Kuvendi Gjithëserb është paralajmërim i skenarit të rrezikshëm ruso-serb, për provokimin e një lufte të re në Ballkan

Kuvendi Gjithëserb është paralajmërim i skenarit të rrezikshëm ruso-serb, për provokimin e një lufte të re në Ballkan
Kuvendi Gjithëserb është paralajmërim i skenarit të rrezikshëm ruso-serb, për provokimin e një lufte të re në Ballkan

Skender Mulliqi

  • 12 June 2024 - 18:48

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Në Beograd u mbajt tubimi i paralajmëruar, i Kuvendit Gjithëkombëtar Serb. Ky tubim etno-klero- fashist, i proklamuar si historik për serbët, është vazhdimësi e mitingjeve të kohës së Millosheviqit, më moton ultra nacionaliste e luftarake “të gathë serbët në një shtet”.Këtë ide qubrilloviqiane , të SANU-s, dhe të Kishës Ortodokse Serbe, që po e vazhdon ish eksponenti i Millosheviqit,presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi më Dodikun e Republikës Serpska, më krye kuvendarin e Malit të Zi, Oliver Mandiq dhe kamarrillen e terrorizmit serbomadh në pushtet, si Sheshel, Nikoliq, Daciq, Vulin, Porforije etj. -Po thuaj në të gjitha vendimet politike në Serbi është e inkorporuar Kisha Ortodokse Serbe.

 

Për të arritur këtë synim serbomadh në rajon, kishin dështuar , njerëzit e politikës, ushtria, paramilitarët dhe Kisha serbe më luftën në ishJugosllavi. Kuvendi gjithëkombëtar serb i mbajtur në Qendrën Sava në Beograd, e ka po këtë qëllim. Edhe Deklarata e këtij kuvendi ishte si në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, ”për ruajtjen e interesave nacionale serbe”. Nëse protagonistet e këtij tubimi këtë ngjarje e shohin si ndonjë sukses , do të zhgënjehen si Millosheviqi .Edhe këta do të humbasin luftën në këtë ideologji të mësuar mirë nga Qosiqi e Millosheviqi, dhe tash të sugjeruar nga Putini, ku Dodik në vizitën e para do ditëve Rusisë edhe kishte marrë instruksione në takimin e Sankt Peterburgut. Ky tubim pos tjerash ka për qëllim të ndytë për të varrosur Marrëveshjen e Dejtonit për paqe, duke tentuar nga Dodiku shkëputjen e Republikes Srpska , nga Bosnja dhe Hercegovina, sidomos e theksuar pas Rezolutës për Srebernicën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Putin dhe Vuçiqi janë duke ngjallur idenë për Serbi të Madhe, apo për botën serbe.

Së ky kuvend luftënxitës në rajon është sponzorizuar nga Moska zyrtare , fletë e dhëna tjetër së organizatorët e Kuvendit,kanë marrë një letër nga Ministri i Punëve të Jashtme , Sergej Lavrov, i cili kishte porositur që do të” ndërtohet një rënd i ri botëror më vëllezërit serb”.Ky Kuvend i proklamuar si gjthëserb, është tregues së politikanët e sotëm serb të ngarkuar nga e kaluara, po refuzojnë politikat e botës perëndimore, për tu bërë pjesë e BE-së, e cila nuk po tregohet e zgjuar dhe as e suksesshme,duke pranuar si partner në bisedime grupin e krimineleve të luftës në pushtetin e sotëm të Serbisë. Herët apo vonë kjo politikë e fiksimit dhe realitetit e kuzhinave të shovenzimit dhe populizmit serb, do të tregohet si apsurditet i kohës .Dokumenti i dalë nga ky tubim i krerëve të shovenizmit serbomadh, nuk i fshehin apetitet i formimit të organeve të dalë nga dokumenti, që është ndryshim më dhunë të kufijve në Ballkan. Kur bëhet fjalë për Kosovën, si hap i radhës parashihet kthimi i sovranitetit mbi Kosovën që kurrë nuk ka qene as qe do të bëhet e Serbisë. Këto koncepte politike qesharake e absurde, për kufijtë e ri të Serbisë, megjithatë nuk duhet nënçmuar nga BE dhe Amerika, së përkojnë më vijën e manastireve të Kishës Ortodokse Serbe.

Dhe, reagimi i BE-së dhe i SHBA-së do të duhej të ishte i shpejtë dhe vendimtar, sepse është e qartë se Parlamenti Gjithëserb është një shprehje e përshkallëzimit të situatës edhe ashtu të brishtë në rajon, nga Putini dhe Vuçiqi. Bashkimi Evropian ashtu edhe SHBA, duhet t'i dërgojnë një mesazh të qartë Beogradit se kufijtë e vendeve në Ballkan, janë të pandryshueshëm. Deklarata është tallje më autoritetin e BE-së , dhe mjaftë gjatë është bërë që autoriteti i BE-së është luhatur nga talljet e Vuçiqit. Deri kur do të tolerohet Serbia dhe Vuçiq në këto aventura të rrezikshme për paqen në këtë pjesë të botës, dhe si do të reagohet lidhur më këtë tubim të karakterit ekspansionizmit brutal, nga BE-ja dhe Amerika mbetet të shihet në ditët në vijim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".