Vula, vula, por çfarë zhvillimesh do ketë tani në Partinë Demokratike?
Skender Kapiti
Shkruan: Skënder Sadri KAPITI
Politika punon kundër demokracisë dhe e sfidon demokracinë nëse nuk zbatohen prej saj parimet dhe vlerat e demokracisë; politika e kërcënon demokracinë nëse politika korruptohet e kriminalizohet, dhe politika e kërcënon demokracinë nëse politika nuk ndryshon dhe nuk evolon pandërprerë në kushtet dhe rrethanet që këtë ndryshim e kërkon dhe e imponon realiteti.Në politikë nuk ka pagabueshmëri dhe prandaj në demokraci ka ndërrim pushteti në mënyrë demokratike e paqësore..
Ka tre vite që problem në PD ka qenë vula e partisë.
Tani që u zgjidh puna e vulës, cfarë zhvillimesh do ketë në PD?
A do ta mbështesë SPAK-un dhe drejtësinë e re PD-ja e vulës, a do vazhdojë më tej PD me antiamerikanizëm; a do të demokratizohet ajo; a do të clirohet nga autoktacia e korrupsioni dhe a do të mbështesë PD sanksionet “non grata” të SHBA-ve. A mund të bëhet e djathta e vërtetë PD-ja me ata që vetëm sa kanë spekulluar me të djathtën, me të persekutuarit dhe me desidencën antikomuniste?
Marrja e vulës nga Berisha dhe nga grupi demokratëve të drejtuar nga ai në mënyrën se si paraqitet nga mediat kjo të lë përshtypjen si sukses e fitore personale e Berishës. Dhe lind pyetja se a është vula e Partisë Demokratike apo është vula personale e Berishës si pronar i PD-së.Përcarja dhe ndarja e PD-së erdhi pas shpalljes non grata të tij nga SHBA dhe pas daljes së foltores anti-SHBA. Dhe vjen pyetja se a do mundet që të bashkohet e të forcohet PD-ja kur në krye të saj, në drejtim të jetë ai të cilin e kanë shpallur të padëshirueshëm dy aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë, SHBA e Britania e Madhe dhe sot është në arrest shtëpie.Berisha ka meritat e tij, por nuk do ishte në interes të demokratëve që ai ta mbante peng PD-në për interesa personale dhe se kështu vetëm sa do i zgjatet jeta në pushtet Rilindjes antisociale Socialiste.
Për demokratët e para është SHqipëria, dhe nuk bëhet qameti nëse pd do e drejtonte dikush tjetër dhe jo Berisha. Per demokratët detyrë është që të luftojnë politikisht për të marrë pushtetin dhe për ta larguar regjimin e Rilindjes Socialiste dhe jo intersi i kryetarit dhe i një grupi të ngushtë intertesi.
Dhënia nga drejtësia të vulës së PD-së nuk do të thotë se atij iu hoq “non grata” nga SHBA e Britnia e Madhe.
Pd që të rithemelohet apo që të ringrihet duhet të shohë nga e ardhmja dhe nga perspektiva.pd duhet të hapet, te demokratizohet dhe të qarkullojë elita politike drejtuese e saj.
PD u konsumua tre vite në betejën për vulën,por a do mundet PD me këtë vulëmbajtës të shpallur non grata, a do mundet që ajo të vijë në pushtet pa mbështejen e SHBA-ve? Këtë pyetje duhet t’ia bëjnë vetes demokratët.
Ku ndryshojnë sot PD e Shqipërisë nga LDK e Kosovës
Se ku ndryshojnë PD e Shqipërisë nga LDK e Kosovës po e them shkurtimisht dhe kryesisht nisur nga vetëm një aspekt, në atë të besnikërisë karshi SHBA
Në PD-në e Shqipërisë “antiberishizmi” i Bashës por dhe i të tjerëve këto trtri vitet e fundit erdhi kur dhe pasi ishliderin e saj, Berishën e shpalli non grata SHBA, kurse antirugovizmi në LDK-në e Kosovës erdhi si pasojë e asaj se pasuesit e Rugovës thjesht për interesa personale e korruptive u larguan nga rugovizmi. Rugova ka qenë vizionar dhe shumë largëpamës dhe mbeti gjithmonë aleat dhe partner besnik i SHBA-ve pavarësisht se cila parti politike atje kishte pushtetin Rugova kambajtur marrëdhënie të mira me SHBA-të.Ndërsa Berisha gjithmonë ka pasur probleme me SHBA-të sidomos me ambasadorët amerikanë, dhe ka qenë kundër Reformës në Drejtësi, gjë e cila në fakt i ka shërbyer politikisht socialistëve, trashëgimtarëve të regjimit antiamerikan të diktatorit Hoxha. Rugova është strategu i formimit dhe forcimit të aleancës së shqiptaro-amerikane. Ai ka a qenë politiani dhe shtetari shqiptar më besnik i Perendimit dhe i SHBA-ve. Dhe këto janë arsyet kryesore se përse PD E Shqipërisëmbeëtet në opozitë, si de përse edhe LDKe Kosovës është dhe mbërriti në këtë derexhe.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".