
Alternativa e njerëzimit - paqja e qëndrueshme


Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Prof.Dr.Mehdi Hyseni
Askush, që është normal nuk duhet të lakmojë e as të vetëmashtrohet, se gjoja konfliktet e armatosura dhe luftërat shumëvjeçare, sikurse kjo mes Ukrainës dhe Rusisë (24 shkurt 2022-qershor 2024) çojnë në pajtimin dhe në bashkëpunimin konstruktiv dhe demokratik mes popujve dhe vendeve të ndryshme në globin tokësor, sepse pa koekzistencë nuk ka paqe, qëndrueshmëri e as siguri në sistemin e marrëdhëniet ndërkombëtare.
Fatkeqësisht, çdo ditë, e me vite po shkruhet dhe po propagandohet përdorimi i politikës së forcës, armatosja dhe rreshtimi i shteteve në aleanca të ndryshme politiko-ushtarake, me qëllim të vazhdimit të garës jo vetëm të armëve klasike, por edhe të atyre bërthamore, si dhe të robërimit ekonomik global.
Ndonëse, qe më se dyzet vjet jemi shkëputur nga Lufta e Ftohtë e dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), ende nuk është evituar rreziku dhe kërcënimi permanent i përdorimit të armëve bërthamore, sidomos Rusia e Vladimir Putinit me të invaduar Ukrainën, qe dy vjet në vazhdimësi po kërcën botën, se një ditë, do të përdorë arsenalin e armëve bërthamore, nëse nuk përfundojnë “provokimet” dhe “sanksionet” e SHBA-së dhe të NATO-s ndaj Federatës Ruse.
Mirëpo, pavarësisht nga shkaqet dhe motivet e politikës së jashtme ruse të Sergej Llavrovit, kjo strategji frikësuese dhe kërcënuese e Rusisë ndaj Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianoperëndimorë (NATO dhe BE), domosdo nevojitet të riparohet nga strategët dhe planerët e politikës së jashtme dhe të diplomacisë ushtarake të Federatës Ruse, mbase kursesi nuk çon në përmbylljen e konfliktit të armatosur me Ukrainën, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike me Uashngtonin zyrtar, me BE-në dhe me aleatët e NATO-s.
-Sa më gjatë të vazhdojë lufta në Ukrainë, aq më i madh dhe më i paparashikuar, do të jetë rreziku dhe pasojat e mundshme të përdorimit të armëve bërthamore nga ana e Rusisë, pavarësisht se do të jetë apo jo Vladimir Putini president i Rusisë.
Me këtë luftë hegjemoniste dhe militariste të Rusisë në Ukrainë, nuk do të fitojë as Rusia e as paqja në Evropë, por vetëm imperilaizmi gjeopoitik dhe gjeostrategjik i Rusisë neokolonialiste në Evropë, dhe më gjerë.-Gjithnjë me tendencë, që për interesa të saj ekonomike globaliste, do ta mbështetë edhe Kina me partnerët e saj strategjikë në Pacifik, në Indokinë dhe në Azi.
Ky konflikt ruso-ukrainas, më së shumëti i konvenon hegjemonizmit ekonomik, politik, ushtarak, militarist dhe imperialist të Kinës, duke filluar nga Pacifiku, Azia, Afrika, si dhe në disa shtete të Evropës, siç është Serbia etj.
Prandaj, duke parë një rrezik të tillë permanent nga fuqitë e mëdha botërore, tani, është MOMENTI HISTORIK i ngutshëm dhe i pashtyeshëm për më vonë, që Uashngtoni zyrtar me aleatët evropianoperëndimorë (BE dhe NATO) të kërkojnë format më oportune dhe objektive realiste, të qëndrueshme, demokratie, legale dhe paqësore, që të normalizojnë dhe përparojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi e tyre diplomatik, ushtarak, ekonomik, zhvillimor, strategjik, tregtar etj. në favorin e zhvillimit, të krijimit të sigurisë, të paqes dhe të stabilitetit të gjithë bashkësisë njerëzore, sepse vetëm koekzistenca aktive paqësore, dialogu politik, janë GARANCIA e ruajtjes së ekuilibrit të sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare demokratike dhe paqësore mes shteteve me rende të ndryshme politiko-shoqërore.-JO LUFTA për të shkatërruar dhe varrosur florën dhe faunën e njerëzimit.
Sa më sipër, është koha vendimtare që, luftërave, agresioneve, pushtimeve perandorake dhe rajonale, që ipso fato në fokus kanë asgjësimin e vlerave universale të njerëzimit, e gjithë bota liridashëse-gjithë njerëzimi njëzërti, t’u thotë : “enough is enough” !!!
-Nuk duam plumba, nuk duam emigrime të pafund, nuk duam varfëri dhe varreza masive si “Srebrencia”, si Kroacia dhe si Kosova ndaj të cilave Serbia e Slobodan Milosheviqit bëri 3 (tri) gjenocide, por deri tash mjerisht u dënua vetëm gjenocidi në Srebenicë nga Asambleja e Përgjithshme të Koimbeve të Bashkuara. -Derisa nuk dënohen edhe 2 gjenocidet e tjera të Serbisë në Kosovë dhe në Kroaci, Ballkani do të jetojë nën ethe të mëtejme të gjenocidit serb.
-Vetëm liria, drejtësia, demokracia dhe koekzistenca paqësore janë ALETRNATIVA E SHPëTIMIT TË NJERËZIMIT, jo luftërat gllabëruese të tij, sikurse ato të Serbisë kolonialiste , neokolonialiste, imperialiste dhe gjenocidale (1844-2024).
-Ndaj, nuk duhet të jetojmë në iluzione, se vetëm luftërat janë “shpëtimi i njerëzimit” !?
Duke qenë se qe 30 vjet nuk po pushojnë konfliktet dhe luftërat e “nxehta”, që kanë marrë miliona njerëz të pafajshëm (kryesisht civilë), ndodhemi në udhëkryqin historik, që mbarë universi njerëzor, të kërkojë dhe të angazhohet bashkërisht si një trup i vetëm, që të ndërtojë një rend të ri botëror më human, më të drejtë, më solidar, më të sigurt, ku secili prej nesh, duhet të shijojë njësoj frytet dhe vlerat e lirisë, të pavarësisë, të drejtësisë, të demokracisë, të sigurisë, të stabilitetit, të mirëqenies dhe të paqes, që të jetojë pa asnjë frikë për fatin dhe për ardhmërinë e tij, si dhe të gjithë fëmijët tanë në mbarë botën.
-Pra, ejani të gjithë, o njerëz të mirë liridashës dhe paqedashës, të bëhemi ambasadorë të paqes botërore dhe, ta votojmë dhe ta mbështetim PAQEN, LIRINË, DRJETËSINË DHE DEMOKRACINË, jo luftën sepse kjo shpie drejt varrezave masive; varfërisë, shfrytëzimit dhe tiranisë së përjetshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".