“Exit strategy” të kërkohet në Nju-Jork, jo në Bratsllavë!
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkruan: Prof.Dr. Mehdi Hyseni
Se në çfarë stadi është i ndërlikuar problemi kolonial i Kosovës për t’u zgjidhur drejt dhe përfundimisht në frymën e së drejtës ndërkombëtare, këtë e dëshmon edhe margjinalizimi i saj jashtë procedurës ligjore të shqyrtimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Një nga faktorët thelbësorë, që çështja e Kosovës nuk po debatohet në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është mungsa e vonuar e shtrimit të Kërkesës së diplomacisë së Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, e cila që në vitet ’90 të shekullit XX, do të duhej që çështjen koloniale të Kosovës ta paraqiste në AP-në e OKB-së në Nju-Jork.
Sikur diplomacia e Tiranës zrytare ( kryeliderët shtetërorë: Salihët, Nanot, Majkot, Metët, Mejdanët, Mojsitë, Topët, Nishanët, Ramët, Begajt) ta padiste me kohë Serbinë për krime e gjenocidit në Kosovë (1989-1999), tani, qe 13 vjet nuk do të kishte pasur asfarë Dialogu të dështuar të Brukselit (2011-2024) kinse në emër të normalizimit të marrëdhënieve mse Beogradit dhe Prishtinës, mbase fati i saj do të zgjidhej përfundimisht në AP-në e OKB-së në East River të Nju-Jorkut.
Mirëpo, duke qenë se ka dështuar një diplomaci e pabashkërenduar midis Prishtinës dhe Tiranës (1989-2024), çështja koloniale e Kosovës, as që po përmendeet në qarqet diplomatike ndërkomëtare (Amerika, BE-ja dhe OKB-ja). Ndaj, për të vënë në lëvizje çështjen e Kosovës, patjetër, duhet të rishikohet “procesi i dështuar i Brukselit, 2011-2024), me qëllim që të kërkohet ndonjë “exit strategy”, që de fakto dhe de jure do të vuloste statusin e pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës, si anëtare e përhershme e Kombeve të Bashkuara. Vetëm kjo zgjidhje e drejtë, e ligjshme dhe e justifikueshme, do të mund të çonte në “exit strategy” të Kosovës.
-JO kurrfarë Brukseli, as Bratisllave, as Madridi, as Athine, as Qiproje greke e as Bukureshti, të cilat pa asnjë të drejtë po e mohojnë pavarësinë e Kosovës brenda strukturës së BE-së, duke i kundërshtuar 22 shtete të tjera, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovë, më 17 shkurt 2008. Kjo sjellje dhe ky qëndrim negativ, antidemokratik, antipaqësor dhe antiligjor, është në kundërshtim flagrant me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me rezolutat e saj të njohjes të së drejtës së vetëvendosjes popujve dhe vendeve të kolonizuara, siç ishte edhe Kosova dikur nën Serbi (1912-1999).
Një tolerancë të tillë absurde apolitike subjektive të Spanjës, të Rumanisë, të Greqisë, të Sllovakisë dhe të Qipros nga ana 22 shteteve të tjera të BE-së, që e kanë njohur Kosovën, më 17 shkurt 2998, është jodemokratike dhe jopaqësore, sepse në këtë mënyrë publikisht “fajsojnë” BE-në dhe Amerikën që e kanë njohur Kosovën.
Ky kundërshtim ndaj 22-shes së BE-së nga ana e 5-shes së thekuar pro Serbisë, në asnjë mënyrë nuk është në frymën e kërkimit të EXIT STRATEGY-së, por favorzon, propagandon dhe lobon ndërkombëtarisht për mbështetjen e diplomacisë dhe politikës kolonialiste dhe militariste të Serbisë, duke e gënjyer dhe mashtruar BE-në, Amerikën dhe Kombet e Bashkuara (193 sosh), se gjoja “Kosova është territor i Serbisë së presidentit Aleksandër Vuçiq dhe i “shëgrtit” të tij, Ivica Daçiq, ish-dora e djathë e politikës dhe e propagandës së kryekriminelit Slobodan Milosheviq.
Ky qëndrim proserb i 5-shes së “rebeluar” nga 22 shtete të tjera të BE-së assesi nuk ndihmon në arritjen e kompromisit politik paqësor mes Beogradit dhe Prishtinës, por shpie drejt në përshkallëzimin dhe në përkqeësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Për më tepër, edhe të marrëdhënieve të sigurisë dhe të stabilitetit të BE-së, me tendencë dhe qëllim të fundit, që BE-ja të shpërbëhet si insntitucion evropian për integrimin dhe për zgjerimin e Evropës Perëndimore. Ky është rrezik potencial që drejtpërdrejt i vie BE-së nga ana 5 shteteve të saj, që sheshit kanë marrë anën e Serbisë, duke mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, por po lobojnë për realizimin e axhendës së interesave neokolonialiste të Beogradit dhe të Moskës dhe aleatëve të tyre ndërkombëtarë për të mbajtur Kosovën nën sundimin e egër kolonial shekullor.
Mirëpo, kjo “strategji inkluzive” e amalgamës ruso-serbe, që Kosovën ta mbajnë si “konfliktit të ngrirë” me lloj-lloj kushtëzimesh, kërcënimesh, shantazhesh, sabotimesh dhe sanksionesh ndërkombëtare, në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së, është e dënueshme dhe e papranueshme.
Shkolonzimi, përkatësisht njohja e së drejtës së vetëvendosjes de fakto dhe de jure nga ana e OKB-së, është e drejtë e patjetërsueshme e popullit shqiptar të Kosovës. Prandaj, duhet t’i heqet vijë e kuqe anuluese Dialogut të Brukselit, që ka “gozhduar” EXIT STRATEGJINË e problemit të Kosovës, jo më pak se 13 vjet (2011-2024), në mënyrë që t’i njihet e drejta e vetëvendosjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.
Prandaj, faktorët relevantë bashkësisë ndërkombëtare (SHBA, BE dhe OKB-ja) menjëherë dhe, pa asnjë kushtëzim, duhet që ta rrumbullakësojnë shtetësinë e Kosovës, duke u bazuar në rregullat dhe në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe në dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe në rezolutat e deritahme të AP-së së OKB-së për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes popujve dhe vendeve të kolonizuara në kontinentet e ndryshme të botës (Afrika, Azia, Amerika Latine etj.), që sot përbëjnë 193 vende të OKB-së, të cilat ligjërisht janë të obliguehsme, që ta respektojnë dhe ta njohin të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës, pa asnjë KUSHT, duke qenë se pa ndëshkimin e kolonializmit shekullor serb (1876-2024) mbi territoret autoktone shqiptare, nuk mund të ndërtohet asnjë EXIT STRATEGY, që Kosova të aderojë në OKB si anëtare me të drejta dhe detyrime siç parashikon Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e dejta ndërkombëtare.
Sa më sipër, me qasje të ndryshme, me interesa heterogjene, me kushtëzime, me sanksione dhe me koncepte kundërthënëse të aktorëve krysorë të involvuar në politikën dhe në diplomacinë e Dialogut të Brukselit assesi nuk mund të arrihet EXIT STRATEGY e zgjdhjes përfundimtare dhe të drejtë e çështjes koloniale të Kosovës (1912-1999).
Ndaj, nuk parapëlqehet të humbet kohë dhe të “shkrihen mend” në ringjalljen dhe vazhdimin e Dialogut të Brukselit, sepse realizimi i tij, Kosovën do ta rikthente në luftë me Serbinë kolonialiste dhe hegjemoniste. – Çdo kompromis politik me Serbinë pa njohjen e saj paraprake, si dhe pa njohjen e Kosovës nga OKB-ja, nuk do të sjellë kurrfarë EXIT STRATEGY, por vetëm RIKOLONIZIM, VASALITET, VARËSI DHE NDËRVARËSI nën Serbin e Madhe (1844-2024) të ILija Garashaninit, të Nikola Pashiqit, të Vladan Gjorgjeviqit, të Jovan Cvijiqit, të Vasa Qubriloviti, të Ivo Andriqit, të Dobrica Qoiqit, të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit, të Aleksandër Vuçiqit, të Aleksandë Vulinit dhe të Ivica Daçiqit…etj.
Për më tepër, është naivitet dhe injorancë sui generis të thuhet se po angazhohemi dhe po luftojmë politikisht, diplomatikisht, demokratikisht dhe në mënyrë paqësore të arrijmë një EXIT STRATEGY për të zgjidhur krizën e Kosovës, duke e trajtuar atë si “problem minoritar serb”, që si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë, do të thotë : “KOSOVA ËSHTË TOKË SERBE” !? – This is fake strategy not at all exit strategy for independent and sovereign Kosovo (Febrary 17, 2008).
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".