
Lexoni edhe:
Vdes në QKUK njëri nga personat që u plagos me armë në Pejë
Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri
Kohët e fundit, të gjithë jemi dëshmitar se politikanët gjerman në Bundestag, si dhe në vet parlamentin evropian vazhdimisht kanë kritikuar masat e padrejta të vendosura arbitrarisht nga Josep Borrell, ndaj dhe është e pritshme që më në fund të jetë pikërisht ndikimi i Gjermanisë në raport për Kosovën, kontribut vendimtar edhe për heqjen e masave ndëshkuese, të vendosura njëanshëm dhe krejt padrejtësisht para një viti, ndaj Kosovës, në vend se, ato masa ti vendoseshin Serbisë! Madje edhe vet ambasadori gjerman në Kosovës Jorn Rohde ka paralajmëruar më në fund se së shpejti do të kemi vendime të cilat e zhbllokojnë gjendjen aktuale, që në fakt, nënkupton pikërisht pezullimin e atyre masave.
Vdes në QKUK njëri nga personat që u plagos me armë në PejëLexoni edhe:
Jorn Rohde ka deklaruar se në takimin me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë kanë diskutuar për masat e BE’së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës, i cili në deklarimin e tij, ka lënë të kuptohet se së shpejti do të merret një vendim, siç tha ai “për ta zhbllokuar situatën”!. “Patëm një takim miqësor dhe të mirë për çështjet aktuale, Këshillin e Evropës, heqjen e masave dhe kam treguar pozicionin e Gjermanisë si partner i ngushtë i Kosovës në Evropë dhe së shpejti do të kemi vendime të cilat e zhbllokojnë situatën”, ka deklaruar Rohde. Në anën tjetër ai ka lënë të kuptohet se barrën e përgjegjësisë për situatën e krijuar në veri të vendit dhe bllokimin e procesit të dialogut , do ta bartë pala serbe e cila edhe ka filluar ta sabotojë, tërë procesin që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit, kur në vend të stabilizimit dhe normalizimit të raporteve me Kosovën, eskaloi gjendja deri në sulmin e hapur terrorist serb, por që fatmirësisht u neutralizua me sukses, nga organet e rendit dhe të sigurisë së Kosovës.
Jorn Rohde ka folur si për sulmin terrorist në Banjskë, ashtu edhe për kriminelin Millan Radoiçiq, që edhe pas sulmit terrorist ku u vra një policë i Kosovës, në detyrë, vazhdon të jetë ende i lirë në Serbi, gjë për të cilën, Rohde tha se është tërësisht e papranueshme! Ne “Vitin e kaluar kemi pasur një sulm të tmerrshëm në Banjskë, por terroristët që kanë sulmuar dhe autorët e krimit, siç është Millan Radoiçiq është në liri dhe nuk është akuzuar zyrtarisht. Ai vazhdon të jetë ende i lirë dhe kjo nuk është e pranueshme”. Andaj Rohde paralajmëroi se mundë të ketë kundër masa ndaj Serbisë tani e tutje. “Mund të siguroheni që Gjermania vazhdimisht pret nga Serbia që të veprojë dhe më duhet të them, se pas Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit nuk kemi parë kurrfarë përparimi”, ka deklaruar Rohde.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".