Mungesa e integritetit dhe papjekuria adoleshente e njerzëve të politikës!...
Ismail Muçiqi
Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi
Mungesa e edukatës, arsimimi i dobët, rrethi shoqërorë janë faktorët kryesorë në ndërtimin e personalitetit të njeriut, të dobishëm për familjen rrethin dhe shoqërinë. Në politikën Kosovare kanë hyrë individ të papërgatitur dhe të papjekur për sfidat e kohës të cilët po e shpërfaqin karakterin e tyre nëpër mjetet e informimit duke shpifur kundër shokëve dhe miqve që punuan bashkërisht deri dje. Ky soj i njerëzve të cilët rastësisht përmes partive politike apo përmes dyerve të ngushta të liderëve apo klaneve mafioze janë bërë Deputet dhe kohë pas kohe kanë marrur edhe pozita në Institucionet e Shtetit, pas ramjes nga funksionet që kishin po këta të njëjtit njerëz në mënyrën më të pa skrupullt akuzojnë dhe shpifin kundër shokëve, miqëve, kolegëve, bashkëpunëtorëve, shefave që deri dje ishin bashkë duke madhështuar njëri tjetrin.
Ky fenomen i turpshëm dhe i mjerë është shembulli më i keq i sjelljes, morale, njerëzore në kulturën e komunikimit në shoqëri. Tradita Shqiptare për ta ruajtur kodin e etikës ndërmjet njerëzve si vlerë kulminante e Shqiptarit ka qenë simbol dhe madhështi e gjeneratave që nuk i kanë keqpërdorur shokët dhe miqtë pas shpine. Tani për interesa karrieriste personale materiale, financiare Deputeti del para mjeteve të informimit duke akuzuar shokun, mikun apo kolegun të cilin deri dje e ka “adhuruar "duke e ngritur në piedestalin politikë. Këtë e bëjnë njerëzit e dobët kalkulantët që nuk kanë fare moral dhe kultur politike duke shpifur me akuza dhe gënjeshtra për ta diskredituar shokun – mikun dhe bashkëpunëtorin që deri dje thurën vargje dhe lëvdata më të ndryshme pozitive... Kjo gjendje në politikën Kosovare po e tregon të vërtetën e gjendjes në institucionet e Shtetit ku adoleshenca politike po i ngulfatë dhe po i degradon vlerat edukative të cilat ishin simbol i qdo familje Shqiptare.
Populli thotë “ruaju atij që ta hanë bukën për interes (me sherr)”kjo dukuri po ndodh nëpër partitë politike të cilat më së paku kanë kredibilitet moral, njerëzorë, apo politikë për ta ndryshuar gjendjen në aspektin pozitiv apo për ti sjellë ndonjë të mire popullit dhe shtetit. Andaj në fund vaj halli për Shoqërinë Kosovare, kush po e përfaqëson në Parlamentin e Kosovës dhe kush po noton mbi supet e popullit duke futur pyka gjithandej kundër njëri tjetrit, për interesa personale karrieriste, të sëmura me tipare patologjike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"