Vuçiqi dhe Putini po ëndërrojnë të vendosin një perandori mesjetare, në qendër të Ballkanit

Vuçiqi dhe Putini po ëndërrojnë të vendosin një perandori mesjetare, në qendër të Ballkanit
Vuçiqi dhe Putini po ëndërrojnë të vendosin një perandori mesjetare, në qendër të Ballkanit

Skender Mulliqi

  • 09 June 2024 - 09:06

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Krijuesit e luftës dhe politikës së dhunshme po e mbajnë sërish pushtetin në Serbi, me ndihmën e Kishës Ortodokse Serbe. Serbia nuk e ka sanksionuar Rusinë për sulmin ndaj Ukrainës dhe lejon mediet ruse të shpërndajnë propagandën e Putinit në Serbi dhe në Ballkan ,me spiunet e tyre Vuçiq, Sheshel, Dodik dhe Vulin. Shumë rus edhe kanë ardhur në Serbi që kur Rusia sulmoi Ukrainën. Serbia dhe Rusia kanë qenë të afërta me shekuj, si vende sllave. Rusia e Putinit po mbështet përpjekjet e Serbisë për të nda Kosovën, për të nda Republika Srpska nga BH-ja dhe pjesën serbe të Malit të Zi.

 

Komunizmi edhe pse i mbaruar si epokë, ka lënë rrënjët e saj më të thella në Rusi, dhe në Serbi. Duket së këto rrënjë komuniste eksitojnë edhe në shpirtin e shumicës të popullit rus dhe serb. Nuk ka së si të kuptohet ndryshe kur edhe pas shumë vitesh të rënies së komunizmit ende nuk ka ndryshuar logjika despotike e tiranike pushtuese të këto dy shtete sllavo-ortodokse. Logjika për të pushtuar dhe shtypur popujt tjerë është bërë sëmundje kronike e tyre. Shoqëria ruse dhe shoqëria serbe kanë hyrë në përjetimet e mjerimit të gjithë mundshëm shpirtëror nga personalitetet e çmendura në krye të shtetit, si Putin dhe Vuçiq. I pari bëri invazion ushtarak mbi Ukrainën sovrane, kurse i dyti edhe pse e humbi luftën më shqiptarët në vitin 1999, po kërkon luftë të re. Rusia dhe Serbia po bëhen vende gjithnjë e më të rrezikshme për paqen në Evropë.

Kjo sigurisht nuk përfundon mirë nëse të çmendurit nuk shkojnë në një çmendi. Gjithçka për ta është kënaqësi sensuale e shpirtërore për të realizuar idetë fashiste të “botës ruse” dhe të “botës serbe”.Putin dhe Vuçiq po ëndërrojnë të vendosin perandori mesjetare. Logjika pushtuese serbe ndaj tokave shqiptare është bërë moti sistem. Ky sistem krijoj Millosheviqin, Sheshelin, Nikoliqin, Koshtunicën,Tadiqin, Daçiqin e Vuçiqin. Ky sistem dhe kjo logjikë edhe e shkaktuan luftën në ish-Jugosllavi ,dhe tani po tentojnë kjo organizatë kriminale të nxisin luftë në Ballkan. Këta kriminelë lufte ende nuk e kanë la fajin për gjithë ato vrasje dhe masakra në BH dhe në Kosovë. Tash është një shans eksiton mundësia që këta kriminele lufte jo vetëm të izolohen por edhe ta dalin para një gjykate ndërkombëtare për krime të luftës. Është absurde së si ende bota perëndimore po i mban ende partner në bisedime personat e tillë! Sllobizmi, Sheshelizmi dhe Vuçiqizmi kanë krijuar aparat të sëmur e depresiv. Krijuesit e luftës dhe politikës së dhunshme po e mbajnë sërish pushtetin në Serbi, me ndihmën e Kishës Ortodokse Serbe. Serbia nuk e ka sanksionuar Rusinë për sulmin ndaj Ukrainës dhe lejon mediet ruse të shpërndajnë propagandën e Putinit në Serbi dhe në Ballkan ,me spiunet e tyre Vuçiq, Sheshel, Dodik dhe Vulin.

Shumë rus edhe kanë ardhur në Serbi që kur Rusia sulmoi Ukrainën. Serbia dhe Rusia kanë qenë të afërta me shekuj, si vende sllave. Rusia e Putinit po mbështet përpjekjet e Serbisë për të nda Kosovën, për të nda Republika Srpska nga BH-ja dhe pjesën serbe të Malit të Zi. Me ndihmën e gënjeshtrave Putin dhe Vuçiq krijuan shoqëri të korruptuara dhe primitive që zor mund të imagjinohet. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po si Millosheviqi dikur është duke vazhduar refuzimin e politikave perëndimore në rajon, dhe nuk largohet mundësia që NATO, detyrimisht të intervenon ushtarakisht për të ndalë synimet çmendurake pushtuese të Vuçiqit në synimin e realizimit të “botës serbe”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".