Pse kjo politikë e turpshme e Edi Ramës në krye të Shqipërisë, kundër Kosovës dhe në favor të Serbisë?

Pse kjo politikë e turpshme e Edi Ramës në krye të Shqipërisë, kundër Kosovës dhe në favor të Serbisë?
Pse kjo politikë e turpshme e Edi Ramës në krye të Shqipërisë, kundër Kosovës dhe në favor të Serbisë?

Skender Kapiti

  • 03 June 2024 - 19:40

Shkruan:ANALISTI-Skënder Kapiti

Në shënjestër, e gjithë Serbia ka vënë Albin Kurtin, ku për ironi të faktit dhe çuditërisht kundër Kurtit janë angazhuar edhe mediet në Kosovë e Shqipëri, edhe opozita në Kosovë por edhe qeveria e kryeministri Edi Rama së bashku të gjithë synojnë për ta larguar nga pushteti Albin Kurtin, pikërisht këtë që dëshiron sot Serbia.

 

Koha po vërteton dhe po i kthjellon edhe “indiferentët”,dhe “liberalët “ dhe “eurointegralistët” islamofobë e kriptoserbofilët se serbët kanë qenë dhe mbeten armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve. Edhe Qeveria e re serbe po vazhdon po atë politikë agresive, shoviniste dhe kriminale kundër Kosovës. Edhe sot në të gjitha aspektet Serbia po përdor të gjitha potencialet e kapacitetet e saja politike, financiare, diplomatike, ushtarake, shtetërore, fetare dhe kriminale, korruptive dhe sidomos mediatike kundër Kosovës.

Për ata të cilët e njohin mirë se kush janë serbët e Serbia kjo veprimtari antishqiptare e Serbisë nuk përbën habi sepse e tillë është Serbia dhe serbët, të tillë e kanë në gjen ata urrejtjen patologjike për shqiptarët. Por nuk e di se a vazhdon akoma politika e Tiranës dhe sidomos e kryeministrit Edi Rama dhe e medieve të Tiranës që të mos jenë “kthjelluar” akoma se kush është Serbia, dhe a besojnë ata dhe a vazhdojnë akoma në Tiranë që të mashtrohen e të besojnë se me serbët mund të bëhet “pajtimi”. Dhe deri kur do të vazhdojë që Tirana politike të besojë se Serbia do ta njohë Kosovën kur Serbia vazhdon të bëhet përditë e më shumë më agresive kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës. Sot kur politika e diplomacia e Tiranës duhet të ishte në maksimum e interesuar që ta mbështesë dhe të jetë në krah të Kosovës, Kryeministri shqiptar mbledh mitingashë e patronazhistë e me administratë politike për reklamë të pushtetin e tij në Greqi e Itali. Të gjithë në Serbi janë bërë bashkë kundër Kosovës dhe kundër Albin Kurtit, duke filluar që nga presidenti Aleksandër Vuçiq, te kryeministri Millosh Vuçeviq, ministri i Jashtëm, Marko Gjuriç e deri te ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gashiç, Kisha serbe dhe të gjitha mediet serbe dhe që të gjithë në kor po lëshojnë urrejtje, kërcënime dhe deklarata jo vetëm dezinformuese por madje edhe kërcënuese dhe paralajmëruese për veprime të mundshme që mundë ti marrin ata si shtet, dhe gjoja përdorin si justifikim për ta ruajtur tërësinë e territorit të shtetit serb, duke e përfshirë edhe Kosovën.

Në shënjestër, e gjithë Serbia ka vënë Albin Kurtin, ku për ironi të faktit dhe çuditërisht kundër Kurtit janë angazhuar edhe mediet në Kosovë e Shqipëri, edhe opozita në Kosovë por edhe qeveria e kryeministri Edi Rama së bashku të gjithë synojnë për ta larguar nga pushteti Albin Kurtin, pikërisht këtë që dëshiron sot Serbia. Ky do të shënohet si një turp i madh për Tiranën e cila i bën presion dhe lobon e sanksionon madje Kosovë pse ajo nuk pranon kushtet dhe projektet e planet serbe kundër Kosovës dhe që Serbia as falje nuk ka kërkuar për krimin dhe genocidin e saj, dhe madje thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Shqipëria e Edi Ramës kundër Kosovës dhe pro Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Kosova mbështet apriori çdo gjë që është në interes të Shqipërisë, ashtu siç ka bërë gjithmonë, dhe ashtu sikurse po Kosova ka edhe meritën dhe peshën kryesore edhe të krijimit të Shtetit Shqiptar të pa varur.

Ndërsa Opinioni në Shqipëri hesht, nuk i intereson dhe toleron gjithçka negative dhe të dëmshme që bën politika e Tiranës kundër Kosovës. Të vjen gërdi e neveri kur dëgjon nga disa farë analistësh, opinionistësh, deputetësh dhe nga disa farë halabakë e pseudo diplomatë të Tiranës lloj-lloj broçkullash e opinionesh injorante apo më saktë kur dëgjon prej tyre “mendime” që më shumë djallëzi e hipokrizi promovojnë agjenda kundër Kosovës, si dhe disa media e televizione në Shqipëri ofrojnë dhe mundësojnë që nëpër studiot e tyre të lehin edhe opinionistë e gazetarucë egoistë e serbofilë edhe nga Kosova.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".