![](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/15/200x200_91892_KOS201109presidenthashimthacispecialistchambersthehagueRTR_16049382806401631714123.jpeg)
Lexoni edhe:
'Rroken' deputetet e VV’së dhe PDK’së: Lista Serbe ua shëtitke Hashimin nëpër Ujman
Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani
Masat ndëshkuese që morri Bashkimi Evropian para një viti kundërt Republikës së Kosovës, jo vetëm që kanë qenë të padrejta por edhe një vendim e çuditshëm sepse tensionet në veri të Kosovës nuk ishin me fajin e Qeverisë,por me fajin e bandave ekstremiste serbe të dirigjuara si gjithmonë nga qarqet shoviniste të Beogradit, të sojit të Aleksandër Vuçiqit.
'Rroken' deputetet e VV’së dhe PDK’së: Lista Serbe ua shëtitke Hashimin nëpër UjmanLexoni edhe:
Bashkimi Evropian po të ishte i drejtë me masa ndëshkuese, e ka gabuar adresën dhe do të duhej të adresohej në Qeverinë e Republikës së Serbisë që vetëm krijon kaos dhe destabilizim jo vetëm të fqinjët e saj por në tërë Ballkanin. Kosova me punën e saj dëshmoi se është kundër destabilizimit të vendit dhe kundër dhunës nga do qofshin apo nga do që vijnë. Pra masat ndëshkuese të padrejta nga Bashkimi Evropian janë vonuar shumë që nuk janë hequr për të mos dëmtuar ekonominë e vendit që dorën në zemër po na dëmton shumë dhe atë padrejtësisht. Ndërkombëtarët kërkuan po ashtu shumë obligime nga Republika e Kosovës dhe ata i përmbushën dhe prandaj po e them se me çfarë të drejtë akoma nuk janë larguar këto masa ndëshkuese kundër vendit tonë.
Në fakt është folur dhe është shkruar shumë se do të pezullohen këto masa dhe do të largohen sanksionet por sa duket premtimet ishin vetëm fjalë dhe asgjë më shumë. Josep Borell, ditë më parë e bëri publike se është duke u marr me një raport lidhur me këto masa ndëshkuese që ja kanë vënë barrë të rëndë Republikës së Kosovës dhe atë padrejtësisht duke menduar se të paktën edhe pse vonë të vonuara por të suspendohen. Z. Petar Stano, po ashtu se ky vendim do merret në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe pikërisht këtu do të paraqitet raporti i finalizuar me rekomandime dhe do mbesim me shpresë se do të suspendohen të gjitha masat ndëshkuese, edhe ashtu të pa drejta që ju vunë Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".