Pas zgjedhjeve të fundit në BE, të njihet zyrtarisht edhe Kosova

Pas zgjedhjeve të fundit në BE, të njihet zyrtarisht edhe Kosova
Pas zgjedhjeve të fundit në BE, të njihet zyrtarisht edhe Kosova

Gani Qarri

  • 11 June 2024 - 22:42

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Zgjedhjet e të dielës që u zhvilluan në shtetet e BE-së për parlamentin e ri evropian, nuk treguan ndryshime aq të mëdha dhe nëse Ursula von der Leyen vije përsëri në krye të Komisionit Evropian, pritet që të vijojë politika e deritanishme e BE-së edhe në pesë vitet pasuese në Evropë, kështu që për Kosovën, do të jetë me rëndësi parësore, kush do të emërohet në vend të Mirosllav Lajçakut, për ndërmjetësimin e bisedimeve Kosovë Serbi në periudhën e ardhshme.

 

Kjo për faktin se Lajçak bashkë me Josep Borrell-in të cilëve, fatkeqësisht në veprime dhe ide, iu bashkua edhe emisari pro serb, Gabriel Eskobar nga SHBA, gjatë gjithë kohës kanë tentuar ta dëmtojnë Kosovën dhe kënaqin interesat e Serbisë, në kurriz të Kosovës. Në fakt ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, megjithëse partitë proevropiane fituan zgjedhjet për Parlamentin Evropian, e djathta ekstreme shënoi rritje të dukshme dhe është forca e dytë në Parlament, por ndonëse në përbërjen e re të parlamentit, tanimë do të ketë më shumë euroskeptikë dhe nacionalistë e më pak parlamentar të gjelbër dhe liberalë, serish partitë demokratike popullore dhe ato të demokracisë socialiste do të dominojnë. Prandaj përkundër ndryshimeve kozmetike, partitë demokratike dhe liberale, sërish posedojnë shumicën e vendeve, të cilat nëse bashkohen do të kenë mbi 403 ulëse, nga 417 sosh sa kishin përfaqësues, në zgjedhjet e vitit 2019, në këtë parlament, gjë që i mundëson serish zonjës Ursula von der Leyen, që deri me 28 qershor të zgjidhet përsëri kryetare e komisionit të Parlamentit Evropian edhe për 5 vjet të tjera.

Kjo dëshmon se zgjedhjet e të dielës që u zhvilluan në shtetet e BE-së për parlamentin e ri evropian, nuk treguan ndryshime aq të mëdha dhe nëse Ursula von der Leyen vije përsëri në krye të Komisionit Evropian, pritet që të vijojë politika e deritanishme e BE-së edhe në pesë vitet pasuese në Evropë, kështu që për Kosovën, do të jetë me rëndësi parësore, kush do të emërohet në vend të Mirosllav Lajçakut, për ndërmjetësimin e bisedimeve Kosovë Serbi në periudhën e ardhshme. Kjo për faktin se Lajçak bashkë me Josep Borrell-in të cilëve, fatkeqësisht në veprime dhe ide, iu bashkua edhe emisari pro serb, Gabriel Eskobar nga SHBA, gjatë gjithë kohës kanë tentuar ta dëmtojnë Kosovën dhe kënaqin interesat e Serbisë, në kurriz të Kosovës, duke arritur kulmin e njëanshmërisë, vitin e kaluar, kur krejt padrejtësisht dhe në mënyrë tërësisht të njëanshme e vendosën Kosovën edhe nën masat shtrënguese, në vend se këto masa ti vendosnin kundër Serbisë, huliganët dhe kriminelët e të cilës, të sponsorizuar nga vet krimineli Vuçiqi lënduan dhe plagosën, hiq më pak se 93 ushtar të KFOR-it, disa prej të cilëve, aq rëndë, sa që, u detyruan ti amputonin edhe gjymtyrët e trupit, në moshë aq të re dhe në vitet më të mira të jetës së tyre. Pas zgjedhjeve në vendet e BE-së, përveç përgatitjeve për një valë të re të presionit, me rëndësi parësore, për lidershipin politik të Qeverisë së Kosovës, është se kush do të emërohet në vend të Lajçak-ut e Josep Borellit, çfarë strategjie do të përdorë BE tani e tutje dhe çfarë në fakt, dëshiron të arrij realisht BE, me këtë dialog, ngase ashtu siç edhe e kemi parë deri më tani, BE-së, gjatë gjithë kohës, i ka munguar dhe i mungon edhe sot, strategjia e qartë dhe qëndrimi objektiv, e cila duket se nuk e di as vet se çfarë dëshiron nga ky dialog. Për aq më keq, vet Borell jo vetëm nuk shprehte vullnet, por edhe deklaronte publikisht se kinse, “BE-së nuk i takon të kërkojë nga shtetet anëtare, që ta njohin Kosovën, atëherë lind pyetja, kush do të kërkojë, nga Serbia që ta bëjë njohjen e Kosovës, nëse jo BE, e cila është edhe ndërmjetësuesja e dialogut?! Ndërsa sa i takon asociacionit një etnik serb, unë mbështes fortë idenë e gjeneralit dhe mikut të dëshmuar të vendit dhe popullit tonë, Vesli Klark se vërtetë është shumë më mirë për të gjithë në rajon, që të mos e shtyjmë përpara asociacionin, por të punojmë që qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, ti normalizojnë marrëdhëniet diplomatike, sepse në të gjitha vendet ka përzierje etnike, ndaj mënyra më e mirë për paqe është respektimi i kufijve kombëtarë.

Përndryshe, si kompromisi i fundit, mund të vinte në shprehje edhe formimi i një "Këshilli Nacional" të minoritetit serb, ngjashëm me atë në Kroaci, nëse veprohet njëjtë edhe me shqiptarët në Kosovën Lindore, në mënyrë që ti jepet përfundimisht përgjigje çështjes së pakicave kombëtare në të dy vendet, si zgjidhja më e sigurt për të dyja palët. Prandaj parafrazojë me shumë dëshirë, serish mendimin e të madhit Vesli Klark, i cili mbështet publikisht veprimet ligjore dhe kushtetuese të Qeverisë Kurti dhe shtetit të Kosovës në veri, se ashtu siç nuk mund të tolerohej më tej, as që mund ti rihapet edhe një herë rruga ekstraterritorialitetit të Serbisë, me ngrehina si asociacioni apo forma tjera të serbizimit të territorit, në veri, sepse kjo, përveçse është shumë e dëmshme dhe me pasoja të paparashikueshme, vërtetë është edhe jashtëzakonisht e rrezikshme, për tërësinë territoriale, ekzistencën e shtetit tonë të ri dhe vet të ardhmen e popullit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".