A KA SHANSE QË SERBIA TA SULMOJ KOSOVËN NË TRI FRONTE
Prof.Dr.Hakif Bajrami
Shkruan: Akademik Prof. DR: Hakif Bajrami
A KA SHANSË QË SERBIA TA SULMOJË KOSOVËN NË TRI FRONTE
Për shkak të numrit të shumtë,lufta kundër spiunëve shqiptarë është obligim primar i pushteti në Republikën e Kosovës. Në anën tjetër, hapur Bashkimi Evropian po e përkdhel Serbinë, ndërsa Kosovën po e denon me sanksione gati qe një vit. Në tubimin e Ohrit (2023) përfaqsuesi i Republikës Kosovës Kryeministri Albin Kurti deklaron dhe i lutë të pranishmit: “Ejani ta nënshkruajmë marrëveshjen, sepse unë jam dakord me te”. Ndërsa përfaqsuesi i Serbisë Aleksandër Vuçiq në tubim pajtohet me Marrëveshjën, ndërsa jashtë tubimit deklaron: “Kurrë nuk nënshkruaj asgjë lidhur me Kosovën”. Me që ky realitet, ka ndodhur gati para një viti, kjo do të thot se edhe përfaqsuesi i SHBA Gabriell Eskobar është për përkdheljën e Serbisë sikurse Josip Boreli dhe Llajçaku. E vërteta më 9 qershor 2024 qarqet serbiane në Beograd arritën t` i tregojnë botës edhe një herë se luftën për Serbinë integrale dhe homogjene nuk do ta ndalin në asnjë etapë historike. Lidhur me këtë synim imperialist, Serbia zyrtare dhe rreligjioze aporvoi në Beograd me një ceremoni me kolirit nazifashist në 49 pika, ku ndër të tjera hapur shpaloset politika e Naçertanisë. Tani shteteve fqinje, nuk u mbetët asgjë tjetër, vetëm se të përgatitën për t` u mbrojtur nga sulmi nazifashist të tipit “blic krig”, që e zbatonte Adollf Hitleri.
Tani Serbia zyrtare e ka standardizuar kriteriumin për ta sulmuar Kosovën në lartësi, largësi dhe gjërësi, sepse me një anë po nxitët nga Rusia e në anën tjetër po përkdhelet nga BE-ja, bile tenton ta sulmojë Kosovën me njësi terroriste sikurse ngjau më 24 shtator 2023, dhe asnjë pjesë e sistemit serbian nuk është sanksionuar, me përjashtim të dy personave që janë shpallur non grata në SHBA. Ndërsa BE nuk ka qëndrim me shkrim lidhur me ata armiqë të demokracisë si Vulin e kompani.Frontet e sulmit global nga ana e Serbisë kundër Kosovës janë në këto fusha: 1.Fronti ushtrako-policor; 2.Fronti ekonomiko-social; 2. Fronti politiko-dipkomatik. Mbi këto tri fronte, çarqet ushtarke, politike dhe kishtare serbiane a kanë pozicionuar për çdo lloj sulmi në rend të parë faktorin e dezinformatës. Në këtë pozicion çarqet politike serbe janë kah kalkulojnë edhe sot diplomaci aktive të sojit biosocial me bazament shovinist. Bje fjala, asnjë çështje e brendëshme e Kosovës, sipas asaj dezinformate që konceptohet deri në doktrinë në Beograd, asnjë ambasadë e Serbisë nuk guxon të lëvizë asgjë pa një kontroll informativ-dezinformativ kur janë në pyetje shqiptarët. Ky standard është kah përlqehet edhe nga negociatorët e shumtë, sidomos nga këta të BE-s shtetet e të cilëve nuk e parnojnë Republikën e Kosovës. E vërteta, përfaqsuesit e BE janë kah mendojnë se çështjën:“e kanë nën kontroll”. E realiteti po tregon se kontrollin në aspektin e skajshëm, e ka makineria dezinformative ruse dhe serbe ku dirigjon kisha, me shenja të vjetra spiunazhi, nga arsenali i shkollës KGB, ku manastirët dhe kishat janë bërë qendra terroriste dhe dezinformative, për të krijuar pasoja negative për paqën në Ballkan. Pse ndodhë ky fenomen, nuk është vështirë të zbërthehet, nga profesionistët. Bije fjala, kur është në pyetje Kosova, në disa situata sikur çdo gjë sillet në rreth për çështjën e Urës së Ibrit. Prandaj këto ditëUra historike e ndarjës së një qyteti si Berlini dikur, është bërë temë diskutimi nepër zyret diplomatike Evropinane, ku së bashku me agjentët e mudëshëm shqiptarë që janë ende në sherbim të BIA-s serbiane, po ia zgjatin shpresën fashizmit serbian për kthim në Kosovë.Në këtë drejtim, deri me tash, figurat e shahut i kanë lëvizë Borrel dhe Lajçaku.Ndërsa, ekipet e “lojtarëve dhe rendin e ngjarjeve”, e kanë caktuar A. Sorrosi dhe ndonjë diplomat i zanatit që nuk duket edhe nuk merr frymë me gojë, sepse është në zemër të ekipit Josip Borelit. E vërteta, këto ditë sherbimet intelegjente të Republikës Kosovës i zbuluan dy spiun që ishin të regrutuar nga Beogradi: për ta defaktorizuar tragjedinë e Raçakut, për të vrarë ndonjë familje serbiane dhe për t`ua mbeshur shqiptarëve, sikurse në aferën “Panda”. E pra, shqiptarë, mos spiunoni se një ditë do të zbuloheni dhe pastaj ku është vendi i familjeve të jueja “në izolim dhe burg për së gjalli”.Mjaftë më, po sigurisht se këta nuk janë as të parët e as të fundit. Po, kur hulumtoja në arkivat serbiane, pata hasur në një dosje që quhej: “Poverenici Nikole Pashiça”. Të gjithë të “besuarit e Nikolla Pashiqit ishin persona me plisa dhe mahrama. Nuk ishin të paguar me ndonjë shumë të madhe, por dëmi i tyre është: Dy shekuj robëri, me miliona shqiptarë të shpërngulur e të vrarë, me qindra shtëpi të diegura, me mija persona të digur në zjarr, e spiunët shqipfolës shtetit me “atllarë” nepër rrugët e Kosovës përgjakur. Mjerisht në këtë front të spiunazhit, ka shqiptarë të politikës, partive dhe të rreligjionit. Lidhur me këtë, spiunët e Nikolla Pashiqit ishin njerëz analfabet, gati të gjithë. Spiunët e A. Rankoviqit, S. Millosheviqit, A. Vuçiqit po thuhet se janë shqiptarë të shkolluar dhe të specializuar për zanatin e tradhtisë. Ky soj i ndytë, ka deponuar dosje në Hagë sidomos ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër pavarësië Kosovës. Rreziku prej tyre është permanent, prandaj e vetmja luftë që duhet të bëhet kundër tyre është shpalosja e emrave të tyre dhe pastaj organet shtetërore e kanë radhën të punojnë. Për spiunim dhe luftë speciale kundër Republikës Kosovës, Serbia i ka organizuar tri fronte, të cilat janë aktive edhe sot!
1.Fronti Ushtrako-policor serbian ndaj Kosovës
Ky front po mbtetët gjallë me traditën diplomatike të “ushqimit në dy piata”, që e kishte Jugosllavia në këtë fushë, sepse në fillim ky faktor u përdorë nga Fuqitë Evropiane për çështje rreligjioze, sidomos gjatë viteve 1877-1912, dhe si pasojë Serbia shënoi fitore të reja territoriale. Ajo kohë shënon rrezultate të zgjërimit të Serbisë për 10820 kilomatra katror më 1877 në Sanxhakun e Nishit; dhe 61400 kilomatra katror më 1912, në Vilajetet e Kosovës dhe Manstirit. Këto siperfaqe shqiptare ia dhuroi Kongresi i Berlinit më 1878 dhe Konferenca e Londrës më 1913. Ishte kjo kohë, kur Bota po përgatitej që ta ndaj mejdanin kolonial me një luftë totale (1914-1918), prej së cilës dualën humbës: Gjermania, Austro Hungaria. Italia në fillim ishte me këtë bllok, por më 1915 pasoi Konferenca e msheftë e Londrës, dhe Blloku i Antantës që përbëhej prej: Francës, Anglisë dhe Rusisë e prej 1915 edhe Italisë, doli fitues dhe diktoi edhe krijimin e Serbisë Madhe, e cila zyrtarisht më 1 dhjetor 1918 u quajtë Mbretëria SKS, me në krye Dinastinë serbiane të Karagjorgjeviqëve, dinasti kjo si agjenturë ruse. Kështu, arsenali ushtrako-policor i këtij shteti i grumbulluar në duartë e serbianëve, e i ndihmuar edhe nga Blloku i Antantës dhe plus nga viti 1917 i SHBA-ve, do ta kurajojë ushtrinë dhe policinë serbiane, që të planifikojë gllaberimin e të gjitha tokave shqiptare, përmes një tregu që merrte dhe nuk jepte asgjë, përpos dhunës dhe planeve me dy detyra primare: 1. për deportimin e shqiptarëve në Anadolli në stlin shkallë-shkallë; 2. Për t` u pozicionuar në faktorin evropian deri më 1938 kur Mbretëria Jugosllave bëri pazare me Turqinë, që deportimi i shqiptarëve të ndodhë nga 1 prilli 1939-deri në prill 1944 me detyrim shtetëror, në mënyrë që Evropa të: “pastrohet nga muslimanët”. Në realitet, ishte fjala për rrealizimin e programit Llozanës nga viti 1923:“Për largimin e islamit nga Evropa”.
Ky projekt kishte dalur nga një konstantë ushtarake dhe ishte pjekur për rrealizim në verë të vitit 1938, kur publikisht Mbretëria Jugosllave dhe Republika e Turqisë, u dakorduan me Konventë se: “të gjithë shqiptarët e Jugosllavisë, të rreligjionit islam duhet të deportohën me dhunë shtetërore në Anadolli, duke filluar me 1 prill 1939 e duke mbaruar vala e fundit më 1 prill 1944”. (Shiqo Konventën Jugosllavo-Turke, neni 2). E vërteta ky realitet përkonte me një gjenocid të planifikuar ndërshtetëror. Prandaj, shtrohet pyrtja: cili shtet evropian nuk e ka përkrahë këtë konventë gjenocidale.Dokumentet e kohës argumentojnë se, e përkrahën të gjitha shtetet evropiane.Pse po e ritheksojmë këtë tragjedi të kurdisur por të deshtuar sepse pasuan ngjarje tjera edhe më tragjike gjatë viteve 1941-1945 për tërë globin.Pra, shqiptarët më 1914 dhe 1941 i ka shpëtuar tragjedia botërore, sepse pasun ngjrje me vargojë gjaku.E mbeturinat e asaj fuqie rrënuese “filozofike” nga pozita e sotit shihet se kanë mbetur në çarkullim edhe tani, më 2024.
Bje fjala çka simbolizon Ura e Ibrit sot në Kosovë. Pas mbarimit të luftës më 10 qershor 1999, sipas serbianëve duhet të mbetët një lloj shanse (Vege) që Serbia ta mbanë si pistë për ekspansion ala 1945, kthimin e pushtetit saj kolonial në Kosovë. Pra ky realitet është fakt i njohur tragjik, sikurse Kryeqyteti i Gjermanisë që u nda nga Aleatët në dy pjesë më 1946: Pjesa Prendimore e Berlinit dhe e Gjermanisë u takoi: SHBA, Anglisë dhe Francës. Kurse Pjesa Lindore e Berlinit dhe Gjermanisë i takoi BRSS.Në rastin konkret në Mitrovicë më 12 qershor 1999, pjesën veriore e muarën në kompetencë administrative francezët. Kurse, pjesën jugore të Mitrovicës do ta menagjojnë anglezët, pa pelqim të Shtabit të Vesli Klarkut. Sot e kësaj dite qe 25 vjet, të ndahet një qytet në Evropë, është turp eklatant, dhe hapur po tregohet se fjala demokraci po shfryzohën në shkallën më të ulët prostitucionale politike në rastin e Mitrovicës, sepse po deshti BE për dy ditë, nuk do të dihej se ura ka qenë e bllokuar për një çerek shekulli. Po kjo gjendje dikujt po i konvenon politikisht, madje edhe në aspektin rreligjioz. Dhe ekzistenca në mes dy shansave ose zjarreve, po i dërgon ujë Beogradit që mos ta shkëpus “shansën” e shpresuar se një ditë do të kthehet në Kosovë pushteti i Vuçiçit ose ndonjë pasues të tij, madje “hypur në tanke”! Kështu planifikojnë serbianët edhe me Kushtetutë, kurse BE e sanksionon Kosovën për “mostransparencë”, ndërsa ndaj krimeve serbiane i mbyllë sytë, me pamuk.
Është turp për diplomacinë Evropiane qe 25 vjetë të shekullit XXI të mbahet një qytet i ndarë me prapavi që: “mos po fiton Rusia fashiste në Ukrainë dhe Veriu i Kosovës do t` i aneksohet Serbisë nazifashiste. Madje ky ëndrrim e ka një prapavi shtesë: për të mbetur Kosova në rend, sepse pastaj Serbia do të rreshtohet drejtë detit: O për Selanik, o për Durrës. Në këtë kartë kanë luajtur të gjithë guvernatorët Evropian të ardhur në Kosovë: nga Kushneri e deri te ky i tashmi që rrallë kush ia dinë emrin nga lagja e shqiptarëve. Madje ka lajme se ky guvernatori i fundit, më shumë rrinë nepër Luginën e Ibrit deri te Kraleva, se sa në zyrën e vet ku e ka selinë. Madje, detyra e tij është speciale për t` i siguruar dhe rahatuar nepër Evropë, sidomos dëshmitarët e mbrojtur për Gjykatën Speciale e cila po gjallëron në saje të informatave nga BIA serbiane, e cila i regruton akuzuesit nga rasti i Shtepisë Verdhë e deri te institucioni i quajtur UNMIK, i konvertuar në EULEX, krejtë me prapavi të atrocitimit të shqiptarëve, të cilët nuk guxojnë as t` i hulumtojnë dhe denojnë krimet që u janë bërë e që metastazojnë deri në gjenocid. (shiqo: Deportimi i 985000 shqiptarëe nga Kosova; shiqo 1008 katunde të bombarduara nga ushtria serbiane).Ky institucion (EULEX), sot e ka statusin e kontrollimit të policisë Kosovës, por edhe sherbimeve tjera intelegjente. Dhe, mu për shkakun se shumë çka i ka dalur prej dore, sidomos në Qeverinë e Albin Kurtit, jo aq fortë nga mënia, sa nga fuqia, Kosovës iu vunë masat, që janë një lloj sankcionesh ndaj çdo gjëje që frymon shqip në Kosovë, krejtë për faktin se: “Nuk po konsultoheni me neve”.Dhe, mbi këtë filozofi është ndërtuar pa dyshim sulmi terrorist në Bajë më 24 shtator 2023, sepse e ka shfrytëzuar dymendësinë.E vërteta, nuk është e mundur të hynë armatim prej afro 6 milionë Euro, nga mjetet e blinduara e deri te armet më të sofistikuara terroriste nga Serbia në Kosovë, e mos ta janë në dieni institucionet nderkombëtare, që janë zyrtarisht përgjegjës për rend dhe siguri në tërë Kosovë. Në esencë, tërë zingjirin e krimit, që planifikohej nga Radojçiqi të fillojë në Veri të Kosovës, e zbuloi një deputetete angleze, se për ndryhse sot do të ishin tanket e Serbisë të paktën, në veri të Ibrit.
E pse nuk janë ato tanke në veri të Ibrit, duhet të pyetët realiteti, se Qeveria e tanishme e Kosovës i ka shkatrruar të gjitha kanelt e drogës dhe pastrimit të parave; i ka legalizuar andej Ibrit lëvizjet e veturave me tagra të Kosovës, por veturat lëvizin lirëshëm edhe ato me tagra të Serbisë. Madje, më nuk ka dinarë serbian në Kosovë, në çarkullimin zyrtar. Madje, nuk ka më shansë që serbianët si qytetarë të barabartë të Republikës Kosovës të mos paguajnë taksa fare.Po dikush do të pyeste: pse nuk ka policë serbianë andej Ibrit. Përgjegja është se vet e kanë lëshuar punën, dhe nëse duan të kthehen në punë besoi se dyertë i kanë të hapura. Por, mbi të gjitha BE dhe Borrel e Lajçak nuk ndrrojnë kurse, sepse qevritë e tyre nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, dhe mu për këtë qëllim janë zgjedhur nga shtetet mos pranuese, që ta pengojnë çdo sukses të Kosovës. Po këtu nuk pushon faktorizimi ushtrak ndaj Serbisë përball Kosovës. Shtrohet pyetja: pse në kufi Ushtria serbiane është në permanencë të gadishmerisë për sulmim në Kosovë. Është sepse me asnjë çmim Serbia e nazifashizuar nuk pranon të shkëputet nga aleanca ruse, prej së cilës kërkon ndihmë ekonomike dhe ushtarake. Dhe prap Serbia nuk ka sanksione e Kosova po!!!
Nuk duhet nënçmuar në asnjë kohë ushtrinë serbiane, sepse është e komanduar nga oficerët fanatik të cilët nuk dijnë të mendojnë me kokë, por me instikte dhe apetite koloniale. E shkolla e tyre është e ndërtuar me atë mentalitet se: në paqe është turp me mbetë i pa punë, kurse në luftë është turp me mbetë i varfur.Këtë kulturë e kanë përdorë serbianët edhe kur kanë fituar luftëra, po edhe kur kanë psuar katastrofa.Por, në kufi me Kosovën, Serbia nuk e ka ushtrinë “elite”, sepse po thuhet se friga Beogradit i vjen nga Kroacia, e cila ushtrinë serbiane e nënçmon tradicionalisht.
Sa i takon Kosovës, ushtria serbiane ka urdhër ofenziv dhe ky fakt duhet të dihet. Por, që ai urdhër nuk është i arealit serbian, por jeton si uvertyrë e shtabeve të egra ruse të tipit Vagner, ku nuk dihet kush është i pari apo i mbrami, sepse lufta gjatë shembjës sistemit socialist jugosllav, ka mbetur me shumë trauma politike e mbi të gjitha traumën psikologjike po e kulmon lufta për pushtet totalitar, e i cili ka hyrë në fazën kritike. E vërteta totalitarizmi në Serbi ende nuk është kah fillimi i fundit, për faktin se amortizimi i ushtrisë ruse i duhet Pererndimit, sikurse uji gelqerës për përdorim të mëtejmë. Në këtë drejtim, dezinfektimi i ideologjisë Vlladimir Putinit është kah metastazon në forcën e fundit, skaji i së cilës po shënohet në Beograd, pikërisht me triumfin e ri zgjedhor të Partisë mbeturinë e radikalëve fanatik dhe gjenocidal. Madje këto ditë Beogradi dhe Banjalluka, më 8 qershor 2024 e përseritën historinë e: “Bashkimit Serbisë me Federatën Ruse dhe Bellorusinë”, nga koha e Millosheviqt dhe Jellcinit. Por, nëse i mbetët si shansë përdorimi i Bombave atomike Rusisë, për të mbijetuar, atëherë fitorja serbiane është në humnerë, sepse në luftën pasuese rusët do të lëvizin me saje prej druri nepër Moskë dhe Sibir, kuse serbianët do të luftojnë në mes veti duke u rragur nepër kafene me thika dhe grushta të përgjakur. Së këndejmi, aftësia e ushtrisë serbane për ta sulmuar Kosovën është e barabartë me shansë zero. E mbi të gjitha, Dostojevski do të thoshte se: “Ne rusët jemi të çmendur pas rakisë dhe prostitucionit, por ushtrinë dhe bigjozin e kemi më për zanat. Nsërsa serbët, ushtrinë e kanë për zanat të vrasjeve të ftofta. Madje, vetëm kur nuk i dihet znati askujt, ushtarët serbian dhunojnë dhe vdesin të vrarë si alkoholistë”.
2.Fronti ekonomiko-socalserbian kundër Kosovës
Ekonominë serbiane janë kah e mbajnë aktive tre biznismen kinezë dhe Sorosi me porositë e tij kamikazë, të cilat një ditë do të ndeshën me fuqinë aziatike sikurse në Mesejtë. Lidhur me këtë, sot familja serbiane është më tepër konsumuese se sa prodhuese, sepse fshati serbian po vdes ngadal në shkallë evolutive, për shkak të natalitetit. E vërteta, ky shtet do të mbijetojë deri sa të gjëndet ndonjë blerës i adeteve lindore, që ka afinitet për krijim të mallit hibrid. E vërteta, politikani dhe prifti serbian janë në gjendje të vrasin edhe fëmi në gji të nënës dhe të provojnë me rrena për ta akuzuar shqiptarin si “vrasës”. Për këtë rrezik flasnin edhe shkenctarët serbianë nga viti 1985 e deri sa kapitulluan në fund të shekullit. Si duket nuk kanë mësuar asgjë nga historia.
Serbia nazifashiste në frontin ekonomiko shoqëror, do të sulmojë me filozofinë e “Ballkanit Hapur”, ashtu si ka sulmuar Aleksander Karagjorgjeviqi më 1933 për Jugosllavinë (Serbinë) Integrale. Por, mos të harrojmë se më 1934, ajp politikë ia hangër kokën, jo në Serbi por në një vizitë “miqësore” në Marsej të Francës. E vërteta, Aleksandër Vuçiqi nuk do të vritët (kështu besoi, të paktën), sepse në Prendim po dominon qëndrimi strategjik se:1.Së pari duhet neutralizohët V. Putini me armët e sofistikuara perendimore; 2. E pastaj do të pasojë një sulm Serbia nga veriu hungarez front ai që do t` i shtrinë spirancat në Vojvodinë. Në të njejtën kohë, propogadon ky skenar gjeostrategjik Perendimor, ekonomia e Sanxhakut të ndarë, do të ndikojë që Mali i Zi të marrë pozicion ofenziv në tri drejtime kundër Serbisë autokratike. Podgorica do të lëshon urdhër të dirigjuar nga Roma, se do ta bllokojë Hekurudhën Tivar-Beograd. Së dyti, Podgorica do ta bllokojë autostradën kah Nikshiqi për çdo mall serbian. Së treti, do ta bllokojë qiellin kah Italia. Në këto rrethana, çertifikon “Plani gjeostrategjik….”, Kosova dhe Shqipëria nuk do të lejohën të përzihën në vallën e përgjakëshme, por do të ndikohën në rrafshin e krizës psikologjike të sulmeve kibernetike me origjinë kineze dhe iraniane, në të cilën avanturë do të përzihet në kohë të caktuar Sarajeva dhe Zagrebi. Kështu rrumbullaksimi i frontit ekonomiko shoqëror serbian, do të kollapsojë brenda dy dekadave, e shprehur figurativisht, për aq kohë sa ka zgjatë kriza evolutive e konvertimit të “majmunit Saharës”, në“ariun” e Sibirit. Kështu baza ekonomiko shoqërore e Serbisë do të kthehet në invalid, i cili nuk do ta ketë asnjë mundësi ta sigurojë as karrocën lëvizëse.
3. Fronti diplomatiko-politik serbian kundër çdo demokracie
Sot, Serbia është në një udhëkryq të çuditëshëm, sepse nuk është e përcaktuar a t` i japi përparësi diplomacisë apo politikës. E vërteta, Serbia ende ka diplomatë të nivelit lartë që dijnë për t` i konvertuar intrigat, sikurse ato i bluan Kremlini, i cili ka përparësi në rrfashin ushtrak e që atë kapital e konverton në kamatë politike. Prandaj, sot në Serbi është në luftë të ashpër teoria e shkollimit diplomatik me praktikën e politikës, sespe “katedra” e intrigave të Nikolla Pashiqit është shterrë deri në themel, sepse Parisi sot është kah zhvillon politikë empirike ku dedukcioni diplomatik i SHBA-ve është në ofenzivë kundër të gjitha “nervave” të Pallatit Jelisesë. Në këtë nye që është kontaminuar në Kongresin e Vjenës më 1814/15, diplomacia dhe politika serbiane, nuk kanë çka të mësojnë më nga racionalizmi gjerman, sepse dialektika e krimeve më nuk ka shansë të përseritët sikurse më 1933-1945, sepse hebrenjët, grekët dhe shqiptarët me koratë janë forcë racionale edhe në Evropë.Në lidhje me këtë, binomi shtetëror Shqipëri-Kosovë dhe Kroaci-Slloveni karshi diplomacisë dhe politikës serbiane, është kah nënçmohet dukshëm në Bosnje, e sidomos në Ankara dhe Athinë, ka edhe tejçmim të vlerësimit, sidomos duke u bazuar në statistikat sekrete ushtrake.
Në kushte të shekullit të informatikës dhe teknologjisë intelegjente, shtrohet pyetja: a ka kufi rreshtimi i kerkesave drejtuar Kosovës nga ana e BE, për pajtim me Serbinë, kur po ajo BE pajtimin nuk e deshiron. Të përgjigjesh në këtë pyetje, do të thot ta njohish me rrënjë realitetin e tri fronteve serbiane: asociacioni komunal si mashë për ta plasuar zjarrin ku dëshirohet, pastaj toka kishtare, dinari, pronat që mund të shitën si malli serbian në Kosovë, por që nuk lejohet të pengohën pazaret në tregun e lirë, e ku as Ura në Ibër nuk lejohet të hapët, sepse shumë biznismenë të mesëm dhe të vegjël, sidomos serbianë, nëse ngjanë hapja frigohën se do të mbesin pa asnjë mbështetje ekonomike të natyrës kontrabandës, dhe regrutimit dëshmitarëve për gjykimin e shekullit që po ndodhë në Hagë si skenar i BIA (UDB), ku lufta shqiptare për liri, me çdo kusht po tentohet të xhveshët nga e drejta dhe realiteti, sepse friga se mos po focohën shqiptarët në aleancë me Amerikën dhe Turqinë, po pikturohet si rrezikshmëri më e madhe sot, se kurrë më parë, nëse në kët[ sistem “nervash” teknologjik përzihet edhe Gjermania. Madje, këtë frigë po e forsojnë edhe disa firma “turistike” shqiptare, të cilat filozofinë e “derrit” për turijtë e danave ku këputet teli i së drejtës me dhëmbë ujku, në mënyrë që pastaj, pacienti nuk ka asnjë sherim, për popullin belagji (serbian), sepse “dhëmbët e derrit”, janë të kontaminuar në kanalizimin e intrigave, jo në Serbi, por në Sibir.
Kështu si projektohet historia në Kremlin për Ballkanin, Fronti diplomatiko-politik serbian, është sot, sikurse fati i Gjermanisë në Kohën e Marrëveshjës Helsinkut më 1975. Së këndejmi,ky front serbian do të çakordohej nëse në Kosovë apo në Shqipëri vjen deri te një vizitë spektakulare si bje fjala: Vizita e Papës, apo Presidentit të ShBA-ve, gjatë dy vjetëve në vijim. Çka do të thot kjo. Do të thot, se shqiptarët tani për tani e kanë shansën ta fitojnë ardhmërinë vetëm si: katolik protestantë: ose Protestantë dhe Muslimanë protestantë, të shkollës Amerikane.
Tani shtrohet pyetja ekzistenciale: Çka janë rreshtimet sipas dëshirës Superfuqive Perendimore sot ku aspiron dhe duhet të peshojë shqiptaria: 1. Nuk është më koha e reshtimit 1878-1912: 1+1+1= antiturk, antiislam, proortodoks;Nuk është koha e reshtimt 1918-1941: A+A+A= anti gjerman, anti kominternë, pro Vatikanit; Nuk është koha e rreshtimit 1941-1945: B+B+B= Pro gjerman, pro rus, pro amerikano-angelz; Nuk është koha e rreshtimt 1945-1989: C+C+C: Dy shtete pro NATO-s; dy shtete ballkanike pro Paktit Varshavës; dy shtete neutrale.Sot, është kojha e rreshtimit global për Ballkanin në këtë rreshtim: 2+ 2+2 që do të thot disa shtete janë pro koncernit- SHBA-BE; dikush është pro koncernit Rusi-Kinë. Ndërsa, Bota e tretë është e rreshtuar në trustin petrodollar, plustregtia me qenje njerëzore në stilin primitiv: shitësi-blerësi=tregu afro-aziatik.
Mbi të gjitha shitësi më i madhë i “mallit” profitabil po avansohet të jetë Azia. Kurse, blerësi më i madhë i diturisë përkryer, thonë planifikuesit kolateral: do të jetë Amerika dhe BE. Prandaj,nuk ka shansë teorike që popujtë me diploamci dhe politikë inflatore të avansohën sepse shtresa e ulët e shteteve ku jemi ne shqiptarët, serbianët, madje edhe të gjithë ballkanasit, janë një lloj servisi për shtresën e mseme furinizuese me punë Evropiane, që vetëm do të punojnë dhe blejnë‘mall të gjallë” siç janë: refugjatët nga Afrika dhe tregtarët vegjël nga Azia e Vogël dhe kalkulantët e flamujëve nga Ballkani.
Lindja e Largët në këtë rrëmujë është botë në veti, dhe askush nga Ballkani nuk do të mundet për të pasur çasje sado të vogël-simbolike në atë ekonomi, sespe: Bje faja, çka prodhon Ballkani për një vit, India e hanë për një ditë, Indonezia e konsumon për dy ditë, Akerika Jugore e shterrë për tri ditë, Australia për gjashtë muaj.Në Evropë sot, askush nuk ushqehet nga toka e Ballkanit. Së këndejmi, po e përfundojë këtë analizë socio-filozofike me një thënje të Filozofit kinez Konfuçie: “ Nëse në një shtet mbizotëron paqja, është trup të jesh i varfur dhe pa shkollë; Nëse në një shtet mbizotëron robëria, është turp të jesh i pasur dhe njeri me pozitë”. E sot në Evropë, e sidomos në Ballkan ka turp për eskport, sepse mungon dituria dhe dashuria për tokën që të ka lindur, ashtu si je. Prandaj a ka shansë që Serbia ta sulmojë Kosovën në tri fronte, mundësitë janë me vlerë të lartë, por lufta jonë për siguri dhe rend duhet të jetë edhe më e lartë.
(Kosova Sot Online)