Kundërshtarët e shtetit të pavarur të Kosovës që ndërmjetësuan në dialog me Serbi e futën procesin në rrugë pa krye

Kundërshtarët e shtetit të pavarur të Kosovës që ndërmjetësuan në dialog me Serbi e futën procesin në rrugë pa krye
Kundërshtarët e shtetit të pavarur të Kosovës që ndërmjetësuan në dialog me Serbi e futën procesin në rrugë pa krye

Skender Kapiti

  • 31 May 2024 - 19:02

 Shkruan:ANALISTI-Skënder Kapiti

E gjithë politika kosovare e kohës para Kurtit paska dështuar dhe keq funksionuar pasi nuk paska funksionuar legjitimiteti shtetëror i Kosovës. Duke qenë e tillë politika kosovare si edhe politika e Tiranës, atëherë edhe ndërkombëtarët zgjidhnin dhe dërgonin në Kosovë çfarëdo lloj interlokatori, hartonin e pranonin çfarëdo lloj plani e projekti kundër interesave të Kosovës sepse e shikonin se politika shqiptare si në Kosovë dhe në Shqipëri nënshkruajnë lehtë gjithçka edhe kundër interesave kombëtare, mjafton që ata të kishin mbështetje politike nga ndërkombëtarët për të mbetur e fituar pushtet.

 

Vetë zgjedhja që Evropa bëri me Lajçakun dhe Borellin si ndërmjetës në bisedimet Kosovë-Serbi ka qenë e mirë menduar dhe e ditur se ata të dy do të favorizonin Serbinë në dëm të Kosovës. Ata kanë vepruar më keq se sa shumë prej qeverive, politikanëve, diplomatëve dhe shteteve që se kanë njohur Kosovën dhe që lobojnë kundër Pavarësisë së Kosovës, duke e bërë mirë punën si zëdhënës të interesave të Beogradit.

Por nuk mjafton vetëm kjo, por qeveria Kurti dhe Kosova kishin kundër edhe opozitën politike të Kosovës, të asaj politike të papërgjegjshme, të paaftë, të korruptuar dhe injorante dhe që koha nxori në dritë se Sovraniteti i Kosovës nuk paska funksionuar, sepse Serbia de-fakto me strukturat paralele të saj paska qenë e pranishme në Kosovë politikisht, paqësisht,“demokratikisht”, paramilitarisht, juridikisht, financiarisht dhe ekonomikisht gjithandej në Kosovë në ato vende që ajo i përfshin në planin e botes serbe. E gjithë politika kosovare e kohës para Kurtit paska dështuar dhe keq funksionuar pasi nuk paska funksionuar legjitimiteti shtetëror i Kosovës.

Duke qenë e tillë politika kosovare si edhe politika e Tiranës, atëherë edhe ndërkombëtarët zgjidhnin dhe dërgonin në Kosovë çfarëdo lloj interlokatori, hartonin e pranonin çfarëdo lloj plani e projekti kundër interesave të Kosovës sepse e shikonin se politika shqiptare si në Kosovë dhe në Shqipëri nënshkruajnë lehtë gjithçka edhe kundër interesave kombëtare, mjafton që ata të kishin mbështetje politike nga ndërkombëtarët për të mbetur e fituar pushtet. Kjo është e vërtetë historike për politikanet shqiptarë, që për interesa personale kane tradhtuar njëri-tjetrin dhe madje edhe kanë bashkëpunuar deri dhe me armiqtë e kombit për qëllimet dhe interesat personale, por edhe janë kacafytur e grindur nga smira, inati dhe egoizmi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".