Albin Kurti, është lider karizmatik, apo mashtrues ordiner?
Fadil Maloku
Shkruan:Sociologu Fadil Maloku
1. Karizma politike, në teoritë sociologjike e sidomos ato politike e njohur si fuqi apo si një lloj “opiumi” mobilizues për masat e gjera, përdoret zakonisht nga liderët që futen (jo rastësisht!) në politikë me qëllime (në pamje të parë, padyshim fisnike!) të ndryshimit të kurseve të karizmatike e e fillojnë me shumë entuziazëm e ambicie të shëndosha, por. Që më vonë lehtësisht e devijojnë sapo ta “pushtojnë” hapësirën e pushtetit. Ani pse ky lloj politikani synon dhe ka ambicie fillestare sanimin dhe përmirësimin e deformiteteve të shkaktuara në sistemin socio ekonomik nga elitat e karizmat e mëhershme politike, ai në vazhdimësi si imperativ e ka edhe ngritjen e vetë personale. Në fakt karizma e tillë kur e heton dhe e kupton se “pesha e tij specifike”, po ngritet në mënyrë të meteorite kundruall idealeve që kanë të bëjnë me synime e ambicie identitare e shtetërore (si është p.sh. rasti ynë) të vonuara e të parealizuara në kohëra të duhura historike, shndërrohet në idhull. Të njëjtit, “karrierën” brofshme dhe nivel të lakmueshëm social në raport me kundërshtarët e vjetër të skenës së caktuar politike, nuk ngurrojnë që gjatë këtij rrugëtimi të dizajnojnë si perceptimin ashtu edhe rregullat e reja të lojës së animimit të publikut. Ambiciet dhe synimet për ta ndryshuar ekuilibrin e caktuar sociopolitik, tek ky lloj lidershipi të shumtën e rasteve janë aq obsesive e fanatike sa që për një vend të privuar nga mekanizmat e kontrollit, masat amorfe qytetare të qytetarisë nuk ngurron t’i fut edhe në konfrontime e polarizime të gjera e të paparashikuara si me shtresat divergjente sociale ashtu edhe me kombet e shtetet që në “dioptrinë” e tij politike “kualifikohen” si armiqësore e kërcënuese. Ky lloj makiavelizmi, historikisht na ka dëshmuar se autokratizmi është petku që ata e mëveshin pa asnjë hezitim.
2. Në anën tjetër, përpjekja e tyre për të alarmuar për këto “rreziqe e kërcënime” në horizont, jo gjithherë perceptohet si mundësi e zhbërjes dhe anulimit të arriturave që i kanë arritur të tjerët. Kjo lloj “konkurrence” (në fakt jo lojale) midis të benefiteve që i ka arritur gjenerata e mëhershme e elitës së caktuar politike, pothuajse gjithnjë projektohet si sfidë po edhe si pengesë serioze për rritjen e karizmës së tyre. Ku “lojtarët”, apo udhëheqja e zakonshme me tipin e ri karizmatik synon t’i absorboj ca karakteristikat të thjeshta ontologjike, që e “ushqejnë”, brumosin dhe vulosin natyrën dhe prirjen e tij të lidershipit. Thënë më ndryshe; ideja dhe qëllimi final i këtij tipi lidershipi bëhen; rrjetëzimi i veshur me petkun e sundimit e ligjit e sidomos; krijimi i sistemit të ri hierarkik, ku fuqizohen dhe favorizohen shumë më shumë besnikëria ndaj tij se sa zbatimi i rregullave e normave të ligjeve. Në sistemet neoliberale demokratike, sot për sot ekzistojnë dy kritere apo parametra sociologjik që deri diku mund ta identifikojnë shkallën apo nivelin e karizmës politike të një politikani modern. Ato janë; natyra e sundimit dhe qëllimet e sundimit. Tani, nëse këto dy kritere i s’postojmë në rrethanat dhe aktualitetin tonë socio politik, lehtësisht mund të vlerësojmë edhe angazhimin, kontributin, po edhe natyrën e sundimit (qeverisjes) bashkë me qëllimet e sundimit. Sipas kriterit të parë lideri shikuar me dioptrinë sociologjike nëse konceptin e karizmës politike e s’poston në ambientin tonë socio politik, ku karizma e aktuale politike e KM të Kosovës Albin Kurtit, këndvështrohet e sidomos interpretohet nga prizma se ai synon; t’i transformoj vlerat dhe normat e sjelljes së deritanishme morale tradicionale e racionale politike (në veçanti), e ato ekonomike (që tani për tani mbeten vetëm “punë Sizifi”), në mënyrë që të njëjtat t’i shndërroj në një alternim ndryshe të veprimit, pra në një premisë krejtësisht të re të gjitha aktet, veprimet qëndrimet e sidomos vendimet e mëhershme politike (lexo; Marrëveshjet e dëmshme për Kosovën si Demarkacioni e Asociacioni), atëherë, ai padyshim duhet të konfirmohet, dëshmohet po edhe konsiderohet vërtetë një karizëm me vlerë të çmueshme e avokat i interesave kombëtare e shtetërore shqiptare. Mirëpo, nëse në këtë rrugëtim që për kundërshtarët e tij po cilësohet e identifikohet si; “mashtrues, tinëzar, marksist”, “mashtrues ordiner”, “si njeri që po na armiqëson me aleatët dhe miqtë tanë”, vërtetohet dhe dëshmohet si person e si subjekt politik që nuk realizon premtimet e dhëna, atëherë i bie që i gjithë narracioni i cilësimit, trajtimit e identifikimit si karizmë e dalluar politike “mbetet vetëm një iluzion e”punë Sizifi” që fare nuk ka pasur për qëllim përmirësimin dhe ndryshimin e gjendjes…por, vetëm promovimin e protagonizmit dhe egos së tij personale! Ngase, pushteti është ai karari që mund ta verifikoj, po edhe demantoj hipotezën e ngritur rreth karizmes së politikanit të caktuar. Në ndërkohë, për ta pasur më të saktë diagnostikimin na duhet ta bëjmë dallimin midis lidershipit të zakonshëm juridiko-racional dhe lidershipit të jashtëzakonshëm karizmatik.
3. Ajo çka i dallon këto dy tipe, janë padyshim synimet dhe ambiciet për transformime rrënjësore të rendit institucional (karizma politike) dhe tendenca e improvizimit (lexo mashtrimit) në kuptimin e mos mbajtjes së premtimeve elektorale. Sot, sociologjikisht mund të dëshmohet nga përvojat e partive populiste (si ajo e S. Berluskonit, e Marin Lepen, ajo e V. Orbanit, e Erdoganit, etj) se karizmat politike në rast se nuk përmbushin premtimet e dhëna elektorale, shumë lehtë s’postohen në statusin e lidershipit mesatar e nën mesatar. Anasjelltas, ata ngrihen nga statusi i zakonshëm në statusin karizmatik pasi arrijnë të përmbushin premtimet (që në rastin e Kosovës ende janë të karakterit dhe interesit nacional) e dhëna, duke fituar kështu edhe amnistinë morale e politike të ithtarëve te vetë. Ashtu që (pa)përgjegjësia për të (pa)bëmat në rrafshin politik, ekonomik e mund të ushtrohet edhe në sferat tjera, atij i qëndron mbi kokë si “shpata e Demokleut”. Në kontekstin tonë, kjo “shpatë” identifikohet edhe si faktori ndërkombëtar, miqtë dhe aleatët tanë që i kemi dhe hisedarë sidomos temën e shtrirjes së sovranitetit në territorin e Kosovës. Megjithatë, në rrethanat e lëkundjes së themeleve të rendit të vjetër të globalizimit, ku patjetër mëtohet reduktimi i rolit të shtetit (që elitat tona e kane keqkuptuar), ekzistojnë gjasat reale që roli i karizmave të reja politike (Orban p.sh.) edhe të forcohet shkaku i kundërshtimit që ata i bëjnë qendrave globale vendimmarrëse. Duket që lufta në Ukrainë dhe ajo në Gaza, po edhe krizat potenciale si Bosnja dhe Kosova, do e përshpejtojnë rikthimin e rolit të karizmave politike që insistojnë në fuqizimin e rolit të shtetit në agjendat e reja gjeopolitike…Duket që lufta në Ukrainë dhe ajo në Gaza, po edhe krizat potenciale si Bosnja dhe Kosova, do e përshpejtojnë rikthimin e rolit të karizmave politike që insistojnë në fuqizimin e rolit të shtetit në agjendat e reja gjeopolitike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".