Sulmet terroriste të 29 majit dhe 24 shtatorit të vitit të kaluar në veri zbuluan skenarin për luftë të hapur që ishte hartuar nga shërbimet e inteligjencës ushtarake në Serbi

Sulmet terroriste të 29 majit dhe 24 shtatorit të vitit të kaluar në veri zbuluan skenarin për luftë të hapur që ishte hartuar nga shërbimet e inteligjencës ushtarake në Serbi
Sulmet terroriste të 29 majit dhe 24 shtatorit të vitit të kaluar në veri zbuluan skenarin për luftë të hapur që ishte hartuar nga shërbimet e inteligjencës ushtarake në Serbi

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 31 May 2024 - 19:04

Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

 

Qarqet shoviniste kriminale serbe e kishin përpiluar planin për ta sulmuar Republikën e Kosovës, tashmë e pranuar ndërkombëtarisht më tepër se gjysma e botës. Ky sulm mbi sovranitetin tonë është përpiluar me përpikëri dhe atë me arsenal luftarak nga bandat kriminale dhe nuk zgjodhën mjete dhe faktor, pra e sulmuan vendin tonë, policinë e Kosovës se ishte bërë halë në sy, e sulmuan KFOR-in, EULEX-in dhe bile nuk i kursyen as gazetarët të pezmatuar tej mase ata i sulmuan edhe objektet serbe, kafiterit jo për diçka tjetër pos se u strehuan qytetar të rëndomtë e sidomos gazetarët.

 

Në përgjithësi sulmet në veri u dënuan nga bota e civilizuar dhe qytetarët e rëndomtë të gjithë ata që i panë këto skena kriminale dhe u kuptua se epiqendra ishte nga Beogradi kriminal në bashkëpunim dhe në bashkëveprim edhe me Kishën Ortodokse, se nuk ishte aq fshehtësi dhe të dyshohej në këtë kult fetar sepse aty ishin strehuar kriminelët dhe armatimi më i rëndë luftarak dhe kjo u vërtetua se ishte një kohë e gjatë deri kur ishte transportuar nëpër rrugë kryesore dhe luftarake, bile i kishin kamufluar edhe mjete e KFOR-it që i kishin marr bakshish për çështje humanitare. Hallakama dhe sulmi terrorist ishte bërë padrejtësisht sepse ishin mbajtur zgjedhjet demokratike dhe të drejta që ishin përcjellur edhe nga faktori ndërkombëtar dhe nuk ishte faji ynë që ata banda kriminale i kishin bojkotuar.

Dhe, ky proces ishte bojkotuar ashtu si i dirigjonte klika kriminale e Beogradit dhe e kishin ndërsyer banditin Radojçiq, mjerisht edhe mik i disa langonjve shqipfolës e shpirtshitur që bënin dyzen ahengu me këta kriminel. Mirëpo kësaj bande kriminale dhe Beogradit i hasi sharra në gozhde dhe si jo më parë që në vend që të mbronin Kushtetutën dhe sovranitetin ata në theqafje i zgjodhën hotelet me luksoze të botës dhe kurvat. Serbia ndaj u pezmatua aq keq që u verbua dhe sulmoi vendin tonë dhe kur panë se morën goditjen vdekjeprurëse ata u kthyen si qenë të zgjebosur dhe me bishtin ndër vegë. Kurse tani dhe në të ardhmen sa të jetë toka e qielli aty më nuk ka shenja as nga më të voglat të Serbisë kriminale dhe terroriste. Po aty ka vetëm Republika e Kosovës dhe në objektet e tyre janë kryetarët shqiptar dhe flamuri i shtetit tonë. Herët a vonë do ishte mirë që organet tona t´i sjellin para drejtësisë të gjithë kriminelët, banditët dhe huliganët që bënë zullum të madhe dhe rrezikuan edhe jetë njerëzish, bile kjo nuk i takon vendit tonë, por ne këtë drejtim duhet bashkëpunuar dhe kërkuar edhe KFOR-i dhe EULEX-i se të insistoj që t´i burgosin kriminelët dhe terroristët serb. Pra, kush do qofshin pa dallim duhet kapur banditët, kriminelët dhe terroristët serbi të dirigjuar nga Beogradi dhe të nxirren para drejtësisë e të marrin dënimin e merituar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"