Ambasadori amerikan, Hovenier në Prishtinë, i jep leksione Ramës

Ambasadori amerikan, Hovenier në Prishtinë, i jep leksione Ramës
Ambasadori amerikan, Hovenier në Prishtinë, i jep leksione Ramës

Skender Kapiti

  • 13 June 2024 - 21:25

Shkruan:ANALISTI-Skënder Kapiti

Këtë se çfarë e thotë ambasadori amerikan për Kosovën duhet ta lexojë mirë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili duhet të “kthjellohet” dhe t’i lërë marrëveshjet e ecejaket poshtë e lart në Beograd për t’i mbushur mendjen Serbisë që të “ndryshojë”, si dhe të mos e kushtëzojë e sanksionojë Kosovën pse Kosova po pengon Serbinë dhe projektet e saj kundër Kosovës dhe për copëtimin e saj. Kryeministri i Shqipërisë duhet të kishte marrë pjesë në festimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe kryeministri shqiptar duhet ta mësojë nga ambasadori amerikan se si duhet që edhe ai ta sheh Kosovën.

 

Koha po vërteton , dhe për dite e në të ardhmen edhe më shumë se SHBA ishin, janë dhe do jenë me shqiptarët siç e vërteton edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Hovenier: “Ne e kemi njohur Kosovën si vend të pavarur, sovran, demokratik dhe kjo s’është për debat e as nuk do të rinegociohet, duhet të pranohet, duhet të kremtohet”, ka deklaruar ambasadori amerikan. Dhe ky deklarim i ambasadorit amerikan është goditje e rëndë për Beogradin duke groposur një deklaratë të miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe Republika Srpska ku Kosova trajtohet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

Këtë se çfarë thotë ambasadori amerikan për Kosovën duhet ta lexojë mirë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili duhet të “kthjellohet” dhe t’i lërë marrëveshjet e ecejaket poshtë e lart në Beograd për t’i mbushur mendjen Serbisë që të “ndryshojë”, si dhe të mos e kushtëzojë e sanksionojë Kosovën pse Kosova po pengon Serbinë dhe projektet e saj kundër Kosovës dhe për copëtimin e saj. Kryeministri i Shqipërisë duhet të kishte marrë pjesë në festimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe kryeministri shqiptar duhet ta mësojë nga ambasadori amerikan se si duhet që edhe ai ta sheh Kosovën: Ta shohë si vend të pavarur, sovran, demokratik dhe kjo s’është për debat e as nuk do të rinegociohet, duhet të pranohet, duhet të kremtohet. Nuk e di se a e ka dëgjuar kryeministri i Shqipërisë ndonjë frazë tjetër nga politika, shteti, akademia dhe kisha serbe përveç asaj se “Kosova është Serbi”,

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".