Hajdutet e tipit të mafiozit si Edi Rama nuk mundë të tansformohen e konvertohen as në politikan serioz dhe as në patriot

Hajdutet e tipit të mafiozit si Edi Rama nuk mundë të tansformohen e konvertohen as në politikan serioz dhe as në patriot
Hajdutet e tipit të mafiozit si Edi Rama nuk mundë të tansformohen e konvertohen as në politikan serioz dhe as në patriot

Naim Miftari

  • 14 June 2024 - 20:06

Shkruan:ANALISTI-Naim Miftari

Ftesa e LDK-së për Edi Ramën që në Kosovë më shumë e njohin si zëdhënësin e Beogradit dhe vëllamin e Vuçiqit i cli ka vite që punon kryekëput kundër interesit të shtetit të Kosovës, ishte një skandal, sepse Edi Rama nuk u tërhoq kurrë nga plani për ndarjen e Kosovës që e bënte me Serbinë, së bashku me Hashim Thaçin dhe me Baton Haxhiun. Ai shkoi madje deri te sanksionet kundër Kosovës dhe planet që i dërgonte Edi Rama për Asociacionin Serb në Kosovë pa pyetur dhe pa u konsultuar me Kosovën, deri edhe te Ballkani i Hapur, kur tentonte ta kthente Kosovën nën sovranitetin ekomomik, politik, sigurisë ndoshta më vonë edhe ushtarak të Serbisë!

 

Thuhet se hajdutet bëhen shumë shpejtë miq ndër veti pasi i bashkon profesioni dhe interesi i plaçkës. Edhe pse Kosova kishte festë Edi Rama u ftua çuditërisht nga partia e të ndjerit Ibrahim Rugovës- LDK, parti e cila nga lufta e deri më sot Partin Socialiste të Shqipërisë nga takimi i Millosheviqit me Fatos Nano Qipro, e ka proklamuar si parti armiqësore, parti e vrasjeve të liderëve të LDK-së, edhe nga SHISH- i Shqipërisë, dhe që nga lufta e gjer më sot reklamohej së bashku me SHIK-un e Kosovës nga ana e eksponentëve politik të LDK-së kinse janë boshti i të keqes, se janë organizatorët e vrasjeve politike që LDK i përmendte vetëm kur ishin zgjedhjet. Posa mbaronin zgjedhjet dhe LDK ndante pushtetin me PDK-në, parti e SHIK -ut të Kosovës, partia që tani vetëm quhet si partia e Ibrahim Rugovës i harronte ato premtime e zotime. Ftesa e LDK-së për Edi Ramën që në Kosovë më shumë e njohin si zëdhënësin e Beogradit dhe vëllamin e Vuçiqit i cli ka vite që punon kryekëput kundër interesit të shtetit të Kosovës, ishte një skandal, sepse Edi Rama nuk u tërhoq kurrë nga plani për ndarjen e Kosovës që e bënte me Serbinë, së bashku me Hashim Thaçin dhe me Baton Haxhiun.

Ai shkoi madje deri te sanksionet kundër Kosovës dhe planet që i dërgonte Edi Rama për Asociacionin Serb në Kosovë pa pyetur dhe pa u konsultuar me Kosovën, deri edhe te Ballkani i Hapur, kur tentonte ta kthente Kosovën nën sovranitetin ekomomik, politik, sigurisë ndoshta më vonë edhe ushtarak të Serbisë! Mos të harrojmë ta cekim se Edi Rama pasi arriti ta fuste liderin opozitar Salih Berishën në Shqipëri në listën e zezë Amerikane përmes raporteve amerikane të manipuluara dhe disa edhe të korruptuara nga ambasadorja Juri Kim dhe agjenti special i FBI Charles McGonigal i dënuar nga gjykata Amerikane për korrupsion nga Rama) të njëjtën lojë e kanë për ta shpallur NONGRATA ja luajtën lojën edhe Albin Kurtit, ku tentuan që përmes agjentit të korruptuar të FBI Charles McGonigal por me ndihmë edhe të Vlora Çitakut ambasadore e Kosovës në SHBA e cila përfaqësonte atje vetëm idetë e Hashim Thaçit dhe planet e tij për ndarjen e Kosovës. Dhe pastaj të njëjtin diskurs e ndoqën edhe pro serbët, si Eskobari, Borrelli, Llajçaku por edhe Franca . Rezultatet i pamë kohëve të fundit kur Kosovës padrejtësish pos që ju vunë sanksione për shtrirjen e sovranitetit dhe ligjit në Veriun e Kosovës, ju pamundësua hyrja në Këshillin Evropian. Kosova nuk ka nevojë fare as për vizitat as për këshillat të Edi Ramës i cili i ka mbetë në linj akoma vetëm edhe Xhokerin i korrupsionit në Prishtinën dhe me Alfa e Omega të Korrupsionit në Kosovë që janë Devollët, dhe shegërti i Isa Mustafës në Prishtinë.

Tjetër mik besnik nuk ika mbetur mik në Kosovë më ,pasi aleatët e tij të deri sotshëm si Driton Abazoviqi në Malin e Zi , Ali Ahmeti në Maqedoni, Shqipërim Arifi Luginë, Hashim Thaçi Në Kosovë që ranë nga pushtetet e tyre absolute por duke ja bërë çështjes kombëtare një dëm shumë të madh, sidomos interesit nacional Shqiptar në Ballkan ! Vizita,ftesa e LDK-së për Edi Ramën, armikun e Ibrahim Rugovës, ishte më shumë dëshpërim i lodrave të Xhorxh dhe Aleksandër Sarosit në Kosovë dhe në Shqipëri. Qeveria e Kosovës vetme duhet të vazhdoj akoma edhe më shumë që ta injoroj këtë zëdhënësin e Aleksandër Vuçiqit dhe çdo armikut tjetër të Kosovës që është mjerisht armik edhe i Shqipërisë, e mos të harrojmë se Kosova historikisht është gurë themeli i shtetësisë së Shqipërisë dhe është kufiri, kalaja e mbrojtjes i shtetit, popullit Shqiptar në Ballkanin e fqinjëve armiqësor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".