Lexoni edhe:
Edhe OSBE e ka zbuluar lidhjen e fuqishme të sistemit të drejtësisë në Kosovë me krimin e organizuar
Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani
Ne jemi të sigurt se si gjithmonë Serbia fashiste nuk do i pranon këto rezultate, sepse ajo shtrigë e ka në gjak atë. Por për çdo gjë duhet vepruar sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, dhe asgjë më shumë se ne jemi të bindur se ata kërkojnë shumë më shumë që ju takon, ndaj them se duhet pasur shumë kujdes para se të vendoset përfundimisht. Kur e them këtë, këtë e kam parasysh se gjithmonë qytetarët e Republikës së Kosovës, pra e kam fjalën për serbët, kanë qenë të ndërsyer dhe të dirigjuar nga qarqet shoviniste dhe fashiste serbe nga Beogradi në krye me ish snajperistin Aleksandër Vuçiq dhe disa langoj që i ka rrotull.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, më në fund do të tregoj dhe do të zbuloj se sa e pasakte manipuluar propaganda serbe të vërtetën, se kinse atje jetojnë mbi 90% të serbëve. Por tani, regjistrimi i popullsisë do të tregoj të vërtetën se në fakt sa serb dhe të tjerë jetojnë në atë pjesë. Por, tani sa më urgjentisht Qeveria e Republikës së Kosovës duhet autorizuar një grup punues për hartimin e draft statutit, sepse ne jemi të sigurt se si do të del rezultati real atje dhe në anën tjetër kjo do ti fundos edhe rrenat dhe propagandën serbe që ankohej para Bashkimit Evropian dhe para botës se kinse Qeveria Kurti po i dëbon serbët nga atje ku jetojnë mbi 90 % të popullsisë. Pra sa më par duhet reaguar dhe treguar botes edhe pse akoma nuk kanë përfunduar ata të Diasporës. Ne jemi të sigurt se si gjithmonë Serbia fashiste nuk do i pranon këto rezultate, sepse ajo shtrigë e ka në gjak atë.
Por për çdo gjë duhet vepruar sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, dhe asgjë më shumë se ne jemi të bindur se ata kërkojnë shumë më shumë që ju takon, ndaj them se duhet pasur shumë kujdes para se të vendoset përfundimisht. Kur e them këtë, këtë e kam parasysh se gjithmonë qytetarët e Republikës së Kosovës, pra e kam fjalën për serbët, kanë qenë të ndërsyer dhe të dirigjuar nga qarqet shoviniste dhe fashiste serbe nga Beogradi në krye me ish snajperistin Aleksandër Vuçiq dhe disa langoj që i ka rrotull. Dorën në zemër, shumë telashe na kanë bërë, por nuk janë pa faj as ata shqiptar shitur që hanin e pinin duke bërë dyzen ahengu nëpër hotelet më luksoze të botës, pra ata qafirët që kanë shkuar në theqafje dhe mos u kthefshin më. Na e lanë barrë dhe tani ne po e vuajmë pa nevojë , vetëm e vetëm që e kishin për interesat e tyre karrieriste dhe nuk u interesonte diçka tjetër dhe punë e madhe për ta që nënshkruan si të ishte plaçkë pazari dhe tokë e babës së tyre Kosova. Në këtë Kosovë të gjithë kanë hise dhe sidomos ata që kanë derdhur gjakun për këtë tokë dhe për këtë liri. Tani ka ardhur koha që të veprojmë, që të mos dëmtohet asgjë në vendin tonë, por nuk duhet assesi anashkaluar ajo që kërkohet nga miqtë tanë të dëshmuar, por duhet pranuar se edhe nuk mund të manipulojmë se nuk janë më shumë serb se shqiptarët, por duhet treguar të vërtetën se ajo që me vite të tëra ka propaganduar Serbia fashiste nuk qëndron.
Me sa e shoh unë, ne nuk kemi qare përpos Bashkësisë Evropiane dhe Amerikës, se duhet ulur prapë në cergë serb e shqiptarë bashkë dhe për ti vënë kapakun njëherë e mirë kësaj çështje . Bandat kriminale dhe terroriste serbe janë pastruar që në fakte kanë bërë biznes në dëm të Kosovës edhe disa krye hajna e mos ja pafshin hairin. Ç´ti bësh, u bë ajo dhe na solli shumë probleme por tani është koha e fundit që të mos na marrin në sy të keq bota e qytetëruar dhe të bëhemi horë para tyre. Askush, qoftë edhe qytetari më i thjeshtë i Kosovës, nuk duhet të shkoj në dëm të vendit, por thash se duhet baraspesha se sa na takon, se po që se edhe ne kërkojmë në ekstrem nuk mundë të bëhen të verbër dhe të shurdhur bota. Eh, në qoftë se, Serbia vazhdon me të vjetrën do ja shohin sherrin edhe pse ne jemi të vetëdijshëm se kanë planin e tyre ogurzi kundër Kosovës që daton me shekuj dhe jo nga sot. Por, duhet ta dinë njëherë e përgjithmonë se Kosovën e kanë humbur përgjithmonë dhe Kosova është shtet i pavarur dhe sovran i pranuar nga më tepër se gjysma e botës.Përpos kësaj që thash fjalën përfundimtare në fund të fundit duhet ta jep edhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe pastaj duhet respektuar të gjitha palët dhe pikë. Por nuk duhet vonuar dhe zhagitur më, se çka është mjafte është mjafte. Dhe kështu mund të shkojmë përpara dhe të fitojmë, ndryshe nuk i bihet murit me kokë dhe nuk mundë që para botës ta fusim minaren në thes.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".