Hapja e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të lirë pa kufizim nevojë vendim që duhet ta dëshmon zbatimin e plotë të ligjeve të shtetit dhe forcimin e sovranitetit

Hapja e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të lirë pa kufizim nevojë vendim që duhet ta dëshmon zbatimin e plotë të ligjeve të shtetit dhe forcimin e sovranitetit
Hapja e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të lirë pa kufizim nevojë vendim që duhet ta dëshmon zbatimin e plotë të ligjeve të shtetit dhe forcimin e sovranitetit

Skender Mulliqi

  • 06 June 2024 - 19:33

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Ky paralajmërim po bëhet në kuadër të vazhdimit të shtrirjes së plotë të sovranitetit të Kosovës edhe në këtë pjesë të vendit, që nuk e kishim për një kohë të gjatë pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Gjatë kësaj kohe të mos ushtrimit të pushtetit legjitim të Prishtinës, Vuçiqi dhe banditët e tij, bënë rendin dhe ligjin sipas kutit të tyre, më qëllim të ndarjes të veriut të Mitrovicës nga jugu.

 

Njoftimi nga organet tona të shtetit për hapjen e urës mbi lumin Ibër, që ishte bërë edhe më herët nxitën reagime të pushtetit shovinist të Beogradit zyrtar dhe Listës Serbe, listë kjo e konfirmuar si terroriste-rasti i Banjskës dhe e shumë akteve tjera brutale të dhunës për destabilizim të Kosovës. Në krye të Listës Serbe, janë Veselinoviq, Radojqiq ,Rakiq e banditët e tjerë serb të instrumentalizuar nga krye terroristi në pushtetin e Serbisë, Aleksand Vuçiq. -Në kuadër të reagimit për hapjen e urës edhe për automjete kemi reagimin edhe të zëvendësit të BE-së, Petar Stano, që çështja e hapjes së urës duhet të zgjidhet më dialog nga marrëveshjet e mëparshme të Brukselit. Ky paralajmërim po bëhet në kuadër të vazhdimit të shtrirjes së plotë të sovranitetit të Kosovës edhe në këtë pjesë të vendit, që nuk e kishim për një kohë të gjatë pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Gjatë kësaj kohe të mos ushtrimit të pushtetit legjitim të Prishtinës, Vuçiqi dhe banditët e tij, bënë rendin dhe ligjin sipas kutit të tyre, më qëllim të ndarjes të veriut të Mitrovicës nga jugu. Ka qenë dhe ende është irrituese për Kosovën e pavarur gjithë ikonografia millosheviqiane matanë urës, dhe monumenti i Car Llazarit, mbi të cilën figurë të urryer për shqiptarët edhe i filloj luftën Millosheviqi.

Qeveria e Albin Kurtit shumë e ka vendosur rendin dhe ligjin në veri, por kjo duhet të vazhdon deri në fund, se Kosova nuk është Serbi, por është shtet sovran dhe i pa varur. Ura kryesore më Ibër ka qenë arenë e incidenteve të prodhuara për vite më radhë nga kriminelët serbë ”Rojat e Urës’ etj. Kjo urë u rinovua në vitin 2016 nga fondi i Bashkimit Evropian, u hap për këmbësor tek në vitin 2017. Do të thotë se këto roja kriminale nuk kanë lejuar qarkullimin e mallrave e shqiptarëve , të cilët janë privuar nga shkuarja në prona dhe shtëpi të tyre, pse ashtu kanë dëshiruar kriminelet “Rojat e Urës”, të ndihmuara nga KFOR-i Francës i cili ishte instaluar në veri fill pas lufte. Këta kriminelë madje morën guxim të rrahin dhe të maltretojnë rëndë shqiptarë dhe ndërkombëtar, duke lënduan edhe pjesëtarët e KFOR-t. Këto incidente të vazhdueshme dhe shpërthime më bomba e shkatërrime pronash në këtë pjesë të vendit, kishin dhe kanë për qëllim të destabilizmit dhe të ndarjes mbi baza etnike të vendit tonë. Barrikada të mëdha u vendosën në këtë urë pa reshtur që nga viti 2011. U hodhën gurë e zhavorr në sasi të mëdha duke ndarë qytetin e Mitrovicës në dysh .

Dhe, kur bëjmë fjalë për marrëveshjen e Brukselit, BE sikur ka harruar se ura për qarkullim të mjeteve motorike , është dashur të hapej në vitin 2017, por kjo nuk ndodhi deri më sot, e duhet të hapet nga organet tona përkatëse. Shtetet e BE-së me përjashtim Spanjës, Greqisë, Çekisë dhe Qipros e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës në kufijtë ekzistues të saj. Prandaj, çdo shtrirje të sovranitetit në veri BE- po e lidhin më bisedimet Kosovë-Serbi, e që në fakt ky qëndrim e abrogon shtetësinë e Kosovës , deri të qëndrimi për ndarje mbi baza etnike, përmes Asociacionit famoz të komunave më shumicë serbe. Zaten kështu duhet edhe kuptuar presioni dhe masat e BE-së ndaj Kosovës, duke iu lënë veprim të lirë në veri, grupit terroristë serb me krye protagonistin Aleksandër Vuçiq. Serbia dhe kamarrilla e krimineleve të luftës në pushtet, duhet ta kanë të çartë, se pavarësia e Kosovës, është proces i pa kthyeshëm dhe se sovraniteti dhe integriteti territorial i saj, do të mbrohet deri në fund nga shqiptarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".