Lexoni edhe:
Intelektualë, aktivizohuni dhe dukuni në mbështeje të Kurtit sepse atdhetarizmi është detyrë kombëtare
Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës që janë shpallur për shkak të situatës në veri vitin e kaluar, janë shumë diskriminuese dhe të pa drejta, të njëanshme dhe me prapavijë të dëmshme. Mbase masat e tillë do të kishin qenë në funksion të qëllimit për të cilin thuhet se janë shpallur, dot kishin qenë fer vetë në qoftë se ishte dënuar edhe Serbia, sepse të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në teren kanë dëshmuar se loja serbe ishte ajo që ka ndikuar të kemi në veri situatë jo stabile, të tensionuar deri në rrezik të shpërthimit të konfliktit.
Situata në të cilën gjendet Kosova e sjell në aktualitet atë thënien e dikurshme të pleqve të vjetër që përpara kanë thënë - i urti gjithmonë e humb luftën, kurse zullumqari fiton me padrejtësi. Prandaj edhe pse kanë kaluar 1 vit nga vendimi BE-s ndaj Kosovës, tani duhet që BE-ja ti heq masat ndaj Kosovës, dhe masat ndëshkuese ta ja jep Serbisë. Joseph Borell duhet distancohet nga fjalët mashtruese të Vuçicit dhe të merret me seriozitet me Kosovën, por mendoj që edhe kësaj radhe
Borelli do anoj kah Serbia dhe jam i bindur që për të ja hequr Kosovës masat do të kërkon nga Kosova që të bën diçka që prapë është kundër ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.
Padrejtësia kundër Kosovës është shumë e madhe sepse Kosova thuajse për 1 vit jo vetëm që i kryer detyrat me sukses, por ka bërë edhe më shumë në shtrirjen e ligjit në gjithë territorin, forcimin e stabilitetit të shtetit dhe luftimin e kriminalitetit kudo që është hetuar se është duke u zhvilluar. Ndonëse, institucionet Kosovare përmbushën obligimet që u kërkuan pikërisht nga ndërkombëtarët përmes marrëveshjes së Bratisllavës, të njëjtit ende nuk kanë marrë vendim për largimin e sanksioneve. Nga Bashkimi Evropian ditë më parë deklaruan se Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell është duke u marrë me një raport në lidhje me masat për Kosovën, por sipas zëdhënësit , Peter Stanos, vendimi për heqjen e masave, do të merret gjatë një mbledhje të Këshillit të Ministrave, pa e përcaktuar datën, ku do të jetë edhe raporti i hartuar nga Josep Borrell.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".