Lexoni edhe:
Stano: BE ka gatishmëri për heqje masash nëse Kosova i plotëson kushtet
Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci
Mbajtja kaq gjatë nën kushte të kufizimit të lëvizjes së lirë mbi urën e lumit Ibër në qytetin e Mitrovicës nga NATO dhe BE, duhet të merr fund. Edhe zëdhënësi i BE-së STANO edhe strukturat tjera sikur kanë harruar që Mitrovica është në territorin e Republikës së Kosovës, prandaj s’ka nevojë të bëhen lojëra të tillë dhe kushtëzime për bisedime me Serbinë në kuadër të dialogut për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë.
Stano: BE ka gatishmëri për heqje masash nëse Kosova i plotëson kushtetLexoni edhe:
Ura është dashur të hapet shumë kohë më përpara, por ishpushtetarët politik nga Kosova dhe ata aktual nga Serbia e kanë përçarë popullin sa që çdo herë që Kosova dëshironte për të bërë hapin e parë pozitiv, qofte me lejen e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, por edhe të pasardhësve të tij, Serbia bënte veprime destabilizuese në Mitrovicë duke i dërguar atje grupet kriminale që të nxisin dhunë dhe ta përkeqësojnë situatën. Dhe për këto aksione të Serbisë dhe me ankesat e grupit politik Lista Srpska gjithmonë i qitnin lotët si të krokodilit kinse ata janë të pafajshëm dhe që për këtë është fajtore Kosova, ku gjithmonë u bllokohej ideja për hapjen e Urës së Ibrit. T
ani shtrohet pyetja : Deri kur Qeveria e Kosovës do ti dëgjoj pallavrat e BE-së? Sepse duke i dëgjuar këshillat negative të BE-s, Kosova ka ngecur mbrapa në kohë. Këto janë pikat në cilat ka ngecur: 1. Marrja nen kontroll Veriun e Mitrovicës nga Policia e Kosovës. 2. Largimin nga Kuvendi - Listën Serbe. 3. Mbylljen e operatorit mobil - MTS. 4. Marrjen nën kontroll manastiret të cilat zyrtarisht i takojnë Kosovës e jo Serbisë. 5. Arrestimin e grupeve kriminale që janë nga Serbia e që po operojnë ende në veri të Mitrovicës, për këtë janë dijeni edhe KFORI. ( Por janë duke e fshehur këtë info nga publiku ) 6. Shfuqizimi i Rezolutës 1244 etj. Për tu liruar Kosova nga problemi me Serbinë duhet të ndodhë pika e 6, pra - Shfuqizimi i Rezolutës 1244. Prandaj ura duhet të hapet pa asnjë vonesë nga Qeveria e Kosovës, sepse me prezencën e NATO-s dhe ushtrisë amerikane në Kosovë, Serbia nuk do të ketë asnjë shans për ta destabilizuar Kosovën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".