të draft statutit për asociacionin, i cili do të drogohej në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të përputhshmërisë me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Krejt kjo dëshmon se përpjekja për të futur përçarje mes Kryeministrit Kurti, Presidentes Osmani dhe krye kuvendarit Konjufca ka mbetur mjeti i fundit dhe i vetëm me të cilin opozita po shpreson se do ta rrëzojë qeverinë dhe dërgoi vendin para kohe në zgjedhje të reja, duke ëndërruar në ndryshimin e raporteve të forcave politike dhe uzurpimin serish të pushtetit, për ta vijuar zhvatjen e shtetit, prej aty ku e kanë lënë në mandatin e fundit, kur edhe i humbi zgjedhjet në mënyrë spektakolare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".