Rebelizmat individuale dhe të grupeve të interesit sjellin regres të madh për të ardhmen e Kosovës

Rebelizmat individuale dhe të grupeve të interesit sjellin regres të madh për të ardhmen e Kosovës
Rebelizmat individuale dhe të grupeve të interesit sjellin regres të madh për të ardhmen e Kosovës

Shefik Shkodra

  • 02 June 2024 - 08:30

Shkruan:ANALISTI- Shefik Shkodra

Opozita e sotme ia ka bërë të mundshme edhe Borrelit të ndjek politikë të Serbisë. Sikur ta kishit përkrahur Kurtin, puna do të shkonte pak më ndryshe. Opozita e sotme ka qenë në pozitë (që të tri partitë e përmendura) dhe kanë bërë gabime të pafalshme, si në politikën e brendshme ashtu edhe atë jashtme. Gabimet e tyre po i kushtojnë shtrenjtë Kosovës. Është ditur. Këto gabime vështirë të korrigjohen.

 

Sërish çdo ditë e natë thërrasin të largohet një kryeministër me qeverinë e pranuar nga qytetarët, që vuri themele juridike në integritetin e këtij vendi. Çdo ditë përpiqen nëpër mes atyre “koçakëve” të paguajnë dhe të flasin kundër shtetit, dhe ata presin të vijnë në pushtet para kohe. S’mund të presin më. Në televizionet e paguara enkas, thonë atë që ishin vetë të tillë, për kryeministrin aktual. Ata ishin bashkëpunëtorë të Serbisë, të atij Vuçiqit dhe jo ky. Nëse Albin Kurti qenka bashkëpunëtor i Vuçiqit, kështu si ka vepruar deri më tash, mirë qenka puna. Pra, ai le të vazhdojë si bashkëpunëtor i tillë, sepse ka vu rend në Kosovë. Nëse ka pasur ndonjëherë shantazhe e kërcënime Kosova, kësaj radhe gjithsesi e kanë mbuluar në tërësi. E kanë okupuar psiqikisht. E kanë robëruar sërish. Ia kanë shtrënguar rripin në vrimën e fundit. S’ka ku shkon më shumë.

Borrelat me një anë nga BE gjithnjë me politikë pro serbo-ruse. Pragu i parë është ky tipi spanjoll. Ashtu e ka urdhrin nga “patroni” i vet qe sa kohë. Ashtu e paraqet gjithë Evropën, si shtete të bashkuara, vende me një kulturë të vjetër. Por me një politikë të re, destruktive, një kthesë kundër shqiptarëve. Ndoshta edhe ai Borrelli është i okupuar. Është tensionuar me “kapitalin” individual të fituar. Ndoshta nuk e tejkalon vijën e kuqe, me porosi, bashkë me atë Lajçakun. Ndoshta është paguar shumë, sepse korrupsioni çdo kund është fjala e parë. Dhe ky korrupsioni sot i thyen drynat, kur paraqitet nevoja individuale. Dhe i mbyllë dyert pa ndonjë arsyetim, serish, qoftë edhe individuale. Si fëmijët. Si do adoleshentë që rrahën përditë me shkopinj me kundërshtarët e pafajshëm, veç pse duan të kalojnë rrugës së tyre, dhe nuk ua lëshojnë rrugën pranë shtëpisë, edhe pse rruga s’është e askujt, por e të gjithëve. Kaq i shihet kultura këtij tipit. Nuk e di si është zgjedhur ky tipi dhe, a e kontrollon kush për veprimet e tij. duket se, s’ka kurrfarë kontrolle. Kush i kandidon dhe kush voton të tillët për një Evropë të sotme. Ta përparojnë Evropën? Ta kulturojnë e ta demokratizojnë edhe më? Të shpëtojnë kombet e vogla nga zullumi. Të përpiqet për një humanizëm? Të ndërmjetësojë për të mirën e të gjithëve? Shumë skeptike është përgjigjja në këto pyetje. Në Kosovë prej kur është zgjedhur kjo qeveri aktuale, një pjesë këtyre evropianëve ishin kundër. Ishin mësuar me të tjerët më herët më lehtë. Qeveria aktuale e Albin Kurtit e solli gjendjen në Kosovë si duhet, shtet të integruar e të pavarur, nga ai shteti që ishte me një republikë në veti, nga qëndrimet e qeverive të LDK, PDK dhe AAK, duke pranuar dhe shtet mbi shtet. Duke bërë një tregti ilegale, konvencionale individuale, deri diku parciale, partiake me të gjitha ngjyrat e një tregtie jo veç kundër shoqërisë, por edhe kontrabandë e ndaluar për vetë shtetin në cilindo vend. Borreli sa herë paraqitej “rrufepritës” në mbrojtjen e serbëve që bashkëpunonin me politikën e Vuçiqit dhe kompanisë në Beograd.

Qeveria aktuale i futi në binarë cubat e Serbisë në veri. I detyroi të regjistrojnë veturat me targa të vendit. I bëri zgjedhjet komunale. Ua mbylli bankat ilegale nga Serbia. E përforcoj mbikëqyrjen e kufijve, etj. Kështu i thonë shtetit sovran. Dhe jo, kusht çka mund të bëjë e të përfitojë në fatkeqësinë e popullit e të vendit. Dhe jo, edhe politikan shqiptar i Kosovës edhe shtruarje e “vëllazërim-bashkimit” me ata që të kanë vrarë e të kanë ndjekur nga vendi i jonë. Dhe jo, lëmë e dreqit. Por funksionim sipas akteve normative të një shtetit vetëqeverisës. Politika e kaluar e shqiptarëve të Kosovës me Edi Ramën, kryeministër të “shqiptarëve” në Ballakan, me “atin” zullumqar të kombit të vet (pikëpyetje çfarë kombi është), megjithatë Edi donë të jetë më i “madhi i Ballkanit”, prandaj lidhet me serbët dhe padit Kosovën te Evropianët. Dëshiron (si i sëmurë) që të jetë një “baba”, duke menduar veten si njeri më i aftë ndër shqiptarë. Kështu ka pasur rregullisht ndër shqiptarë... S’është kurrfarë kohe për zgjedhje – opozita nuk keni programe për ndryshime pozitive Opozita e sotme ia ka bërë të mundshme edhe Borrelit të ndjek politikë të Serbisë. Sikur ta kishit përkrahur Kurtin, puna do të shkonte pak më ndryshe. Opozita e sotme ka qenë në pozitë (që të tri partitë e përmendura) dhe kanë bërë gabime të pafalshme, si në politikën e brendshme ashtu edhe atë jashtme. Gabimet e tyre po i kushtojnë shtrenjtë Kosovës. Është ditur. Këto gabime vështirë të korrigjohen. Sërish çdo ditë e natë thërrasin të largohet një kryeministër me qeverinë e pranuar nga qytetarët, që vuri themele juridike në integritetin e këtij vendi. Çdo ditë përpiqen nëpër mes atyre “koçakëve” të paguajnë dhe të flasin kundër shtetit, dhe ata presin të vijnë në pushtet para kohe. S’mund të presin më. Në televizionet e paguara enkas, thonë atë që ishin vetë të tillë, për kryeministrin aktual. Ata ishin bashkëpunëtorë të Serbisë, të atij Vuçiqit dhe jo ky. Nëse Albin Kurti qenka bashkëpunëtor i Vuçiqit, kështu si ka vepruar deri më tash, mirë qenka puna. Pra, ai le të vazhdojë si bashkëpunëtor i tillë, sepse ka vu rend në Kosovë. Na mund ta përshëndetim këtë bashkëpunim, veç le të vë rregull në Kosovë. Ne kjo na intereson, jo etiketat që do të ishin për shtatin e juaj t’ia vëni tjetrit. Sepse, ajo etiketë nuk bien për shtatit Albin Kurtit. Kjo shihet qartë. Ju jeni anarkistë me llafet e juaja. Me këto thirrje është një përpjekje për t’i mashtruar qytetarët, për t’i vu në gjumin e dilemës. Për të bërë një kaos. Për t’i mashtruar edhe njëherë si shumë hera. Ju kërkoni zgjedhje të menjëhershme, para kohe, duke porositur që të dorëhiqet kryeministri, shumë pa arsye. Jemi skeptik, që ju si tipa që u njohim nga e kaluara njëzet vjeçare, se ju, do të jeni ata që do të rregulloni çështjet e Kosovës. Shumë larg realitetit. Shumë larg aftësive të juaja. Ndoshta këta të opozitës po nguten para zgjedhjeve amerikane, të jenë të gatshëm e të fluturojnë menjëherë me Veuçiqin te Trumpi, për një marrëveshje ku e kanë lënë.

Personalisht jam shumë i bindur se, ju do të ktheni gjendjen e para dy-tri viteve, në mos edhe më keq. Jeni të shantazhuar ju. Jeni edhe të paditur, nuk ua rrok fort mirë mendja për disa marrëveshje jetike për këtë vend. Ndoshta nuk jeni të interesuar për një integritet dhe demokraci, për respektim të Kushtetutës së Kosovës. Kjo nuk është punë e lehtë, pos të japësh tokë të Kosovës, sikur ka ndodhur me ju. Ndoshta edhe kur e jep dikush Veriun e Kosovës, sërish ky Vuça do të jetë i pakënaqur, veç krejt Kosovën do ta kërkoj... Nëse del që ju e bëni më mirë, unë i pari do t’u këndoj ode. Do të ju ngriti në qiell me shkrim e me gojë, deri në një monografi historike. Do të bëhen vetëm fjalë të mira për ju. Po jo! S’është ky zor i juaj. Diçka tjetër keni ju. Mens sana in corpore sano Këtë thënie s’duan ta shikojnë as ta kuptojnë se, ata janë të shumë dijshëm. Ata janë krejt çka ka në këtë botë. Ata të shkëlqyeshëm, veç anarkistë, veç falsifikatorë! Veç, të mos vetësh çka më keq. Nuk janë të kësaj kohe, të këtij shekulli. Por qe, po duhet zotërinjtë të luftojnë gjithnjë pa ndërprerë, se, të tjerët janë tradhtarë. Serbët i kemi fqinj e miq të mirë. Këtë e mendojnë anarkistët opozitarë. Personalisht nuk jam avokat i asnjë partie. Kam veç dëshirë të formohet e të pavarësohet Kosova shtet. Kemi gjenerata të reja që duan të jetojnë në këtë vend të varfër e më shumë të pasur se që mendon dikush. Opozitarët të gjithë duan pushtet. Shteti le të ndërtohet vetë. Ata planifikojnë se qytetarët i mashtrojnë. E le t’i mashtrojnë! Ata s’kanë ku shkojnë. Ata janë të mirë e grupet e tyre i dëgjojnë, të tjerët i varin me çdo kusht, ata përfitojnë. Qytetarët presin perspektivë nga të zgjedhurit, ndryshime shoqërore e politike, ata falsifikojnë, si zakonisht, e ia lëmë fajin të tjerëve. Si një kohë për vizat, që evropianët “i kanë fajet”! Vizat tash i kanë. Qytetarët shkojnë e dalin. Shkojnë e kthehen. Kush mbetet jashtë Kosove, le të mbetet! Opozita atëherë s’i përmend këto manovra, sikur që nuk i ka përmendur asnjëherë sa ishin në pushtet. Kryesore qytetarët janë të lirë. Dhe mirë që janë të lirë. Kur duan fluturojnë në Evropë e botë. Kur të mërziten kthehen dhe kërkojnë punë në vendin e tyre. Rebelimet individuale, grupore për zgjedhje para kohe, janë shenjë jo aq reale dhe me vend e arsye. Nuk dua të them se nuk ka gabime në këtë qeveri dhe institucione, por jo në atë masë sa reklamohen prej atyre që nuk ka komunikime të “vlerës”tregtare e ekonomike për shpirtin e tyre dhe të rrethit. Kjo është mendja e tyre. Mendje shkurtër, mos qoftë ashtu!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"