Intelektualë, aktivizohuni dhe dukuni në mbështeje të Kurtit sepse atdhetarizmi është detyrë kombëtare
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Atë se cfarë unë kam kohë që e vë re dhe konstatoj është fakti i heshtjes dhe indiferentizmit të shumicës dërrmuese intelektualëve të mirëfilltë madje në këto kohë nuk po duken gjëkundi as “të mëdhejtë “ si Kadare e Qose në debate dhe as në aktivitete për të dhënë kontributin e tyre për problematika të rendësishme në këto kohë moderne aq të vështira për Kosovën , edhe pasi ajo ka shtetin e vet të pavarur.Mos aktivizimi i kompetencës së vërtetë intelektuale e patriotike u ka dhënë mundësinë që të japin “leksione” politike, “patriotike” dhe injoranto-akademike injorantëve të klasit të ulët, por edhe korrupsionit inteligjent të disa mendimtarëve zullumqarë , të pa dinjitet , servilë dhe të korruptuar që shiten lehtë te paraja dhe te politika e korruptuar e deri edhe te paraja e huaj.
Shikoni se sa aktivë kundër Kosovës janë akademikët shovinistë serbë që mbrojnë krimet dhe genocidin serb , ndërsa akademikët shqiptarë janë të rralllë që i kundërvihen atyre dhe janë të rrallë ata të mbrojnë dinjtetin kombëtar dhe shtetin e Kosovës, por as këtyre të paktëve dhe të rrallëve nuk u jepen shansi që të dalin në televizionet e Tiranës dhe as gazetat e Tiranës nuk ua botojnë studimet dhe shkrimet patriotiko -kombëtare të tyre.
TANI PO U PYES JU INTELEKTUALËVE TË MIRËFILLTË QË NUK AKTIVIZOHENI SE: A MOS KENI FRIKË DHE A MOS U MUNGON GUXIMI INTELEKTUAL PËR T’U PËRBALLUR ME REALITETIN, APO EDHE JUVE DO TË ISHIT AKTIVIZUAR NËSE KORRUPSIONI, PARAJA DHE POLITIKA E MBRAPSHTË DO T’U KISHTE AFRUAR E PAGUAR PËR T’U SHËRBYER ATYRE SIC VEPRON SOT LLUMI INTELEKTUAL SERVIL E MEDIATIK SHQIPTAR QË ËSHTË MË I DËMSHËM SE EDHE POLITIKA SË CILËS AI I SHËRBEN.
Mos prisni që t’u nxjerrë dikush nga skutat ku jeni strukur e t’u thotë dhe t’u luten ejani dhe merrni gjithcka gati.Indifentizmi juaj u ka dhënë mundësinë që të llomtisin e të duken vetëm sharlatanët si p.sh. Mero Baze, Frrok Cupi, Kreshnik Spahiu, Fatos Tarifa, Baton Haxhiu, Milaim Zeka, Berat Buzhala etj., të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë që të jenë më të zëshmit dhe më të zellshmit kundër politikës antikorrupsion dhe asaj të mbrojtjes së sovranitetit që ka zbatuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti.Janë disa intelektualë që japin leksioni kafeneve se duhet kështu apo ashtu, por nuk guxojnë që të mbështesin hapur dhe t’u japin meritën atyre pak politikanëve që vërtet duhen mbështetur. P.sh. në Shqipëri nuk ka zëra intelektualësh patriotë e nacionalistë që të mbështesin Albin KURTIN , politikën dhe qeverisjen e sukseshme me standardet më të mira krahasur me qeveritë e tjera në Ballkan, nuk ka nga Tirana ndonjë intelektrual pëvecse shumë rrallë që të mbështesë Kurtin dhe politikën e tij të sukseshme antikorrupsion, dhe atë të mbrojtjes së shtetit, ligjit, Kushtetutës dhe Sovranitetin e Kosovës. Dhe pse ndodh kjo? Ndodh sepse ata e kanë hallin se mos u mbetet “hatri” politikës dhe politikanëve të Shqipërisë të cilët fatkeqësisht janë bosh nga nacionalizmi dhe të zhytur e plot me korrupsion.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"