Lexoni edhe:
Detaje nga takimi Biden-Zelenskyy
Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Kosova duhet dhe ka mundësi të merr statusin e minoritetit serb në Kroaci si model për tu organizuar ky minoritet edhe në Kosovë. Organizim tjetër nuk duhet lejuar. Kundruall faktin se serbët, të udhëhequr nga klika nacionale-raciste dhe kriminale e Beogradit, me ideologjinë e "bashkimit" të "botës serbe", me statusin e propozuar nga UE dhe SHBA apo edhe modelet tjera, vetëm terror, krim dhe gjakderdhje do të krijon ky subjekt në Kosovë.
Detaje nga takimi Biden-ZelenskyyLexoni edhe:
Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosove i propozuar nga BE dhe nga SHBA është shumë i dëmshëm dhe bazë për ta luftuar nga brenda dhe me shumë sukses Republikën e Kosovës, nga Serbia. Këtu nuk ka rëndësi se kush çka thotë dhe me cilat baza do të organizohet ky subjekt juridik serb në Kosovë. Kundruall kësaj të keqe të madhe është e rrugës që Prishtina dhe Tirana të angazhohen që në mes shqiptareve dhe serbëve të tërhiqet një kufi mbi bazën nacionale, ekonomike dhe historike të kombit që jeton në terren. Për shqiptarët janë të rëndësisë jetike Trepça, Mitrovica si qytet i bashkuar dhe liqeni i Ujmanit, në veri. Në perëndim është Lugina e Preshevës. Mos realizimi i kësaj vije kufitare me shtetin serb, por ndërtimi i asociacionit, është në kundërshtim me vetë raportet shqiptaro-serbe të acaruara, para luftës. Me asociacion brenda Kosovës do të ketë lëvizje kriminale e terroriste të llojit të Banjskës, deri edhe te lufta frontale shqiptaro-serbe, do të vij në Ballkan. Kosova duhet dhe ka mundësi të merr statusin e minoritetit serb në Kroaci si model për tu organizuar ky minoritet edhe në Kosovë. Organizim tjetër nuk duhet lejuar. Kundruall faktin se serbët, të udhëhequr nga klika nacionale-raciste dhe kriminale e Beogradit, me ideologjinë e "bashkimit" të "botës serbe", me statusin e propozuar nga UE dhe SHBA apo edhe modelet tjera, vetëm terror, krim dhe gjakderdhje do të krijon ky subjekt në Kosovë. Këtu nuk ka rëndësi fare se çka deklaron z.O'Brien, z.Stano, z.Eskobar, z.Borel,z.Lajqak, apo çka del nga qendrat e vendosjes,si Berlini, Parisi, Londra a Uashingtoni. Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë i dalë nga BE dhe SHBA është subjekt i "botës serbe". E kjo vetëm dhunë, terror e gjak do të sjell në Kosovë, pasi që assesi nuk mundë të ndalen aksionet terroriste, të llojit të Banjskës, për ta ndërtuar "botën serbe". Duket se në qendrat ndërkombëtare të vendosjes kjo "botë serbe" nuk po "kuptohet" ose edhe më rëndë, kuptohet por i bëhen lëshime shtetit serb, për të ardhur nga perëndimi, duke ikur nga Rusia.
Këtu qëndron edhe baza e asociacionit, e kritikës dhe e lëshimeve që po i bëhen Beogradit. Kosova po viktimizohet si në Kongresin e Berlinit, të vitit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve, në Londër në vitin 1912/13 dhe në konferencat tjera, ku Kosova iu aneksua Serbisë. Këtë nuk duhet pranuar. Dy rruge janë që çështja të përfundon. 1. Kosova shtet i pavarur dhe sovran, si çdo shtet tjetër, pa asociacionin serb, taman me status për minoritetin serb, shumë më mire se pozita e shqiptarët në Luginën e Preshevës, që fare nuk kanë të drejta ose 2. Tërheqjen e kufirit midis shqiptarëve dhe serbëve në bazë të dhënave historike dhe të interesit ekonomik, juridik dhe nacional. Besoj se tërheqja e kufirit me serbët, është bazë që siguron paqe. Çdo zgjidhje tjetër, me asociacion brenda, është luftë e re shqiptaroserbe.
Kjo, sepse në këto qendra ndërtohen forca luftarake terroriste të botës serbe dhe Republika është çdo herë në ballë të terrorit. Serbia nuk ndalet me përkëdhelje dhe me mjete paqësore. Kurrë në histori nuk është dakorduar në mënyrë paqësore. çdo herë kombi serb ka bërë dhunë dhe terror mbi kombin shqiptarët. Asnjë herë Beogradin nuk është ndalur pa luftë. Serbia bëri gjenocid në Srebrenicë. Vrau dhe masakroi me mijëra vetë në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë. Brenda një periudhe prej disa muajve në vitin 1999 vrau dhe masakroi mbi 13 mijë shqiptar në Kosovë. U përdhunuan rreth 20 mijë femra shqiptare. Për tre muaj ( mars-qershor) të vitit 1999 i dëboi mbi 1 milionë shqiptarë jashtë bendit. Shkatërroj me mijëra objekte. Ky është gjenocid. Ky shtet ndalet vetëm me forcë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".