
Lexoni edhe:
Politika nacionaliste dhe luftënxitëse e Aleksandër Vuçiqit e dërgon Serbinë drejtë izolimit nga shtetet e perëndimit
Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi
Tre shtetet e Kuintit, ”harruan’ së Serbia edhe pse përmes Vuçiqit, kishte marrë obligim për zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe të aneks marrëveshjes të Ohrit, ajo nuk po i zbaton, siç kishte marrëveshje në Bruksel për mos lobim që Kosova të inkuadrohet në organizatat ndërkombëtare, kështu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Formimi apo jo i ndonjë forme të asociacionit pa kompetenca ekzekutive , është çështje e juridiksionit të brendshëm të Kosovës, dhe nuk kishte të bëjë më pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Duket tashmë qartazi së apelet nga Serbia për mos pranim dhe kërcënimet e saja që do të dalë nga Këshilli i Evropës dhe lobimi përmes grupit punues serb, në krye më Ivica Daçiqin, e dhanë pa të drejtë rezultatin pro lobimit të egër serb. Ti kthehemi edhe një herë temës pse Kosova nuk u pranua në Këshillin Evropës?Pse ndodhi ndryshim radikal i disa shteteve të BE-së, të cilat kishin premtuar që Kosova të bëhet pjesë e këtij organizmi ndërkombëtar?Të shkojmë pakë sa radhazi. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (KE) në seancën plenare në Strasburg miratoi me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime opinionin pozitiv për anëtarësimin e Kosovës, të hartuar nga raportuesja, deputetja greke Theodora Dora Bakojanis. Kjo deklaroj më këtë rast, së Kosova është demokraci funksionale, e cila ka siguruar edhe liritë fondamentale të të drejtave të njeriut, duke i plotësuar kushtet për pranim.
Drafti ishte miratuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme, e më vonë Komisioni për Çeshtje Juridke dhe të Drejtave të Njeriut, kishte miratuar opinionin për aplikimin e Kosovës. Gjasat për tu pranuar Kosova në Këshillin e Evropës ishin, por ndryshuan qëndrim në hapin e fundit, Franca si sponsor kryesor , pastaj Gjermania dhe Italia .Duhet thënë këtu së Kosova ka pasur shpresa të mëdha, pasi Rusia u dëbua nga Këshilli i Evropës pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë në vitin 2022. Më të drejtë Kosova kësaj radhe u zhgënjye në miqtë e saj të Evropës, kur pritej së do të bëhej anëtare e re, në 75 vjetorin e kësaj organizate , ku nga 46 shtetet anëtare vetëm 12 prej tyre nuk e kishin njohur pavarësinë e Kosovës. Ishin dy të tretat e shumicës , për të vendos pro, por kjo gjë shkojë huq. Presidenti i Serbisë, pas dritës jeshile nga Asambleja e Këshillit, në vizitën e tij në Francë kishte deklaruar , së shpresat për të stopuar Kosovën në inkuadrim në Këshillin e Evropës, kishte marrë nga presidenti Emanuel Macron, që Kosova duhet paraprakisht të plotëson kushtin e implementimit të Asociacionit të Komunave më shumicë serbe të dërguar nga BE-ja.
Nëse Kosova nga këto shtete është pranuar si shtet, atëherë shtetet në fjalë ishte dashur të përmbushin detyrimin, duke konfirmuar subjektivitetin juridik ndërkombëtar të Kosovës, duke e bërë Kosovën pjesë jo vetëm të Këshillit të Evropës, por edhe të çdo organizmi tjetër ndërkombëtar. A është në pyetje frika nga Putin dhe Vuçiqi , si mundësi e eskalimit të situatës më luftë në rajon, apo në pyetje janë interesat e reja gjeopolitike dhe gjeostrategjike do të tregon së shpejti koha? Duhet theksuar kur jemi këtu, se Qeveria e Kosovës, bëri kompromis të madh me një vendim të mëhershëm për të pranuar që Manastiri i Deçanit , dhe 24 hektarët toke të regjistrohen në librat kadastralë të tij, që ishte edhe kërkesë e raportueses për pranim të Kosovës , Dora Bokojanis. Tre shtetet e Kuintit, ”harruan’ se Serbia edhe pse përmes Vuçiqit, kishte marrë obligim për zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe të aneks marrëveshjes të Ohrit, ajo nuk po i zbaton, siç kishte marrëveshje në Bruksel për mos lobim që Kosova të inkuadrohet në organizatat ndërkombëtare, kështu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Formimi apo jo i ndonjë forme të asociacionit pa kompetenca ekzekutive , është çështje e juridiksionit të brendshëm të Kosovës, dhe nuk kishte të bëjë më pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Duket tashmë qartazi së apelet nga Serbia për mos pranim dhe kërcënimet e saja që do të dalë nga Këshilli i Evropës dhe lobimi përmes grupit punues serb, në krye më Ivica Daçiqin, e dhanë pa të drejtë rezultatin pro lobimit të egër serb. Për fat kështu nuk ndodhi në avancimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në NATO, ku këtyre ditëve u bëmë anëtare e asociuar e kësaj strukture ushtarake , si ombrellë e ardhshme mbrojtjeje nga hegjemonia ruso-serbe në Ballkan.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".