Sot gjithë Shqiptaria është me Kurtin sepse antishqiptarizmi dhe korrupsioni janë kundër tij

Sot gjithë Shqiptaria është me Kurtin sepse antishqiptarizmi dhe korrupsioni janë kundër tij
Sot gjithë Shqiptaria është me Kurtin sepse antishqiptarizmi dhe korrupsioni janë kundër tij

Skender Kapiti

  • 03 June 2024 - 11:21

Shkruan: Skënder Sadri Kapiti

 Sot të gjithë patriotët dhe shqiptarët me gjak e me shpirt shqiptari duhet ta mbështesin Albin Kurtin sepse i gjithë antishqiptarizmi, korrupsioni e tradhtia po e sulmojnë atë.

 Sa mirë do ishte sikur edhe Shqipëria të kishte sot një kryeministër si Kurti.

 E di se në Shqipëri sot për sot shumë politikanë, media dhe pseudodiplomatë, fallcopatriotë  e “analistë”do thonë se cfarë na thotë ky more.Por po them se po, duhet një si Albin Kurti për kryeministër sot  edhe në Shqipëri sepse Shqipëria ka problem jashtëzakonisht shqetësues e kërcënus krimin dhe korrupsionin, ka padrejtësinë; ka problem standarded demokratike elektorale; Shqipëria ka problem hajdutërinë institucionale, dhe jo vetëm politika por edhe akademia e shoqëria kanë pasur dhe akoma kanë mangësi e deficit të madh edhe në patriotizëm, gjë e cila vërehet edhe sot akoma.

 Albin Kurti tashmë me shëmbullin e tij  të mirëqeverisjes, të antikorrupsionit dhe të patriotizmit ka krijuar një edukatë, moral e kulturë politike patriotike dhe antikorrupsioni që ka të bëjë me përgjegjegjmërinë dhe me shërbimin që duhet të ketë qeveria dhe kryeshtetari për publikun, shtetin dhe për interesin kombëtar përkundër përvojës e trashëgimisë së keqe të pushteteve dhe të politikës e të politikanëve shqiptarë të cilëve u ka interesuar më shumë interesi personal, interesi partiako-politik e ideologjik,  ai nepotiko-krahinor  si dhe korrupsioni dhe mosinteresi kombëtar.

 Në antitezë me këtë trashëgimi politike negative është sot Albin Kurti, Kryeministri aktual i Kosovës, gjë e cila shihet me shqetësim  dhe si kërcënim nga e gjithë politika e vjetër e tranzicionit në Shqipëri, e në vecanti nga kjo e qeverisë së sotme në Shqipëri.  

 E kanë kot llumi politik e mediatik që mudohen të fitojnë mbështetje nga SHBA e Perendimi duke akuzuar Kurtin si antiamerikan.Këtë llum servilësh, të korruptuarish dhe që vjedhin atdheun e vet dhe  mafinë politiko-ekonomiko-mediatike  nuk i do as populli shqiptar por as Perendimi, sepse hajdutët e të korruptuarit nuk i do kush se ata janë servilë, të korruptuar  e tradhtarë që shkojnë nga fryn era  dhe  për interesa personale shkojnë kundër interesave jo vetëm  të atyre kombëtare por edhe kundër SHBA e BE. Perëndimi don të vërtetën dhe trimat patriotë e të guximshmit. Dhe sot për sot ky është Albin Kurti te shqiptarët.

 Ja pse mendoj kështu për KURTIN

 Shumica , për të mos thënë se të gjitha mediat në Shqipëri janë servile, të korruptuara dhe të shitura te paraja e politika. Mediat në Shqipëri fshehin realitetin dhe janë mercenare që nuk thonë por eklipsojnë realitetin, të renë dhe ndershmërinë e patriotizmin sepse vetë mediat , shumica e tyre nuk janë as të ndershme,as të moralshme, as joservile dhe as jo të pakorruptuara.Në këtë gjëndje janë edhe shumica e Mediave në Kosovë.

 Unë si shkrimtar, si opininist e publicist shpreh këto konsideratas për Albin KURTIN nisuar nga realiteti i vërtetë dhe me fakte e argumente duke u nisur nga sinqeriteti , morali dhe nga arësyeja sa më e pastër. Mendoj duke parë, vlerësuar e krahasur të sotmen dhe tërë historikun e politikës shqiptare, vlerësoj   se Kurti sot po bën atë se cfarë duhet të bëjë një kryeministër patriot, meritor dhe shërbëtor i kombit, pasi Kurti po bën sot të duhurën, po bën atë që duhet të bëjë një kryeministër, një kryeshërbëtor i kombit.

 Sot gjëndja është pothuajse si ajo e vitit 1913, ku nga njëra anë shqiptarët përballeshin me agresivitetin, krimet dhe genocidin sllavo-rus  për asgjesimin e shqiptarëve në Ballkan, kur këta armiq të shqiptarëve kishin në krah dhe në mbështeje edhe Europën; dhe po sot kemi agresivitetin serb dhe të aleatëve të tij Rusinë dhe Kinën por edhe hipokriznë europiane kundër Kosovës për coptimin e saj.

 Në vënd që të gjithë shqiptarët sidomos politika gjithkombëtare sot të ishin të bashkuar në mbështetje të Kosovës, Tirana dhe kryeministri shqiptar janë në anën e gabuar dhe në dëm të Kosovës, dhe madje Tirana dhe kryeministri ka ndikuar që t’i ketë në këtë aventurë politike në interes vetëm të pushtetit të tij  edhe politikën e politikanët dështakë të opozitës në Kosovë, por edhe ata në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut, ata të cilët ishin pro projektit antishqiptar të Open Ballkanit.

KURTI SOT KA MBËSHTETJEN E PATRIOTIZMIT GJITHKOMBËTAR, SEPSE KUNDËR KOSOVËS E KURTIT JANË ANTISHQIPTARIZMI, TRADHTIA  DHE KORRUPSIONI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".