Koha për izolim dhe ndëshkim serioz të Serbisë

Koha për izolim dhe ndëshkim serioz të Serbisë
Koha për izolim dhe ndëshkim serioz të Serbisë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 02 June 2024 - 08:29

Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Si kurrë më pare nuk ka qenë bota e civilizuar në anën tonë dhe kundër Serbisë, sikur që është rreshtuar atni sepse ajo zgjodhi bashkëpunimin për të keq me ruso-kinezët në këtë kohë kur Rusia ka hapur shteg lufte me Ukrainën, ndaj kjo Rusi cariste e mbanë në këmbë situatën në Ballkan dhe sa i nevojitet e ndërsen Serbinë që të marrin veprime vdekjeprurëse, edhe pse ata nuk mund të hapin luftë sepse e dinë se kënd e kanë mbi kokë se janë forcat më të forta në botë. Pra, rrugë kryesore është marrëveshja dhe dialogu dhe zbatimi i marrëveshjeve se përndryshe këta i kanë dyert e mbyllura në Bashkimin Evropian.

 

Bashkimi Evropian dhe miqtë tjerë të Republikës së Kosovës, dhe sidomos Amerika përtej Oqeanit, Gjermania, Anglia dhe disa shtet tjera edhe pse ndonjëherë e përkëdhelin Serbinë, kur vije puna ata ja zënë bishtin me derë. Po ashtu, janë të vetëdijshëm se kjo Serbi fashiste nuk është në rrugën e drejt të Bashkimit Evropian, por ata hapur kanë thënë se janë në rrugën e Kinës dhe Rusisë Cariste, bile ata janë furnizuar dhe furnizohen çdo ditë edhe me armatim luftarak. dhe, dihet botërisht se Rusia ka edhe bazat e saj luftarak për ta ndezur Ballkanin. -Pra, edhe pse i dinë këto lojëra të pista dhe kriminale, Serbia është larg Kinës me territor edhe pse me politik po bashkëpunojnë ngushtë, ata në të ardhmen e tyre e kanë këtu në Evrope dhe deshën apo s´deshën ata nuk kanë qare pa u ulur dhe biseduar me Kosovën dhe me Bashkimin Evropian për të cilat edhe ja kanë hapur derën dhe e kanë ftuar që të bëhet pjesë në një familje nën kulmin e kësaj familje evropiane.

Ç´është e vërteta , këtë qëndrim e kanë vetëm politika aktuale shoviniste në Beograd dhe Kisha ortodokse, se pjesa tjetër, sidomos rinia dhe disa parti politike opozitare atje e kanë ngritur zërin e pakënaqësisë, se rruga që e kanë zgjedhur politikanët shovinist aktual , kriminal të Serbisë fashite nuk i qon diku tjetër pos në theqafje dhe në ferr, ndaj ata e shtypin opozitën, i vjedhin votat dhe i rrahin brutalisht deri në vdekje. Pra, Bashkimi Evropian kërkon zbatimi e marrëveshjeve që kanë dalë më herët nga dialogu që e kanë zhvilluar këto dy shtete në pranin e Bashimit Evropian , emisarëve nga Amerika dhe të disa vendeve tjera që ishin dëshmitar të kohës. Mirëpo, është parë se pengesa kryesore është natyrisht që dihet se ende nuk e pranojnë Kosovën, por ndër të tjera është edhe ndikimi ruso-kinez që e pengojnë që të mos realizohet marrëveshja Kosovë-Serbi, edhe pse po dihet se Serbia disa herë është vërtetuar se edhe kur nënshkruan, ajo i bie pishman dhe nuk i zbaton marrëveshjet. Kjo mjerisht është dëshmuar disa herë. Si kurrë më pare nuk ka qenë bota e civilizuar në anën tonë dhe kundër Serbisë, sikur që është rreshtuar anti sepse ajo zgjodhi bashkëpunimin për të keq me ruso-kinezët në këtë kohë kur Rusia ka hapur shteg lufte me Ukrainën, ndaj kjo Rusi cariste e mbanë në këmbë situatën në Ballkan dhe sa i nevojitet e ndërsen Serbinë që të marrin veprime vdekjeprurëse, edhe pse ata nuk mund të hapin luftë sepse e dinë se kënd e kanë mbi kokë se janë forcat më të forta në botë. Pra, rrugë kryesore është marrëveshja dhe dialogu dhe zbatimi i marrëveshjeve se përndryshe këta i kanë dyert e mbyllura në Bashkimin Evropian. Kur jemi këtu duhet patjetër të vëmë në spikamë atë që edhe pas suleve terroriste që i bënë Serbia dhe provokimeve të panumërta, mendoj se masat kundër Kosovës janë shumë të padrejta dhe nuk duhet të bëhen të verbër dhe të shurdhër nga ajo që ndodhi në Banjskë të Republikës së Kovës por duhet hequr masat dhe vepruar drejtë.

Tash është koha kur duhet të vihen masa kundër Serbisë që po i shkelë marrëveshjet, nuk i zbaton dhe bënë sulme terroriste duke vrarë edhe njerëz të pafajshëm, ndaj po e them se nuk mjaftojnë vetëm në letër dhe me fjalë kërcënimet ndaj Serbisë por kërcënime serioze dhe këmbëngulëse, ndryshe kjo shtriga Serbi, fare nuk e ka gajle që nuk i zbaton marrëveshjet, edhe pse këto marrëveshje bëhen me dorëzanë. Të tillë janë dhe do të mbeten ky kancer i Ballkanit që quhet Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".