
Lexoni edhe:
Ja ku do ta shohim Emmanuel Macronin
Shkruan:ANALISTI-Xhevat Mehaj
Fillimi i arrestimeve të individëve si të dyshuar për veprimtari spiunazhi kundër shtetit është pritur shumë gjatë. Duhet përkujtuar se kanë kaluar 25 vite nga përfundimi i luftës dhe vetëm tani i kemi arrestimet e para. Mos të flasim për periudhën e paraluftës së fundit dhe të luftës së fundit. Nuk ka pasur asnjë individ të arrestuar dhe të gjykuar për veprimtari spiunimi.
Ja ku do ta shohim Emmanuel MacroninLexoni edhe:
Gjithsesi edhe ky fillim është i mirëseardhur. U shkoftë puna mbarë pjesëtarëve të institucioneve tona. Pra, ky arrestim vjen pas punës disavjeçare të AKI-së në luftimin e veprimtarisë së spiunimit të huaj. AKI ka filluar zyrtarisht të angazhohet në këtë fushë nga muaji prill i vitit 2016. Dikush mundë të thotë kaq gjatë është dashtë që të pritet për arrestimet e para. Unë mendoj se kjo dëshmon për punën profesionale të pjesëtarëve të AKI-së. Duhet pasur parasysh se kjo punë është filluar nga zero, kur flasim pra në këtë fushë që duhet të kuptohet. Pastaj, përballë kanë pasur dhe kanë rrjete të fshehta serbo-ruse që veprojnë në këto rajone për më tepër se 150 vjet, që i kanë lëshuar rrënjët thellë. Duhet shumë punë për të nxjerrë dëshmitë e bazuara e kjo merr shume kohë, sidomos në fillimet e punës.
Uroj të jetë fillim i mbarë! Jam besimplotë. Prandaj edhe arrestimi i të dyshuarve për spiunim është shumë i mirëseardhur. Janë arrestimet e para pas 25 viteve nga përfundimi i luftës së fundit. Mirëpo këto arrestime kanë ardhur pas një pune disavjeçare nga AKI. Në fakt, AKI ka filluar të angazhohet në këtë fushë nga muaji prill i vitit 2016. Sigurisht se gjatë kësaj periudhe është kryer shumë punë, janë kryer shumë vëzhgime e përgjime. Kjo veprimtari është komplekse por edhe shumë e ndjeshme. Duhet punë profesionale. AKI është duke u angazhuar me të gjithë kapacitetin e saj, dhe këto arrestime janë vetëm arrestimet e para. Pres që të ketë edhe arrestime tjera, kur rastet të janë të hetuara plotësisht sigurisht. Punët e fshehta kryhen fshehtas dhe nuk duhet shpaluar se çka e si po punohet. Janë rezultatet e punës që flasin për punën. Është një fillim i mirë, uroj të u shkoj puna mbarë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".