Lexoni edhe:
Vuçiqi dhe Putini po ëndërrojnë të vendosin një perandori mesjetare, në qendër të Ballkanit
Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri
Pas kërkesës së asamblistëve të Mitrovicës veriore, pavarësisht që ndonjë nga ndërkombëtarët e njohur, për mbështetjen ndaj Serbisë dhe kriminelëve serb, kundërshtojnë pa asnjë argument, hapjen e urës dhe bashkimin e Qytetit historik të Minatorëve të Kosovës, Qeveria dhe segmentet politike të Republikës së Kosovës, pas kalimit të më tepër se një çerek shekulli anarki dhe bllokada nga grupet kriminale dhe terroristët serb, e kanë për obligim, që me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, përfundimisht ta çlirojnë edhe Urën mbi Ibër dhe mundësojnë qarkullimin e lirë mbi te, që si kudo në botë, është edhe e drejtë juridike dhe njerëzore e qytetarëve të Mitrovicës dhe mbarë Kosovës!
-Duke parë vendosmërinë e Qeverisë së shtetit të Kosovës, hapja e urës mbi lumin Ibër, nuk ka mundur të kundërshtohet më, as nga Bashkimi Evropian dhe vendet e Quint-it, nga të cilët, vetëm është propozuar të jetë një akt i koordinuar me faktorët ndërkombëtarë, për të mos pasur reflektime nën aspektin e "sigurisë", sipas vlerësimeve të tyre, shpesh herë të pakuptueshme dhe jo rrallë edhe në mbështetje të hapur e publike të grupeve kriminale-serbe.
Plani i Qeverisë Kurti për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, kërkon solidaritetin tonë të pakursyer dhe përkrahjen masive të të gjithë qytetarëve të vendit, si hapi më madhor kushtetues dhe akti më kulminantë ligjor për vendosjen e plotë dhe përfundimtare, të rendit e ligjit dhe shtrirjen e Kushtetutshmërisë së shtetit tonë të pavarur edhe në këtë pjesë historike dhe të pandashme të territorit të Republikës së Kosovës. Gëzon shumë fakti se FATBARDHËSISHT-Qeveria e vërtetë e Kosovës, ka paralajmëruar përgjigje pozitive, pikërisht në këtë kërkesë krejt të arsyeshme dhe tërësisht kuptimplote të asamblistëve mitrovicas dhe pritet që ky vendim të zbatohet së shpejti, madje qysh në ditët në vijim kur dihet mirëfilli, se qarkullimi mbi urën e Ibrit, përveç garantimit të lëvizjes së lirë si e drejtë ligjore dhe kushtetuese e qytetarëve, realisht bënë edhe bashkimin praktik të Qytetit historik të Minatorëve tanë heroik. Ndaj është shumë e habitshme, se si paralajmërimi për hapjen e urës së lumit Ibër, që bashkon qytetin e Mitrovicës, mese 25 vite pas çlirimit të Kosovës, të ngjallë akoma reagimin e disa figurave të BE-së, të cilët pas detyrimit me mashtrim për kalimin e 40 hektarëve tokë, Manastirit të Deçanit, si kusht për pranimin në KiE, me rekomandim të emisarit pro serb Gabriel Eskobar, pa fije turpi, nxorën qëllimisht edhe nga marrëveshja bazë, "zajebnicën" serbe, si kusht të ri-shtesë, për ta pamundësuar, pranimin e Kosovës në KiE!
Po e njëjta BE e turpit dhe marres pa fund, për ta mbajtur edhe pas 25 vitesh, të ndarë qytetin e Mitrovicës, këmbëngul në vazhdimin e bllokadës mbi urën i Ibrit, duke kërkuar pa asnjë arsye dhe asnjë fije turpi të nivelit njerëzor, në mënyrë krejtësisht arbitrare, që me çdo kusht, ti krijohen vendit tonë dhe për së brendshmi pengesa politike e fizike dhe si askund tjetër në botë, të mbahet e bllokuar edhe lëvizja e lirë e qytetarëve, pikërisht në pjesën më të dhembshme të njerëzve tanë, në qytetin historik të Minatorëve heronj të Kosovës. Një qëndrim ky më tepër se cinik, dhe i gërditshëm, që as edhe një urë në brendi të territorit të shtetit tonë, sipas politikave të tyre të sëmura pro-serbe, nuk guxuaka të hapet, pa dakordimin e Serbisë, sikur kjo pjesë e tokës tonë autoktone, të ndodhej dikun në Shumadi dhe jo në zemër të Kosovës, siç është dhe do të mbetet përjetësisht një dhe e pandarë-Mitrovica jonë, qyteti besnik i minatorëve tanë heroik!
Prandaj gëzon shumë fakti se Qeveria Kurti, e cila e ka dëshmuar veten-në vepër, se është edhe Qeveria parë e vërtetë e shtetit të Kosovës, e ka injoruar në plotëni dhe me shumë të drejtë, këtë kërkesë absurde, të adresuar nga zëdhënësi sllav i BE-së Peter Stano-ja. Madje për fat të mirë edhe Diplomati Italian në Kosovë, ambasadori Antonello De Riu nuk e ka kundërshtuar hapjen e shpejtë të urës mbi Ibër, e cila bashkon Mitrovicën, dhe vetëm ka theksuar se ky hap duhet ndërmarr në koordinim dhe bashkëveprim me faktorët ndërkombëtarë. Ne nuk jemi kundër hapjes së urës, por vetëm kërkojmë, që të ketë një koordinim me Bashkimin Evropian, me vendet e QUINT-it dhe me komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi”, ka deklaruar Antonello De Riu pasi që edhe sipas tij, nuk ka ndonjë rrezik të përshkallëzimit të situatës në Kosovë, ku ushtarët e KFOR-it, i monitorojnë kufijtë e vendit duke garantuar stabilitet dhe siguri.
Kështu që për hapjen e Urës dhe bashkimin sa më shpejtë të qytetit të Mitrovicës pas më tepër se një çerek shekulli ndarje e bllokada nga grupet kriminale dhe organizatat terroriste serbe, tanimë të ndaluara nga Qeveria e Kosovës, përveç gëzimit të pakufishëm, të gjithë ne, e urojmë me shpirt dhe zemër Qeverinë e Kosovës edhe për këtë hap, ndër më madhorët, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës që përveç bashkimit të qytetit të minatorëve, bënë edhe njësimin praktik dhe kompaktësimin në plotënin fizike të shtetit të Kosovës.
Akt i njëmendtë historik, i cili demanton plotësisht dhe hedhë për tokë me goditje vdekjeprurëse të gjitha spekulimet e stisura qëllimisht nga burokratët pro-serb të BE-së, të sponsorizuara drejtpërsëdrejti nga Serbia fashiste, të cilët akoma manipulojnë me vlerësimet për ekzistimin e situatës kinse të "rrezikshme" në veri, me qëllimin dashakeq që Kosova, të mos ketë qasje të plotë edhe në atë pjesë të territorit të vet autokton e shtetëror. Dhe përfundimisht e gjithë kjo përrall e stërkonsumuar e serbo-sllavo-evropianëve, të katapultuar në krye të BE-së, stërzgjatet me qëllimin dashakeq të tyre, për ta penguar edhe më tej shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe integritetit kushtetues të shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, nga frika se nuk do të kenë më pse, të paguhen për vazhdimin e n jë dialogu shterp dhe të pafund, me Serbinë fashiste, të cilën e mbrojnë publikisht, përkundër të gjitha luftërave, krimeve më mizore dhe gjenocidit të shkaktuara në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, të vërtetuara së fundi edhe me votën e shumicës së vendeve anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku Serbia u shpall edhe botërisht shtet gjenocidial!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".