Fakte historike të masakrave të otomanëve pushtues ndaj popullit të pafajshëm dardano-arbëror

Fakte historike të masakrave të otomanëve pushtues ndaj popullit të pafajshëm dardano-arbëror

Gjon keka

  • 06 June 2024 - 22:03

 

Nga Gjon Keka

Kur shkruajm dhe flasim për të kaluarën historike duhet që vazhdimisht të mbështetemi në fakte, në dokumente historike ,në dëshmi të kohës ,në udhëpërshkuesit që gjetën gjurmët dhe panë me sytë e tyre pasojat që kishte lënë pushtuesi otoman në trojet tona dardano-arbërore. Se Perandoria Otomane ka kryer masakra të tmerrshme ndaj popullit tonë arbëror-dardan këtë e dëshmonë e kaluara, flet gjaku i pafajshëm i bijëve e bijave dardano-arbëror,flet mjerimi dhe shkretëtira që ky pushtues e solli ndër trojet tona pas vdekjes së Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Jo rastësisht u detyruan ta lëshojnë atdheun e tyre të dashur, shumë familje dardano-arbërore që sot jetojnë dhe ruajnë më mirë se ne tradita dhe kulturën që nga koha e artë e epokës së Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Ata e lëshuan atdheun e tyre sepse nuk deshën të pranonin një ideologji të huaj të një pushtuesi, ata nuk donin ta tradhëtonin besën e të parëve të tyre ,ata nuk donin të jetonin me zgjedhën otomane në qafë dhe as të persekutoheshin e vriteshin për çdo ditë pa asnjë pikë mëshire.

Image

(Foto ilustrim)

Se çdo pushtues kushdo qoftë ai vjenë për të pushtuar dhe shkatërruar e ndërtuar ideologjinë dhe sistemin e tij perandorak të sundimit ,këtë e ka bërë edhe pushtuesi otoman, janë fakte ato që flasin, janë pasojat e mjerimit dhe prapambetjes që na ka lënë ky pushtues, dhe secili pushtues që ka shkel në trojet tona. Ja,këtu po i vendos tri dëshmi të kohës që flasin për masakrat e pushtuesit otoman dhe të vezirëve, zaptive,askerëve nizamë etj ,ndaj popullit tonë të pafajshëm dardan-arbëror: „Pas rënies së Kostantinopojës nën pushtetin turk, shqiptarët i rezistuan për 13 vjet pushtimit të saj ,ashtu që në vitin 1478. u detyruan të nënshtroheshin. Më pas pasoi masakër e tmerrshme; pjesa tjetër shpëtoi veten ose duke ikur jashtë, ose duke pranuar Islamin, ose duke u fshehur në male të paarritshme.“(L.F., 1888)

„Tërbimi i turqve u shpreh në mënyrën më të tmerrshme në Prizren...

Banorët e krishterë të këtyre fshatrave u masakruan pjesërisht nga begët, zaptitë (xhandarët) dhe asker nizamët, brutaliteti dhe barbaria e të cilëve janë proverbiale në të gjithë Turqinë. Masakra të tmerrshme dhe të pakuptimta, të cilave kryengritësit iu përgjigjën në brigjet e Drinës dhe që i dhanë kësaj lufte këtë karakter barbarie dhe e mizorisë me të cilën është shënuar.“ (L.m,i.P.,1876) „Por kishte edhe më keq dhe, si shembull, do të citoj disa fakte: ushtarët turq, kur në raste të rralla si fitimtarë arritën të hynin nëpër fshatra, plaçkitën, u vunë flakën shtëpive dhe dhunuan gratë...Në rrethin e Prizrenit dhe krahinën e Lumës, ku ndodhesha në ato ditë, tri vajza, të moshës 14 deri në 17 vjeç, u dhunuan nga ushtarët dhe të dëshpëruara nga turpi u vetëvranë duke u varur; dhe se kjo është e vërtetë, duket edhe nga fakti se këtë e kam zbuluar edhe në konferencën time, të mbajtur në klubin shqiptar në Manastir, në janar të vitit të kaluar, të cilën mund ta demonstroj. Një grua heroike nga Rugova, afër Gjakovës, duke ruajtur nderin e saj, vrau shtatë ushtarë me pushkën e burrit të saj që ishte vrarë më parë në betejë.“(R.d.R,1911)

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".