Lexoni edhe:
Bashkimi Evropian merr një vendim ndaj Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI
Gjithmonë sa herë që shkëmbejnë vizita shtetarët e lartë nga Shqipëria e Kosova në Turqi dhe anasjelltas nga Turqia ne Shqipëri e Kosovë si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-turke në fusha të ndryshme si politike,ushtarale, ekonomike e strategjike gjethmonë shqetësohen Beogradi, Athina por edhe turkofobët shqipfolës. Jo vëtëm politikani i mire por edhe intelektuali i mirë e pozitiv, edhe gazetari e media e mirë thonë e deklarojnë të vërtetën ,pozitiven , të dobishmen dhe të miren si dhe duhet që të jenë mirënjohës karshi respektit dhe të mirës së të tjerëve nga kushdo që të vijë ajo. Vendosa që ta shkruaj këtë shkrim më shumë për të treguar se Kosovës sot i duhet ndihma dhe mbështetja nga miq dhe aleat besnik dhe të fortë sic janë SHBA, Gjermania e Turqia, por njëkohësisht duhet shprehur edhe respekt e mirënjohje për të gjithë ata aleatë që i gjënden gjithmonë pranë shqiptarëve, Shqipërisë e Kosovës.
Kosovës i duhen miq dhe aleatë besnik dhe të fortë. Një nder ata miq e aleat besnik është Turqia. Kjo eshte provuar me prova dhe me fakte. E tashmja nuk mund të mbahet peng nga e kaluara, kur edhe Historia botërore ka shënuar se shtete e kombe shumë armiqsorë dhe me luftra e konflikte katastrofike dhe me humbje njerëzore me miliona e miliona njerëz ndërmjet tyre, në kushte e rrethana të përmirësuara e të ndryshuara, ato kombe për interesa të tyre janë bërë ndërvete aleat dhe miq të mirë ndërvete, sic janë sot aleanca franko-gjermane që drejton BE-në, ajo amerikano-japoneze dhe aleanca perendimore e NATO-s që ka brënda saj shtete isharmike, ku Turqia është forca ushtarake e dytë e saj pas SHBA-ve. GJITHMONË ARMIQT E SHQIPTARËVE DHE VEGLAT E MERCENARËT E TYRE JANË MUNDUAR QË TË MOS LEJOJNË QË SHQIPTARËT TË KENË MIQ SHTETE TË FUQISHME, MADJE SERBËT PËRDITË LOBOJNË FORT DHE MUNDOHEN QË T’I PRISHIN MARRËDHENIET E SHQIPTARËVE ME ALEATËT E TYRE.
Vazhdimisht në disa media e portale lexon opinione nga disa islamofobë shqipfolës kundër Turqisë të cilat janë të njëllojta me ato politike, shtetërore dhe akademike të Serbisë. Dhe prandaj me të drejtë shumëkush kane konstatuar që turkofobët janë fanatikë islamofobë dhe serbofilë.Këta individë që nuk janë pothuajse askushi synojnë që me turkofobizmin fanatik të tyre mundohen të tërheqin vëmëndjen e të duken dikushi.Qëllimi djallëzor i tyre është që ta minimizojnë e deri edhe që të harrohet genocidi serb duke e helmuar opinionin me qëllim për dëmtimin dhe përcarjen e marrëdhënieve miqësore shqiptaro-turke. Janë disa nga ata që u pezmatuan shumë edhe kur bota njohu dhe dënoi genocidin serb në Bosnjë dhe që e dinë mirë se do dënohet edhe genocidi serb në Kosovë. Islamofobët shqipfolës të gjithë këtë turkofobizëm e kanë nga urrejtja që ata kanë për muslimanët shqiptarë, për karakterin e fortë të tyre kombëtar dhe për meritën, qëndresën e kontributin vendimtar të muslimanizmit patriotik shqiptar dhe të herojve të shumtë kombëtarë muslimanë për pavarësi dhe për qëndresën vendimtare të tyre kundër serbo-sllavisë për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar. Këta janë nga ata të cilët edhe kur shohin se si sillen ndërkombëtarët, se si sillen politikanë,qarqe, diplomatë dhe emisarë dhe ndërmjetës të bisedimeve Kosovë-Serbi , këta islamofobë shkruajnë e komentojnë kundër Turqisë , dhe nuk thonë asnjë fjalë madje as kundër aleancës ortodokse ballkanike e cila ka mbi një shekull që ka bërë krime e genocide kundër shqiptartëve.Serbia, qeveria, politika dhe akademia serbe nuk ia harron kurrë Turqisë faktin se pushtimi ottoman i Ballkanit shkatërroi perandorinë mesjetare kriminale, genocidiale antishqtare të Serbisë së carëve si dhe faktin se me pushtimin Osman të Ballkanit diga shqiptare u forcua aq shumë sa që nuk lejoi asimilimin dhe as serbizimin e shqiptarëve dhe të Ballkanit.Serbia edhe pse sot deklaron se Turqia është armike e saj dhe përkrahëse e shqiptarëve, Serbia përdor të gjitha mjetet politike e diplomatike për marrëdhënie të mira edhe me Turqinë por edhe me Gjermaninë e SHBA-të, por që në plan të parë Serbia ka aleatët e mëdhej të saj, armiqt e perendimit Rusinë e Kinën.
Bashkimi Evropian merr një vendim ndaj KosovësLexoni edhe:
Përvec SHBA-ve nuk rezulton që të ketë shtet tjetër si Turqia që mbështet sinqerisht dhe me besnikëri shtetin e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, dhe se Turqia është aleat besnik i Kosovës për lobimin që bën ajo për njohje të reja të shtetit të Kosovës, për forcimin dhe konsolidimin e Kosovës dhe në mbështetje të antarësimit të saj në organizata e organizma ndërkombëtare.
Këtë e konfirmoi Në Stamboll me 3 Qershor 2014 në Forumin Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë ku gjatë vizitës së Kryeministrit të Kosovës atje Ministri turk i Tregtisë ndër tjerash, ai u shpreh se: “Ne plotësisht përkrahim integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, dhe një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil”.Ashtu sikurse edhe Presidenti turk Erdogan kur Presidentja e Kosovës i kërkoi mbështetje për antarësimin e Kosovës në NATO, miku i shqiptarëve Presidenti Erdogan me dt. 01/03/2022 deklaronte se “Turqia si vend i rëndësishëm i NATO-s nuk shikon asnjë gjë që nuk shkon për sa i përket anëtarësimit të Kosovës këtu. Për ta mbështetur procesin e anëtarësimit në NATO s’kemi nevojë për të marrë leje nga askush. Ne i kemi ndërmarrë hapat tonë. Ashtu siç ndërmorën në rastin e njohjes, ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovë në NATO”, tha Erdogan. E gjithë politika e Tiranës pa marrë parasysh se kush ka pasur dhe ka pushtetin sot në Tiranë, të gjithë pa përjashtim gjithmonë kanë falenderuar Turqinë për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer të saj për Shqipërinë dhe për Kosovën , përvecse disa turkofobëve fanatikë që në dëshpërim gjithmonë mundohen që të nxisin e kultivojnë frymen e përcarjes në marrëdhëniet shqiptaro-turke.
Kjo frymë turkofobizmi ka qenë e egër edhe kundër Thacit pse ai shkonte , vizitonte dhe pse priste personalitete të larta shtetërore turke, ka qenë kundër vizitave të të gjithë kryeministrave të Shqipërisë në Turqi dhe kundër atyre të qeveritarëve dhe presidentit turk në Tiranë, dhe po këta të tillët janë kundër dhe pse Erdogan pret edhe Kurtin e Osmanin duke mbështetur sinqerisht si gjithmonë Kosovën , mbështetje për antarësim në BE e KiE dhe në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës. Politika shteterore, mediat dhe gjithë Serbia deklarohen se: si anëtare e NATO-s, Turqia aktualisht luan një rol shumëdimensional në këtë rajon: ajo mban komandën e forcave të KFOR-it, ka themeluar bazën ushtarake Sulltan Murat në Kosovë, strategjikisht mbështetet në Shqipëri, e cila merr pjesë në stërvitjet ushtarake turke dhe ka ushtri. Ka marrëveshje bashkëpunimi me Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, si dhe armatosjen dhe trajnimin e FSK-së, duke përfshirë trajnimin e pilotëve. Madje kundër Turqisë pse mbështet Kosovën e ashpër është edhe akademia serbe , kur Dragana Mitrovic nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd për kontekst vëren se Turqia e tregon ndikimin e saj të dëmshëm në rajonin, gjithnjë e më hapur, duke vepruar si shtet armiqësor ndaj Republikës së Serbisë. “Turqia jo vetëm që votoi dhe mbështeti rezolutën e turpshme të Srebrenicës në OKB, e cila sjell vetëm përçarje dhe mosmarrëveshje midis fqinjëve dhe destabilizon të gjithë rajonin, por ajo vazhdon të veprojë si ekzekutuesi i punëve të pista të NATO-s duke armatosur UÇK-në e rikualifikuar e ashtuquajtura ushtri e Kosovës edhe pse nuk duhet të ketë formacione të tjera të armatosura përveç KFOR-it dhe forcave tona të armatosura”, thote Mitrovic.
Sipas këtyre analistëve, Turqia i ka dhënë vetes të drejtën të armatosë një formacion në pjesën e pushtuar të territorit serb, qëllimi i të cilit është terrori mbi popullatën serbe në Kosovë dhe përgatitja për konflikt me ushtrinë serbe, duke gjykuar nga lloji i armatimit që marrin. Gjithashtu serbet mundohen të argumentojnë se shpërthimi i fundit verbal i presidentit turk, ku ai krahasoi kryeministrin izraelit me Hitlerin, Karaxhiçin dhe Millosheviçin, tregon armiqësinë e madhe ndaj shtetit dhe popullit serb”.
Dhe disa sharlatanë intelektualë e gazetarucë shqipfolës a nuk po bëjnë punën si këta profesorët dhe akademikët antishqiptarë e turkofobë të Serbisë?!Madje aq fanatikë janë disa farë pseudointelektualë sa që shpërthen nga goja e tyre histerizmi deri në urrejtje edhe pse p.sh. Turqia ndihmoi Shqipërinë për ndërtimin e banesave të qytetarëve shqiptarë të shëmbura nga tërmeti, edhe kanë shprehur urrejtje edhe kur Turqia ndërtoi spitalin modern në Shqipëri, edhe se Turqia ishte i vetmi shtet që në kohën e pandemisë së “Covid 19” ishte e para po Turqia që ndihmoi Shqipërinë dhe që i solli vaksinat antiCovid kur e gjithë Europa e braktisi Shqipërinë.Dhe sot është po Turqia ajo e cila mban qëndrim korrekt në mbështetje të Kosovës në krahasim me shumë shtete në BE që kanë kontribuar për clirimin e Kosovës të cilat janë lëkundur nga qëndrimi i tyre i para 25 viteve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".