Politika nacionaliste dhe luftënxitëse e Aleksandër Vuçiqit e dërgon Serbinë drejtë izolimit nga shtetet e perëndimit

Politika nacionaliste dhe luftënxitëse e Aleksandër Vuçiqit e dërgon Serbinë drejtë izolimit nga shtetet e perëndimit
Politika nacionaliste dhe luftënxitëse e Aleksandër Vuçiqit e dërgon Serbinë drejtë izolimit nga shtetet e perëndimit

Blerim Burjani

  • 02 June 2024 - 08:24

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Kur jemi te politika anti Kosovë e Serbisë, ajo politikë nga dita në ditë gjithnjë e më pak po ka suksese. Deri më tash suksesi ka ardhur për të nga BE dhe SHBA-të, për ta ruajt në integrimet perëndimore. Sa ju duhet BE-së dhe SHBA-ve Serbia do të ketë përkrahje, por nëse refuzon në një variant apo të shmanget nga politika perëndimore atëherë kjo mundë të jetë e gatshme që të izolohet, pra Serbia. Me rezolutën për krime në Srebrenicë Serbia nuk i ka punët mirë.

 

Me fjalët nacionaliste të Dodikut dhe për ndarje të Bosnjës dhe Hercegovinës, kjo ven në pikëpyetje dhe rrezikon integrimet serbe në BE. -Serbia ende po vazhdon të mbetet në lojë nga BE, dhe nga kjo është shumë e qartë se BE e dëshiron në loje politike shtetin serb dhe e sheh atë se një ditë do të jetë pjesë e saj. Nga zhvillet e tanishme kjo gjithnjë e më shumë po tingëllon patetike, e pamundshme, por ende BE-ja po vazhdon të besojë në Vuçiqin, e deri kurë do të vazhdon ku lloj besimi mbase nuk e din as ata. Por ajo që shihet tash në sipërfaqe si nga ana politike dhe diplomatike, shpresat e tyre janë që Serbia do të pranoj një ditë kushtet e BE-së. Sa i përket çështjes me Kosovën distanca e arritjes së marrëveshjes është sikur universi pa kufij. Pra nuk ka gjë njëherë prej kësaj pune, por Serbia ende e sheh dhe do ta shoh BE-në si një bankomat i cili i duhet për shumë kohë.

Shumica e politikanëve serb në Serbi BE-në e duan vetëm si bankomat për të marrë para e donacione , por raporte të sinqerta kanë me Rusinë dhe me Kinën. Kjo është e kuptueshme dhe e dijshme , por BE dhe SHBA ende shpresojnë se Serbinë do ta largojnë nga Rusia dhe do ta integrojnë në NATO dhe BE, për ta mbylle qarkun e Ballkanit më Rusin dhe Kinën. Kur jemi te politika anti Kosovë e Serbisë, ajo politikë nga dita në ditë gjithnjë e më pak po ka suksese. Deri më tash suksesi ka ardhur për të nga BE dhe SHBA-të, për ta ruajt në integrimet perëndimore. Sa ju duhet BE-së dhe SHBA-ve Serbia do të ketë përkrahje, por nëse refuzon në një variant apo të shmanget nga politika perëndimore atëherë kjo mundë të jetë e gatshme që të izolohet, pra Serbia.

Me rezolutën për krime në Srebrenicë Serbia nuk i ka punët mirë. Me fjalët nacionaliste të Dodikut dhe për ndarje të Bosnjës dhe Hercegovinës, kjo ven në pikëpyetje dhe rrezikon integrimet serbe në BE. Tash edhe Kosova dhe interesi i Serbisë kanë filluar të rrokullisen. Edhe në Kosovë, më pushteti serb në veri nuk ekziston. Tash do të hapet edhe Ura e Ibrit, dhe me këtë hap edhe Kurti e përfundon këtë mandat.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".